EMRAT/ Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt që janë arrestuar
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Fetah Hamataj ka marrë me vete një karton të palosur, të cilin e shpalos dhe e palos gjatë kohës që na tregon sekretin që ka mbajtur në shpirt, për 31 vite. Hamataj punonte si usta në ndërtim në vitin 1988, kur ka zbuluar varret e fëmijëve të vdekur, në kampin e Tepelenës.
Ai ka mësuar se më 23 Gusht, në kamp, do të vijnë përfaqësues të insitucioneve e familjarë të atyre që vuajtën në këtë kamp, në fillimet e regjimit komunist (1949-1954) dhe ka ardhur të rrëfejë sekretin e tij.
?Isha duke punuar për hapjen e themeleve, se do të ndërtoheshin disa pallate në vitin 1988, kur gjeta arkivolet rrjesht (shpalos kartonin si për të treguar mënyrën si ishin vendosur). Ishin arkivole fëmijësh. Ishin shumë. Nuk e di 100, 200 a më shumë. Kishte dhe varre më të mëdha, po ato ishin gërmuar më thellë, ndërsa të fëmijëve ishin shumë cekët. U tmerrova dhe vajta i tregova drejtorit. ?Nuk punoj aty, aty ka varre fëmijësh?- i thashë. ?Ç?të duhet ty më tha, ik vazhdo punën. Por aty nuk u ndërtua më. Vetëm një godinë u bë një kat dhe e lanë ashtu.?
Vendi që na tregon Fetahu është përpara kampit, para fushës së sportit, në mes të rrugës kryesore dhe ish-kampit, që ndodhet matanë rrugës. Por nuk ka asnjë tabelë a shenjë tjetër që aty ndodhet një varrezë masive.
Sot e kësaj dite, aty ka vetëm ferra dhe kati i asaj godinës që guxuan ta bënin mbi varre, mbeti aty si dëshmi e përpjekjes së fundit të komunizmit për të shkelur mbi ata fëmijë të pafajshëm.
Ardita Repishti, përfaqësuese e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, institucioni që organizon këtë pelegrinazh me rastin 23 Gushtit, ditës europiane të të zhdukurve nga regjimet totalitare, po i merr rrëfimin. Ajo shpreson se më këtë dëshmi dhe fotot e vendit që tregon Fetahu, do të nxisë institucione të tjera që të merren me këtë punë.
Tani ka më shumë shpresë se kurrë më parë. ICMP, një organizatë ndërkombëtare për gjetjen e personave të humbur, që ka punuar në Bosnje e Kosovë më parë, ka vendosur zyrën e saj në Tiranë. Shpresa është që kjo zyrë, me mbështetjen e shtetit shqiptar, do të bëjë zhvarrimet në këtë vend dhe do të identifikojë trupat e gjetur.
?Ajo që duhet të bëni tani të gjithë ju dhe kush ka qenë në këtë kamp dhe ka varrosur një familjar të vetin këtu, është përpjekja për t?i gjetur trupat. Duhet të jepni kampionin tuaj të gjakut që të identifikohen nëpërmjet ADN-së?, ? u drejtohet Repishti ish-të përndjekurve që kanë vuajtur në këtë kamp dhe familjarëve të tyre.
Fetahu shoqëron disa përfaqësues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë për t?u treguar me saktësi vendin se ku ai i ka parë ato varre. Atje ka vetëm bar e ferra. Të rritur mbi këtë tokë që mbulon krimin komunist, ferrat mbulojnë një skenë të ngjashme me holokaustin; fëmijë që vdesin nga uria dhe sëmundjet që dergjen në harresë, që prej 70 vitesh, në pritje që dikush t?i nxjerrë në dritë.
Fetahu e mbart këtë dëshmi si amanet edhe për hir të babait të tij, Barjam Hamataj, i pushkatuar për kryengritjen e Zhabokikës.
Sipas dëshmive në kampin e Tepelenës, kanë vdekur shumë njerëz dhe në fillim të internuarit i varrosnin ata në sheshin kryesor të kampit, por më pas u urdhëruan nga policia që t?i zhvarrosnin dhe t?i varrosnin jashtë kampit. Dëshmitë deri më tani, kanë qenë për varrezën buzë lumit Vjosë që është në njërin krah të kampit. Shumë prej eshtrave, mendohet se i ka marrë rrjedha e lumit në dimër.
?Por në bregun e lumit, vijojnë të jenë akoma eshtra. Disa kohë më parë një banor i zonës nxori disa eshtra, duke gërmuar për të ndërtuar shtëpinë e tij?- tregon Repishti, e cila ka kontaktuar me ata që janë në dijeni. Por dhe aty nuk ka pasur asnjë gërmim deri tani për gjetjen dhe identifikimin e njerëzve të humbur./kujto.al
Jo vetëm ministrat, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët por ...
Kur koha e kërkon, historia duhet të përsëritet1 shtator 192...
Ervin Salianji, ish deputeti i listës Basha, ka qenë pjesë e...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ed...
Ish-zëvëndësministrja e Jashtme, Edit Harxhi ka reaguar ashp...
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi ka re...
Nga kronika e kohës, orë pas ore e ditë pas dite mbi vendimi...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të përditshëm, du...
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës, ...
Janë të paktën tre akte kur qeveria dhe bashkia e Tiranës ja...
Gjyqtarët e Krimeve të Rënda, të shkallës dhe të Apelit, ata...
Ditët e fundit në media dhe në rrjetet sociale kanë bërë mja...
Pas protestës së 16 shkurtit, opozita e drejtuar nga Lulzim ...
Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nder...
Prej rreth nëntë muajsh Sandër Lleshaj drejton zyrtarisht mi...
Edhe pse me taksat e qytetarëve shqiptarë paguhet një admini...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka drekuar sot në mesdi...
Ditët e fundit, mediat pranë qeverisë dhe kryeministrit Edi ...
Opozita që prej muajit shkurt, pas djegies së mandateve ka b...
Lajmin e thyerjes së pllakës së memorialit të viktimave të “...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...