Connect with Us

Nga paratë e prostitucionit tek korrupsioni/ Artur Malaj drejt shkarkimit

Lajm i Rekomanduar

Nga paratë e prostitucionit tek korrupsioni/ Artur Malaj drejt shkarkimit

Publikuar

-

Procesi i Vettingu po nis vrullshëm këtë Shtator, si në shkallën e parë ashtu edhe në shkallën e dytë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nis punën me 2 Shtator, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit fillon me 3 Shtator me prokurorin e Besnik Muçi dhe më pas me gjyqtarin Artur Malaj.

Ky i fundit do të ballafaqohet me drejtësinë në shkallën e dytë të Vettingut, në fund të javës, me datë 6 Shtator.

Malaj nuk e ka për herë të parë që del para KPA-së.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar seancë për Malajn edhe me datë 19.07.2019, sipas ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar.

Gjatë të njëjtës seancë gjyqësore, Komisioneri Publik paraqiti kërkesën paraprake për rivendosje në afat dhe për shtesë ankimi, pas dy gjetjeve me informacione të panjohura më parë, të vëna në dispozicion nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Por, Malaj e ka kundërshtuar këtë kërkesë të Komisionerit Publik, duke e konsideruar të pabazuar nga ana procedurale dhe i kërkoi trupit gjykues rrëzimin e saj.

Pasi trupi gjykues pranoi kërkesën e Komisionerit Publik, ky i fundit parashtroi shkaqet e ankimit fillestar dhe të ankimit shtesë, si dhe i kërkoi trupit gjykues të kryejë një analizë financiare të plotë, bazuar në provat e depozituara deri në këtë fazë të procesit.

Këtë kërkesë, Komisioneri Publik e bazoi në rezultatet e një analize financiare të kryer nga ai vetë, rezultate të cilat i kanë krijuar bindjen se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i cënueshëm sa i përket kriterit të pasurisë, ndaj nevojitet kontroll i gjithanshëm nga ana e Kolegjit, mbi këtë kriter.

Ankesa e Komisionerit Publik

Komisioneri Publik, pas rekomandimit të ONM,  brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim apo posedim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur me të, si dhe nuk ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të krijimit të tyre nga personat e tjerë të lidhur, me qëllim arritjen e një niveli të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, sipas nenit 59/1, të ligjit nr. 84/2016.

Në seancën e kaluar në KPA, Komisioneri Publik, Darjel Sina, ka thënë se është njohur me dy analiza financiare të realizuara nga Komisioni gjatë hetimit administrativ, të cilat paraqesin rezultate të ndryshme mbi vlerësimin e pasurisë së Malajt.

Komisionerit Publik, duke iu referuar provave të reja ka thënë se nga KPK është përdorur një ‘analizë në funksion të vlerësimit të kriterit të pasurisë, e cila nuk është pjesë e akteve në dosjen e përcjellë pranë Komisionerit Publik.

Për Malajn nuk kanë munguar as denoncimet, për të cilat është në dijeni edhe ONM.

Kujtojmë se për Malajn edhe DSIK  kishtë përpiluar një raport negativ. Në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar,  jepej alarmi se gjyqtari Malaj rezultonte i përfshirje në korrupsion sistematik dhe përfitime të paligjshme. Sipas DSIK, Malaj, në një rast kishte marrë para nga një i akuzuar për trafik prostitucioni.

“Në këndvështrimin e përgjithshërn të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për atë vetë si funksionar publik, apo për persona të lidhur me të, duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, vlerësojmë se cënohet pastërtia e figurës së subjektit në fjalë dhe shkalla e besueslunërisë së tij.

Në përfundim vlerësohet se, veprimtaria korruptive e subjektit të rivlerësimit cënon drejtpërdrejt pastërtinë e figurës, çfarë përmbush plotësisht përcaktimin e germës c të nenit 37, të ligjit 84/2016, ku z. Artur Malaj vlerësobet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale

Grupi i Punës konfirmon konstatimin pir papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit Z. Artur Hamdi Malaj”, thuhet në raportin e DSIK.

Tashmë topi është në duar të KPA, por të gjitha faktet dhe rrethant tregojnë se gjyqtari Malaj është i papërshtatshëm për të qenë pjesë  e sistemit të drejtësisë./CNA.al

Artur Malaj dhe “banda” që ka në dorë zgjedhjet

SHBA-BE kundër gjyqtarëve të Administratives

Nga gjytari i skandaleve tek “veglat e Don Agaçit”/ KED përfshihet në skandal  

Pazaret në drejtësi/ Shtohen skandalet e gjyqtarit Artur Malaj

CNA.al paralajmëroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor/ Artur Malaj, simboli i gjyqtarit bandit dhe pazari i radhës

Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Kush e ka radhën pas Tahirit?!

Publikuar

-

Nga

Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vite, mbrëmjen e djeshme, Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Një gjyq maratonë, në finale Gjykata rrezoi tre akuzat kryesore ndaj Saimir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme. Por, Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim. Duke qënë se ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi përkthehet në 3.4 vite shërbim prove.

