Connect with Us

Lëvizja “5 Yje” kërkon votim për koalicionin qeveritar në internet

Bota

Lëvizja “5 Yje” kërkon votim për koalicionin qeveritar në internet

Publikuar

-

Lëvizja 5 Yje bëri një marrëveshje për pushtetin me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. Por anëtarët e “5-yje”ve duhet të miratojnë marrëveshjen në internet.

Drejtuesit e “Lëvizjes-5-yje” të Italisë kanë rënë dakord për një koalicion me rivalët e tyre të majtë, Partinë Demokratike të moderuar (PD), për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur zgjedhje të parakohshme. Por fati i marrëveshjes varet nga një votim në internet i anëtarëve 5-Yjeve, tha kjo parti populiste të dielën.

Anëtarët e lëvizjes do të votojnë ditën e martë në platformën online të 5-Yjeve, Rousseau. Po ta miratojnë marrëveshjen, Italia duhet të ketë një kabinet të ri qeveritar brenda “së mërkurës më e vonta”, tha kryeministri Giuseppe Conte.

Mosmarrëveshje në të majtë

Conte është aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yje. Ai dha dorëheqjen pasi Matteo Salvini tërhoqi partinë e tij të djathtë të Ligës nga koalicioni qeveritar në gusht, dhe aktualisht po drejton një kabinet kujdestar.

Marrëveshja midis “5 yjeve” dhe PD parashikon që Conte të mbajë pozicionin si drejtues i një kabineti të ri. Sidoqoftë, po e refuzuan marrëveshjen anëtarët e partisë, Italinë e presin zgjedhje të parakohshme në nëntor.

Ditët e fundit, të dyja palët u përpoqën të kapërcejnë armiqësinë e tyre historike, por PD e kritikoi idenë e vendosjes së marrëveshjes për votim në internet dhe 5-Yjet kërcënojnë të tërhiqen nga bisedimet të premten.

LEXO EDHE:  Itali arrestohet emigranti shqiptar me drogë dhe 23 700 euro

Salvini akoma në epërsi

Të shtunën, themeluesi i “5 yje-ve” Beppe Grillo e miratoi publikisht marrëveshjen dhe i kërkoi PD që të shfrytëzojë mundësinë e “veçantë” për të qeverisur së bashku.

“Le të ëndërrojmë, të kemi një vizion,” tha ai në një video të postuar në blogun e tij.

Udhëheqësi i Lidhjes, Salvini paraqiti një mocion votëbesimi, në përpjekje për të imponuar zgjedhje të parakohshme dhe për të përfituar nga popullariteti i partisë së tij. Aktualisht, Lidhja e Salvini-t ka te zgjedhësit një mbështetje prej 31.2%, në krahasim me mbështetjen prej 24.2% të 5-Yjeve.

Partia PD, e drejtuar dikur nga ish-kryeministri Matteo Renzi, është e treta, me 22.3%, sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Corriere della Sera./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Thyente arrestin e shtëpisë për të shitur kokainë/ Ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

LEXO EDHE:  Lagështira provokon një aksident të rëndë/ Shpëton familja shqiptare

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE