LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit dhe akuzat për Agim Kajmakun/ Bushati sulmon PD

2 Shtator 2019, 14:49, Politikë CNA
Dorëheqja e Valdrin Pjetrit dhe akuzat për Agim Kajmakun/ Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka komentuar rastet e kryebashkiakëve të denoncuar nga PD si të inkriminuar.

Sipas Bushatit rasti i  Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, janë përgjegjësi personale.

?Rastet janë përgjegjësi personale dhe ne kemi bërë ndarjen tonë derisa të sqarohen nga ana ligjore. Edhe me rastin e parë (Valdrin Pjetri), edhe në rastin e dytë (Agim Kajmaku) ne do të presim procedurat ligjore. PS ka përgjegjësi për të zgjedhur njerëzit që sipas mendimit tonë janë më të mirët për punën?, tha Bushati,  i ftuar në studion e  A2.

Por pavarësisht se Bushati i quan si përgjegjësi personale, ai nuk heq dorë nga mbrojtja e tyre.

?Po të kërkosh sot në sistem, zotëria i Shkodrës nuk del fajtor, ndërkohë që në ligj duhet ta kishte deklaruar. Nuk e dimë si i ka gjetur Partia Demokratike dhe se sa të ligjshme janë mënyrat që ka përdorur për t?i gjetur këto të dhëna. Por, zotërinjtë nuk janë më të dënuar. Në çdo vend të botës dalin gjëra për ministra dhe japin dorëheqjen. Edhe Pjetri e dha dorëheqjen?, tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga