Connect with Us

Artan Fuga jep alarmin/ Po shkojmë drejt luftës

Sociale

Artan Fuga jep alarmin/ Po shkojmë drejt luftës

Publikuar

-

Akademiku i njohur Artan Fuga ka bërë një paralajmërim të frikshëm, ndërsa thekson Shqipëria po shkon drejt lufte të re klasash.

Në një analizë të publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Fuga shkruan se po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injiorantëve.

“Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:
1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre vjeçare.
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numurim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare.
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja,kinesçja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.”-shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë i Fugës:

Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injiorantëve

Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:
1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre vjeçare.
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numurim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare.
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja,kinesçja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.
Por serbokroatishtja dhe greqishtja janë shumë të domosdoshme nëse shqiptarët duan të konkurrojnë në tregjet rajonale të punës. Përndryshe çfarë ju duhet eksimezçja!
Ku jemi?
Nëse nuk realizohen në mënyrë prioritare atëhere brenda njëzet vitesh të ardhëshme do të kemi dy pasoja:
Rritjen e shkallës të budallikut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë përsa i përket shkallës së mënçurisë, çka është fatale dhe kriminale.
Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!
Ky do të ishte fundi i fundit!
Prandaj o burra!
Përndryshe gëzuar 1 shtatorin dhe përcilli tutje!
Pas njëzet vjetësh o i zoti o gomari! Ne nuk dimë çfarë do të ndodhi pas një muaji, ti…
Problemi është se shtresat shoqërore që nxjerrin politikanët në Shqipëri nuk e kanë këtë problem!
Ata, pra ne, janë të huaj në vendin e tyre sepse nuk ndajnë të njejtin fat me shoqërinë e gjerë, nuk ndajnë të njejtin qytet, të njejtin spital, të njejtin universitet, të njejtin det, por në fund ndajnë të njejtën nëntokë!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  “Etja për pushtet i ha kokën”/ Fuga: Mësim në auditor në kohë Covid-19, si dashuri në kohë kolere!

LEXO EDHE:  Habit Artan Fuga/ Unë i di ku gjenden provat për djegien e Parlamentit

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi detyrim për të votuar”/ Kryepiskopi Anastas Janullatosi mesazh qyetetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi Anastas Janullatosi në një mesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim patjetërsushëm. Ai ka theksuar edhe njëherë se nuk përzihet në çështjet e politikës por thotë se nuk mund të rrimë indiferentë .

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar.

Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”, u shpreh Janullatosi ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

LEXO EDHE:  Reformimi i ASH/ Fuga tregon tregon plagët e Akademisë

LEXO EDHE:  Habit Artan Fuga/ Unë i di ku gjenden provat për djegien e Parlamentit

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE