Connect with Us

Tetë arsyet, pse shumë njerëz besojnë se vdekja e Princeshës Diana nuk ishte aksidentale

Blog

Tetë arsyet, pse shumë njerëz besojnë se vdekja e Princeshës Diana nuk ishte aksidentale

Publikuar

-

Tetë arsyet, pse shumë njerëz besojnë se vdekja e Princeshës Diana nuk ishte aksidentale

Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që tronditi mbarë botën:Princesha Diana u vra në një aksident rrugor fatal në Paris. Raportet hetimore zyrtare, mbërrijnë në të njëjtin përfundim: Diana ndodhej në një makinë të drejtuar nga një shofer i dehur, dhe kjo e sshkaktoi aksidentin tragjik.

Por shumë të tjerë vazhdojnë të besojnë se vdekja e Princeshës së Uellsit nuk ishte aspak aksidentale. Sipas tyre, dikush donte që ta vriste Dianën, dhe e arriti këtë përmes orkestrimit të përplasjes fatale të asaj nate.

Diana ishte shtatzënë

Sipas Muhamed Al-Fajed, babait të të dashurit të Dianës, Dodi Al Fajed, kjo ishte edhe arsyeja e vrasjes. Fajed pretendon se familja mbretërore britanike, “nuk mund të pranonte që një mysliman egjiptian, të ishte njerku i mbretit të ardhshëm të Anglisë”. Prandaj komplotuan vrasjen e saj. Zërat mbi një shtatëzani të mundshme, dolën në media pak para vdekjes së Dianës. Megjithatë gjatë autopsisë, u tha se nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë shtatzanie.

Princesha besonte se do të vritej nga establishmenti britanik

Në një letër të zbuluar më vonë nga mazhordomi i saj Pol Barrell, Diana shkruante: ”Kjo fazë e veçantë në jetën time, është më e rrezikshmja…Ata po planifikojnë ‘një aksident’ ndaj makinës time, një sabotim të frenave, dhe një dëmtim serioz të kokës time, në mënyrë që t’i hapin rrugë Çarlsit që të martohet”. Dhe në fakt në kohën kur Diana shkruajti atë letër, ajo kishte pasur probleme me makinën e saj. Truproja i saj kishte vdekur në një aksident, për të cilin ajo besonte se ishte një komplot.

Paparacët që e ndiqnin, e përplasën qëllimisht makinën ku ndodhej ajo

Fotografët janë fajësuar në mënyrë të vazhdueshme për vdekjen e Dianës. Kjo teori shfaqet në 3 variante. I pari pretendon se grupi i paparacëve që ndiqte makinën, e goditi mercedesin e Dianës në mënyrë që ai të përplasej. I dyti, argumenton se paparacët krijuan një situate, ku mund të ndodhte një askident. I treti, pretendon që paparacët krijuan aksidentalisht një situate, të cilën komplotistët e shfrytëzuan për të vrarë njerëzit që ndodheshin në atë makinë.

Shoferi Henri Pol, shkaktoi me dashje përplasjen

Henri Pol, ishte shefi i sigurisë në Hotel Ritz në Paris. Por teoricienët e komploteve, besojnë se ai punonte në fakt për shërbimet sekrete franceze dhe britanike. Ata vënë në dyshim pretendimet se Pol ishte i dehur në momentin e aksidentit, dhe se rezultatet e toksikologjisë janë manipuluar qëllimisht.

Diçka nuk shkonte me Mercedesin, në të cilin po udhëtonte Diana

Teoricienët e komplotit, pohojnë se rruga ishte e bllokuar, se makina po udhëtonte me një shpejtësi të pazakontë, apo se diçka jonormale kishte ndodhur me mjetin. Shumë dëshmitarë pohuan më vonë, se ai po ecte në mënyrë të çuditshme. Ndaj teoricienët e komplotit, mbrojnë tezën e sabotimit të frenave, ashtu sikundër kishte frikë Diana.

Në rrugë kishte drita shumë të forta dhe automjete të çuditshme

Shumë njerëz raportuan se kishin parë drita të forta të hidhedhin mbi makinën, ndërsa ajo po hynte në tunelin dhe ku u përplas. Raportet zyrtare, e shpjegojnë këtë me fotografët që ndiqnin makinën dhe dritat e makinave të tjera, që ndodheshin në atë moment në tunel. Sipas variantit zyrtar, asnjë prej tyre nuk duket të ketë qenë pjesë e një komploti.

Mjekët e lanë qëllimisht Dianën të vdiste

Teoricienët e komplotit, besojnë se mjekët e lanë qëllimisht Dianën të vdiste. Ata nuk e trajtuan në mënyrën e duhur, duke e penguar që të shërohej. Pjesa më e madhe e dyshimeve, vjen nga mënyra e trajtimit të saj në vendin e aksidentit. Prentendohet se nëse ajo do të ishte dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, dhe do të ishte trajtuar atje, mund të kishte mbijetuar.

Truproja e Dianës u vra pas lidhjes intime me të

Në vitin 2004, televizioni amerikan NBC, transmetoi një video ku Diana flet për një lidhje me Beri Manaki, një ish-truprojë i saj të cilin ajo e përshkroi si “dashurinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë”. “Por kur gjithçka u zbulua, ai u pushua nga garda mbretërore. Pastaj e vranë”- thotë ajo në atë intervistë. Teoricienët e komplotit, sugjerojnë se një shofer misterioz, e orkestroi aksidentin rrugor ku gjeti vdekjen Manaki./ Përshtatur nga CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Miliona njerëz pësojnë sulme në zemër, pa e ditur fare këtë

Publikuar

-

Nga

Nga Jane E. Brody “The New York Times”

* Kur halla ime, Gerta, pësoi një sulm në zemër në mesin e viteve 1970, mjeku që e ekzaminoi i tha që ai nuk ishte sulmi i parë. Testet e kryera për të vlerësuar dëmtimet në zemrën e saj, zbuluan se një pjesë e muskujve të zemrës kishin vdekur nga një sulm i mëparshëm i panjohur në zemër.

Pra dikur në të kaluarën, ajo kishte pasur atë që mjekët e quajnë një “infarkt i heshtur i miokardit (S.M.I), ku çdo simptomë që ajo mund të ketë pasur në atë kohë, nuk është regjistruar si e lidhur me zemrën e saj, dhe për pasojë nuk ka pasur vëmendjen e mjekëve.

Halla ime ishte me fat. Ajo i mbijetoi sulmit të dytë në zemër, dhe duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut, jetoi edhe 2 dekada të tjera pa probleme të mëtejshme të lidhura me zemrën. Në botë ka miliona njerëz që ashtu si halla ime, janë të pavëmendshëm ndaj fakti që kanë pasur një S.M.I, dhe që përballen me një rrezik të shtuar për të pasur një sulm tjetër në zemër, më të dukshëm, dhe që mund t’i shkaktojë një dëmtim të rëndë të zemrës, dhe ndoshta edhe vdekje.

Ju mund të mendoni se një sulm i heshtur në zemër, është më i mirë se ai një që jep simptoma të forta:”Ajo që nuk dini, s’mund t’ju lëndojë”. Fatkeqësisht mundet. Edhe pse vetëdija se jeni në rrezik nga një sulm në zemër, mund të jetë tepër shqetësuese në aspektin emocional, mosnjohja mund të ketë pasoja shumë më serioze. Pasi ju nxit të vazhdoni të jetoni në mënyra, që rrezikojnë shëndetin e zemrës tuaj dhe jetën tuaj.

