LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave/ Ditmir Bushati mesazh BE-së

2 Shtator 2019, 19:27, Politikë CNA
Hapja e negociatave/ Ditmir Bushati mesazh BE-së

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka apeluar Bashkimin Evropian në lidhje me negociatat.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ish-kreu i Ministri i Jashtëm, thotë se BE duhet të tregojë guxim dhe këmbëngulje në Ballkan, në mënyrë që të përfundojë bashkimin e kontinentit.

?Bashkimi Evropian duhet të tregojë guxim, udhëheqje dhe këmbëngulje në Ballkan, për të përfunduar bashkimin e kontinentit. Me zgjerimin e Ballkanit, BE kthehet në vlerën origjinale, e cila po bën paqe aty ku pati luftë?, shkruan Bushati, ndërsa shpërndan fjalën e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini, të mbajtur në Konferencën e Ambasadorëve të BE për 2019./CNA.al

Lajmet e fundit nga