LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga 1 tetori futet vaksinë e re/ Manastirliu: Kontroll në institucionet arsimore

2 Shtator 2019, 11:38, Sociale CNA
Nga 1 tetori futet vaksinë e re/ Manastirliu: Kontroll në

?Plan masash për vaksinimin derë më derë dhe kontroll rigoroz në çdo institucion arsimor, publik apo privat për kartelat e vaksinimit?.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot strukturat vendore të shëndetësisë për planin e masave në terren për forcimin e mbulesës vaksinale, në mënyrë që vaksinimi të shkojë te çdo fëmijë.

?Ne kemi një mbulesë vaksinale mbi 95% por kjo nuk do të thotë që të mos merren masa për të ruajtur dhe ta përmirësuar atë, ndaj do të nisim një aksion të detajuar në terren që vaksinimi të mbërrijë te çdo fëmijë?,tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se, nga sot do të nisë një verifikim i imtësishëm në çdo strukturë arsimore, për kartelat e vaksinimit.

?Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin rigoroz të kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private ?, tha Manastirliu.

Sipas Urdhrit të Ministres, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të pasur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet, sipas ligjit.

Manastirliu lajmëroi edhe futjen e një vaksine të re, atë të Rotavirusit, e cila ka një kosto të lartë dhe është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prekin traktin intestinal, ndër sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët.

?Pas rekomandimeve të Këshillit Kombëtar të Vaksinimit dhe Komitetit të Ekspertëve, kemi rishikuar kalendarin e vaksinimit. Një vaksinë e re, Rotavirusi, do t?i shtohet kalendarit të vaksinimi duke filluar nga 1 Tetori, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Europian?, tha Manastirliu.

Lidhur me planin e masave, Manastirliu e vuri theksin te vaksinimi ?derë më derë? si dhe te kontrolli I pikave kufitare për identifikimin dhe izolimin në kohë të sëmundjeve infektive.

?Por të gjitha këto masa duhet të shkojnë paralel me ?luftën? që duhet të kemi me përhapjen e lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale, se vaksinat nuk janë efektive. Vaksinat janë të sigurta, ndaj një apel për ndërgjegjësimin e çdo prindi, për rëndësinë e vaksinimit?, tha Manastirliu.

I pranishëm në takim, drejtori i Zyrës së Organzatës Botërore të Shëndetësore në Shqipëri, dr. Raul Gonzales Montero vlerësoi punën e strukturave të shëndetësisë përsa i takon aksesit në shërbime shëndetësore dhe e konsideroi një lajm shumë të mirë akreditimin e plotë të laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për Fruth-Rubeolën

?Shqipëria ka një mbulesë të mirë vaksinale por si e gjithë Europa, edhe këtu po përballemi me steriotipe të gabuara lidhur me vaksinimin si pasojë e lajmeve të rreme që qarkullojnë për vaksinat, që dekurajojnë vaksinimin, i cili në fakt është i sigurtë dhe i domosdoshëm sepse shpëton jetë?, tha drejtuesi i OBSH-së për Shqipërinë.

Lajmet e fundit nga