Një sulm i njohur në zemër, është një këmbanë alarmi, për të marrë masa mjekësore dhe ndryshuar stilin e jetesës, në mënyra që mund të minimizojnë rrezikun kardiak, siç është normalizimi i presionit të gjakut dhe i niveleve të kolesterolit, heqja dorë nga pirja e duhanit, rënia në peshë nëse jeni mbipeshë, ushtrime të rregullta fizike, dhe kontrollin e diabetit të Tipit 2.

Nëse dieta dhe ushtrimet nuk janë mjaftueshëm mbrojtëse, sot ka në dispozicion shumë ilaçe që mund t’ju vijnë në ndihmë. Edhe pa ilaçe fare, nëse të gjithë personat me një rrezik të shtuar, bëjnë një stil jetese të shëndetshme “problemet nga sëmundjet e zemrës, do të zvogëlohen me 80 përqind”, thotë dr.Rekha Mankad, kardiologe dhe drejtore e Qendrës së Zemrës së Grave në Klinikën Majo në Minesota, SHBA.

Studimet e fundit të kryera në Islandë dhe Finlandë, vende që kanë një bazë të dhënash mjekësore të shkëlqyer për të gjithë qytetarët e tyre, kanë ndihmuar në përcaktimin se sa shpesh ndodhin S.M.I, dhe pasojat afatgjata që lidhen me to.

Përfundimet, e publikuara në revistën “JAMA Cardiology”, nxjerrin në pah rëndësinë kritike të të mos priturit derisa zemra juaj të dërgojë një mesazh të qartë, deri kur aftësia e saj për t’ju mbajtur në jetë të kompromentohet seriozisht. Përkundrazi, duke njohur dhe pranuar rreziqet, jumund të merrni masa parandaluese për t’i mbajtur rreziqet nën kontroll, përpara se të jetë tepër vonë.

LEXO EDHE:  Vrasja e policit/ Sot ditë zie në Kosovë

Ndoshta, edhe më zbulues ishte studimi shumë i hollësishëm i kryer në Islandë, me 935 burra dhe gra të moshës 67-93 vjeç, të cilët u vëzhguan për një periudhë më shumë se 13-vjeçare. Kur u regjistrua në studim, secili nga pjesëmarrësit iu nënshtrua një testi joinvaziv, të quajtur rezonanca magnetike kardiake, që mund të tregojë më me siguri nëse kishte pasur ndonjë sulm të heshtur në zemër.

Fillimisht, 17 përqind u konstatua se kishin pasur një S.M.I, dhe 10 përqind kishin pasur një sulm të njohur. Pas 3 viteve të para të vëzhgimit, nuk pati asnjë ndryshim në shkallën e vdekjeve midis atyre që kishin pasur një S.M.I. dhe të tjerëve që nuk kishin pasur. Shkalla e vdekshmërisë në të dyja grupet ishte 3 përqind, dukshëm më e ulët se sa niveli i vdekshmërisë 9 përqind, midis pjesëmarrësve që kishin pasur një sulm të njohur në zemër.

Por me kalimin e kohës, ata që kishin pasur një S.M.I, u paraqitën gjithnjë e më keq. Deri në vitin e 10-të pas regjistrimit të tyre, gjysma e pjesëmarrësve me sulme të heshtura në zemër kishin vdekur, një normë vdekjeje që nuk ndryshon mes burrave dhe grave, që hynë në studim me historinë e një sulmi të njohur në zemër.

Studimi i dytë i botuar në “JAMA Cardiology” në korrik të këtij viti, përfshiu të dhënat e autopsisë të 5.869 burrave dhe grave, me moshë mesatare 65-vjeçe, që kishin vdekur befas në  Finlandën Veriore. Dëshmitë e një sulmi të heshtur në zemër, qenë të dukshme tek 1.322 individë, të cilët nuk kishin pasur ndonjë histori paraprake të sëmundjes së arterieve koronare.

