Connect with Us

Video-Aksident i rëndë/ Katër të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Kronika

Video-Aksident i rëndë/ Katër të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Video-Aksident i rëndë/ Katër të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Thumanë.

Sikurse shikohet dhe nga video e mëposhtme, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Përplasja ka qenë aq e madhe sa njëra nga makinat është anuar në rrugë dhe tjetra ka përfunduar jashtë saj.

3 të plagosurit janë nga njëra makinë dhe në automjetin tjetër është plagosur shoferi. Katër të dëmtuarit janë dërguar në siptalin e kryeqytetit me urgjencë.

LEXO EDHE:  Kamionçina merr para motorin/ Dy të plagosur

Policia është në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau 2 prostituta në Itali dhe u arratis nga burgu/ Gjykata jep vendimin për Tesi Bashon  

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg, me qëllimj ekstradimi ndaj Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Tesi Basho është i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai akuzohet se ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë.

LEXO EDHE:  VIDEO-Ja si e përplasi makina gruan me fëmijët/ (Kujdes pamjet të rënda)

LEXO EDHE:  Aksident hekurudhor/ Humbin jetën dy persona

Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese./ CNA.al

Vrau dy prostituta në Itali/ Tesilvano Basho, pjesë e bandës së Llanajve në Vlorë

LEXO TE PLOTE

Kronika

100 mijë euro gjobë dajës?/ Zbardhet dëshmia e Satilno Bashos

Publikuar

-

Nga

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Satilno Bashon, vëllai i Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie për dhenie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.

Sipas Report TV, dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve.

Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e dhënë përpara togave të zeza të Satilno Bashos. Ai i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.

LEXO EDHE:  Aksident hekurudhor/ Humbin jetën dy persona

LEXO EDHE:  Po kalonte rrugën/ Fugoni përplas 17-vjeçaren

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes.

“Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme”, tha ai.

Ndërkohë, seanca e sigurisë për vëllanë e tij, Tesi Basho po zhvillohet në Vlorë nën masa të rrepta sigurie.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar”/ Nëna me tre fëmijë tregon si i shpëtuan mrekullisht flakëve

Publikuar

-

Nga

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e pestë të një banese sociale në Tiranë.

Mësohet se në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime.

Ndërkohë, nëna e 3 fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua nga zjarri, deklaron se “Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”.

Gruaja tregon për gazetaren e “BalkanWeb” Aurora Golemi se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën.

Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.

LEXO EDHE:  Kamionçina merr para motorin/ Dy të plagosur

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Vlorë/ Makinat përplasen kokë më kokë

“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina..kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.

Panik në Tiranë/ Zjarri përfshin një banesë sociale

LEXO TE PLOTE