Connect with Us

Behgjet Pacolli publikon foton me djemtë/ Studiojnë në shkollë publike

Kosova & Rajoni

Behgjet Pacolli publikon foton me djemtë/ Studiojnë në shkollë publike

Publikuar

-

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një foto me dy djemtë e tij, sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Pacolli thotë se fëmijët e tij “shkollohen në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët”.

“Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor”, shkruan Pacolli bashkëngjitur fotos.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia nuk gjen qetësi/ Rikthehet makthi i tërmeteve

Publikuar

-

Nga

Greqia duket se nuk po gjen paqe. Sikurse raportojnë mediat vendase, në ishullin Zakynthos është kthyer makthi i tërmeteve.

Zakynthos, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter.

Kujtojmë këtu se tre ditë më parë, ky ishull u godit nga një tjetër lëkundje më e lehtë, 3.9 ballë i shkallës Rihter, me një gjatësi fokale prej 46 km.

Institutt Gjeodinamik bën të ditur se lëkundjet sizmike të së enjtes ishin 11.4 km fokale dhe 37 km në jug-perëndim të Zakynthos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas vizitës në Japoni/ Thaçi drejt SHBA për të takuar Trumpin

Publikuar

-

Nga

Një javë pas vizitës së tij zyrtare në Japoni, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Thaçi pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, njëri prej tyre është dhe takimi me presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu, Thaçi do të ndjekë dhe punimet e seancës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Thaçi do të marrë pjesë dhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini, ku do të marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor./CNA.al

LEXO TE PLOTE