Për më tepër, ata që pësuan një vdekje të papritur kardiake gjatë aktivitetit fizik, u zbuluan se kishin shpesh zemra të zmadhuara, një shenjë e tendosjes anormale, kur zemrat përpiqen të plotësojnë nevojat e trupit për oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Një zemër e zmadhuar, është në vetvete një faktor rreziku për vdekje të papritur kardiake, vunë në dukje autorët. Por kur kombinohet me plagët e muskujve të zemrës nga një S.M.I e mëparshme, prognoza është edhe më e keqe.“Individë me S.M.I, nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për sëmundjen e tyre, dhe me sa duket nuk e kufizuan ushtrimin e tyre fizik

Kur u ndodhën simptomat e panjohura”- shkruajtën në studimin e tyre mjekët e Universitetit Oulu në Finlandë dhe ata të Majamit në SHBA. Ata sugjeruan që një zemër e dëmtuar më herët, mund të shkaktojë ritme anormale të zemrës, dhe të sjellë një vdekje të papritur gjatë aktivitetit fizik.

“Një sulm i heshtur në zemër, nuk është gjithmonë aq i heshtur, por simptomat e tij – shqetësim i butë në gjoks, urth, vjellje, gulçim – u ndodhin shumë njerëzve, dhe zakonisht u atribuohen shkaqeve të tjera”- thotë Dr.Robert O.Bonou, kardiolog në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Northuestern Feinberg.

Edhe pse është në natyrën e njeriut të injorojë disa gjëra, derisa të pësojë diçka të rëndë, trajtimi parandalues ​​mund të jetë shpëtimtar. Në Shtetet e Bashkuara, një sulm në zemër është shkaku kryesor i vdekjes së papritur tek njerëzit 65-vjeç e lart./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse njerëzit besojnë kaq shumë tek astrologjia?

Publikuar

-

Nga

Nga Christine Smallwood “The New Yorker”

* Astrologjia po përjeton aktualisht një lloj bumi, që nuk ishte parë që nga vitet 1970. Ndryshimi nisi me ardhjen e kompjuterit personal, u përshpejtua me internetin, dhe shënoi një ekpansion të madh nga mediat sociale. Sipas një sondazhi të Qendrës së Kërkimeve Pju të kryer në vitin 2017, gati 30 për qind e amerikanëve besojnë tek astrologjia.

Por, siç ka e argumentuar studiuesi Nikolas Kampion, autori i librit “Astrologjia dhe feja popullore në Perëndimin Modern”, numri i njerëzve që e njohin shenjën e tyre, dhe konsultohen me horoskopin e tyre, apo që lexojnë mbi shenjën e partnerit të tyre, është shumë më i madh.

Vitin e kaluar,”Times” paralajmëroi në një artikull “shndërrimin e astrologjisë më shumë në një biznes me përmbajtje bindëse, se sa si një praktikë tradicionale shpirtërore”.

Në leksikun tonë të përbashkët, astrologjia është pak a shumë si dikur psikanaliza. Në mesin e shekullit XX, ju mund të dëgjonit shpesh mbi idin, egon ose superegon. Tani është mëse e zakonshme të dëgjosh dikë ta shpjegojë veten e tij me anë të diellit, hënës dhe shenjave të horoskopit.

Kej Tejlor, drejtore e Organizatës për Astrologjinë Profesionale, thotë se në vitet 1970, astrologjia pati një bum, falë atyre që ishin të shqetësuar për të ardhmen e profesionit. Tani, thotë ajo, edhe korporatat kanë nisur të marrin parasysh shijet e publikut.

Vitin e kaluar, astrologia e njohur Rebeka Gordon, nisin bashkëpunimin me kompaninë e veshjeve të brendshme “Agent Provocateur”, për të prodhuar veshje me temat e zodiakut, ku klientët mund të përdorin shenjat e tyre të horoskopit, dhe “të gjejnë stilet e tyre personale”.

Astrologjia, po përdoret gjithashtu për të ndihmuar në hapjen e bizneseve të reja.