Shumë njerëz e quajnë dënim, disa të tjerë jo, disa e duan pas prangave, disa të tjerë shkonin e solidarizoheshin dhe e quanin të pafajshëm. Por, çështja ende nuk ka përfunduar dhe pritet që të ketë edhe një vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, për tu quajtur finale.

Procedura për Tahirin pas pak kohësh merr fund dhe mund të quhet ndoshta edhe e përfunduar pasi vendimi i gjykatës, ashtu sikurse shumë media e raportonin dje, ishte nën presionin e autoriteteve të ambasadës amerikane, të cilët monitoruan këtë çështje, por “Tahiri” mund të quhet çështje e kaluar tashmë. Me dy vjet gjyqe dhe me një vendim që zgjati maratonë.

Lind kush e ka radhën?

Pritshmëritë janë të mëdha. Reforma në Drejtësi, SPAK në ditët e tij të para dhe shqiptarët që shpresojnë se do të ketë disa politikanë të dënuar me fakte dhe me prova konkrete dhe jo më të dënuar me indicie dhe ndoshta jo vendime si ky i dhënë ndaj Tahirit, i cili deri në momentin e fundit pretendon se është i pafajshëm.

Ai është në të drejtën e tij, por edhe shqiptarët janë në në të drejtën e tyre të shikojnë se kush e ka radhën pas Tahirit. Janë e gjithë kasta politike në Shqipëri për të cilën faktet janë reale , janë pronat dhe pasuritë e tyre që flasin vetë, shpërdorimi i detyrës që kanë bërë në 30 vite, abuzimet me pushtetin dhe për këtë njerëzit presin emra konkretë.

Që nga presidenti Ilir Meta, që nga ministrat e tij, që nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, që nga kryeministri Edi Rama dhe minsitrat dhe ish-ministrat e tij, e gjithë kasta e korruptuar e Shqipërisë.

Mjafton t’ju shikohen deklarimet e pasurive dhe ashtu siç po ndodh me Reformën në Drejtësi, pas gjyqësorit radhën duhet ta ketë politika./ CNA.al

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë tre akuzat kryesore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme.

Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim.

Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Ish-ministri i brendshm në një prononcim për mediat pas vendimit e ka cilësuar si absurd vendimin e Gjykatës, dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Apel.

Por, përtej kësaj Saimir Tahiri ka bërë edhe një tjetër paralajmërim të fortë. Ai ka thënë se “sot do të flasë”.

“As qesh, as qaj dot, por nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, mu duk një gjë e tipit je i fajshëm po s’ kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, më vjen keq nuk iu përgjigjem dot më shumë.”-tha Saimir Tahiri, mbrëmjen e djeshme jashtë dyerve të gjykatës.

Çfarë do të thotë sot, njeriu i cili prej dy vitesh që zgjati seanca maratonë, ka folur vetëm me kode.

Tani duket se situata ka ndryshuar dhe pas dënimit, Tahiri i ka të gjithë përpara. Duke filluar që nga kryeministri Edi Rama, që për Tahirin është ai “shefi i madh”, sa i takon politikës, duke shkuar më tej tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  që i doli në rrugën e tij malore, i cili është një nga kundërshtarët e tij kryesorë, ndoshta edhe më shumë sesa vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Të dy këta të fundit ishin të pa kënaqur nga dënimi i dhënë.

Për të shkuar më tej edhe tek “dora e zezë”, për të cilën fliste kohë më parë ish-ministri Saimir Tahiri.

Pritet të shohim çfarë do të thotë sot, megjithëse shigjetat pritet të jenë jo vetëm për drejtësinë, por edhe për politikën.

Deri në mbylljen e proçedurës në Apel dhe dhënien e një vendimi përfundimtar, Tahiri nuk do të burgoset përfundimisht dhe pritet që ai të flasë, të lëshojë mesazhet e koduara dhe shigjetat ndaj politikës dhe ndoshta mund të zbërthejë edhe disa nga mesazhet e tij të koduara./ CNA.al

“Ruhuni nga kushërinjtë”/ Tahiri bën paralajmërimin e fortë

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri i ka bërë sot një thirrje të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri ka shigjetuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Ai ka publikuar një kolazh fotosh, nëpërmjet të cilave kërkon tju tregojë shqiptarëve se të dy janë “vegla” të Soros në Shqipëri.

Sipas Kullurit e vetmja zgjidhje për të shpëtuar është që të zhbëhet ky kolazh fotosh dhe konjukturë e pistë, sikurse e cilëson ai.

Po ashtu ai apelon qytetarët që të mos bëhen pjesë e Teatrit, por t’i dalin përballë të keqes.

“Cfare ka qe bertasin njerezia per drejtesine e munguar? Kush po i kerkon llogari kujt? Kujt i ankoheni dhe kush bertet me ze te ngjirur? Kush eshte zgjidhja? Nga kush e prisni zgjidhjen? Kur te zhbeni kete kolazh fotosh dhe konjukture te piset do kuptoni se fajin e kemi vete! Mos u beni pjese e teatrit por dilini perballe!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE