Connect with Us

Rasti “Pjetri” dhe bllokimi i Shkodrës/ Vjen lëvizja surprizë e mazhorancës

Politikë

Rasti “Pjetri” dhe bllokimi i Shkodrës/ Vjen lëvizja surprizë e mazhorancës

Publikuar

-

Mazhoranca socialiste vijon të jetë në vështirësi në gjetjen e një zgjidhje për të zhbllokuar ngërçin e Shkodrës, krijuar nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit.

Megjithatë nuk kanë munguar sugjerimet e para se si mund të zhvillohen zgjedhje të pjesshme në Shkodër në një kohë ku ato refuzohen të dekretohen nga presidenti Ilir Meta.

Top-Channel ka mësuar se juristët e PS të ndodhur përballë një ushtrimi të vështirë juridik, e shikojnë zgjidhjen në ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Ndryshimi nenit të kodit zgjedhor, për zgjedhjet e pjesshme duke ia hequr të drejtën e dekretimit të presidentit, dhe kalimin e kësaj kompetence KQZ-s, për raste të ngjashme si ato të Valdrin Pjetrit, është zgjidhja e vetme për momentin” ka thënë një burim nga PS.

Për të bërë këtë ndryshim emergjent në kodin zgjedhor socialistët i kanë votat në parlament.

Një ndryshim i tillë do të jetë jo vetëm zgjidhje për Shkodrën, por edhe për ndonjë bashki tjetër si ajo e Vorës, ku me gjatës zgjedhjet e pjesshme janë të pashmangshme.

Presidenti i republikës Ilir Meta, as që e ka në mëndje të dekretojë një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën, duke e kapur maxhorancën Shah-Mat.

LEXO EDHE:  Hidrocentralet ulin shkarkimet në Shkodër/ Tërhiqet uji, mbërrijnë ndihmat nga Turqia

Presidenti si zgjidhje jo vetëm për Shkodrën por edhe për të gjithë Shqipërinë shikon datën 13 Tetor.

Kjo datë zgjedhjesh e dekretuar nga presidenti ka mbetur thjesht një dëshirë në sirtarin presidencial për aq kohë sa KQZ as që e ka marrë mundimin ta diskutojë dekretin e 13 Tetorit e jo më të nis përgatitjet për zgjedhjet.

Kristaq Kume ish kreu KQZ në një intervistë për Top-Channel tha se zgjedhjet e parakohshme në Shkodër kalojnë vetëm përmes një dekreti të presidentit dhe se çdo zgjidhje tjetër do të jetë e sforcuar.

Përballë situate duket se maxhoranca do të shkojë drejt një zgjidhje të sforcuar, kjo e imponuar nga qasja e presidentit për Shkodrën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Gjykata e Shkodres, arrest me burg per Sokol Mjacaj

LEXO EDHE:  Korrupsion në dhënien e notave/ Arrestohen 2 pedagogë të Universitetit të Shkodrës

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të q*hen!”/ Gazetari shpërthen ashpër ndaj mediave dhe politikanëve

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme u bë virale një video ku një gazetare kërkoi mendimin e një qytetari për martesat gay dhe të drejtat e LGBT, ndërsa ky i fundit degjeneroi fjalorin.

Por gazetari Armir Shkurti e ka parë reagimin e tij të ashpër me një qëndrim tjetër. Ai thotë se qytetari i quajtur Sazan, është tipik njëri prej nesh, me 100 halle e telashe, që nuk i dalin paratë dhe ka ca fatura që nuk po i paguan dot.

Sipas tij, Sazani përfaqëson qytetarët që nuk kanë marrë pronat, që po i ikin fëmijët jashtë shtetit dhe që nuk u përmbajt para kamerës, kur me mendje po shante mbarë e prapë politikën.

“Epo po i zbrazem kësaj” ! – ka menduar, duke mbledhur gjithë të sharat e mundshme për Edin, Lulin, Metën, Monikën, Erionin….”, shkruan Shkurti në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat as për median dhe as për politikanët.

LEXO EDHE:  Gjykata e Shkodres, arrest me burg per Sokol Mjacaj

LEXO EDHE:  Foto/Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen dy persona sekuestrohen armë e municione

“Kjo është media sot në Shqipëri! Ajo që me shumë hak Edi Rama e quan “kazan”. Natyrisht është kujdesur personalisht që të kthehet në kazan dhe ia ka dalë! Si të mos shpërthente i ziu Sazan, të cilit tjetërkund i hante e tjetërkund e kruante ajo vajza?

Është një situatë ideale që ilustron marrëdhënien e mediave shqiptare me publikun. Prej vitesh janë shkëputur krejtësisht dhe qëllimisht nga hallet e njerëzve, duke mbushur programacionin vetëm me politikën e orientuar nga rilindja dhe axhendat liberale sponsorizuar nga Soros me Shoqërinë e tij të Hapur. Pra atë “Le të q*hen!” unë më shumë e kuptova si “Ik moj q*u ti me gjithë ata që të paguajnë sanduiçin për palavi të tilla”, nënvizon gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE