Connect with Us

Vrasja makabre në Memaliaj/ Arrestohet autori

Kronika

Vrasja makabre në Memaliaj/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj, ku një 35-vjeçar ka vrarë me sëpatë babain e tij 77-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se arratia e 35-vjeçari ka zgjatur vetëm tre orë.

Burimet bëjnë të ditur se 3 orë pas krimit, është vënë në pranë Arjan Shahaj, autori i cili kreu vrasjen makabre.

Ai është arrestuar në Levan të Tepelenës, teksa ishte duke hipur në një furgon për t’u larguar. Ai ka bërë rezistencë por është neutralizuar nga forcat e policisë.

“Memaliaj

Kapet në kohë rekord autori i vrasjes

Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Horror në Memaliaj/ Zbardhen detajet tronditëse 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë mjekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

“Pash nga afër gjendjen e të lënduarve, janë aktualisht duke marrë shërbim 21 qytetarë. Në total kanë qenë 52 qytetar që kanë marrë shërbim dhe janë larguar.

Të gjithë ata që vazhdojnë të jene në spital, po marrin trajtimin e nevojshëm.

Të gjitha strukturët janë në gatishmëri të plotë.

Janë 67 qytetar që kanë marrë shërbim në spitale në total, nga të cilët 15 kanë qenë në Durrës.

E rëndësishem është të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Ne jemi këtu në gatishmëri të qytetarëve”, theksoi Manastriliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lëkundet sërish vendi/ Ja epiqendra

Publikuar

-

Nga

Të tjera lëkundje janë shënuar para pak minutash.

Epiqendra ka qenë në Vorë ndërsa forca 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Kujtojmë që tre lëkundje të tjera u ndjenë më herët duke lënë 52 persona të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rritet bilanci/ 51 të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

Publikuar

-

Nga

Pak orë pas tre tërmetëve të një pas njëshëm që tronditën vendin numri i banorëve që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës ka arritur në 51.

Mësohet se qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Ndërkohë që dëmet material janë të shumta. Në Helmes janë shembur disa shtëpi, ndërsa në kryeqytet një pjesë e pallateve kanë pësuar plasaritje./CNA.al

LEXO TE PLOTE