Këtë verë, Ofira dhe Tali Edut, vëlla e motër, të njohur edhe si “AstroTwins”, organizuan Kampin Veror të Astro-sipërmarrësve, një kurs 7-javor online. Pjesëmarrësit analizuan datat e tyre të lindjeve, për të përcaktuar nëse ata ishin influencues, ekspertë, apo mesazherë, dhe morën këshilla se si të përshtatnin aftësitë e tyre në përputhje me rrethanat.

Popullariteti i astrologjisë, shpjegohet shpesh edhe me rënien e ndikimit të fesë së organizuar, dhe rritjes së pasigurisë ekonomike. Pastaj, është edhe çështja e panikut politik. Në kohëra krize, njerëzit synojnë të besojnë diku. Kolona e parë e astrologjisë në një gazetë, është shfaqur në gushtin e vitit 1930, në vijim të rënies së tregut të aksioneve, për tabloidin britanik “Sunday Express”.

Dhe kjo me rastin e lindjes së Princeshës Margaret. “Çfarë parashikojnë yjet për Princeshën e Re”, rezultoi të ishte aq shumë e lexuar, saqë rubrika nisi të ishte e rregullt. Pas krizës financiare të vitit 2008, Gordon, që drejton një shkollë të njohur online të astrologjisë, mori disa telefonata nga bankierët e Uoll Stritit.

“Ideja që qëndron në zemër të astrologjisë, është se modeli i jetës së një personi – karakteri ose natyra e tij, korrespondojnë me modelin planetar që në momentin e lindjes së tij”- shkruan historiani Benson Bobrik në librin e tij të vitit 2005 “Qielli që përcakton fatin tonë”.

Një ide e tillë, është po aq e vjetër sa edhe vetë bota. Astrologjia perëndimore, e ka zanafillën e saj në Mesopotaminë antike, prej nga ku u përhap në Egjipt, Greqi, Perandorinë Romake dhe botën islame. Astrologjia i ndihmoi njerëzit të vendosnin se kur të mbillnin të lashtat, të shkonin në luftë, u përdor për të parashikuar fatin e një personi, dhe për të interpretuar karakterin e tij.

Bobrik thotë se presidenti amerikan Teodor Ruzvelt mbante rregullisht në tryezë parashikimet për shenjën e tij të horoskopit. Ndërkohë presidentët francezë Sharl De Gol dhe Fransua Miterran, kërkonin vazhdimisht këshilla nga astrologët. Por astrologjia është përdorur gjithashtu, edhe për të mashtruar me dashje armiqtë politikë.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Milot/ Arrestohen drejtuesit e automjeteve

Në vitet 1942-1943, Aleatët botuan një revistë të rreme të astrologjisë të quajtur “Der Zenit”, që ndër të tjera u përpoq të maskonte lëvizjen e trupave, për t’i shpërtuar sulmeve nga nëndetëset gjermane. Shefi i kabinetit të Ronald Reganit, tha se presidenti këshillohej me një astrolog para marrjes së “thuajse çdo vendimi të rëndësishëm”, përfshirë kohën e shpalljes së rikandidimit të tij, operacionet ushtarake në Grenada dhe Libi, si dhe negociatat për çarmatosjen bërthamore me homologun sovjetik Mikhail Gorbaçov.

Për disa adhurues, astrologjia mund të shpjegojë gjithçka, nga tërmetet (Saturni që kalon nyjen jugore), deri në lindjen e mediave sociale. Por ajo që tërheq shumicën e njerëzve tek astrologjia, ka të bëjë më shumë me psikologjinë. Astrologjia psikologjike, e ndikuar nga Karl Jung, përdorte tabelën e lindjes – një diagramë që tregon lidhjen e individit me kozmosin që gjatë lindjes – si përfaqësim i psikikës, dhe e përdori atë për të folur për gjëra të tilla si qëllimi, potenciali dhe vetë-aktualizimi.

Por, ndryshe nga terapia, ku një klienti mund t’i duhet të presë muaj ose madje edhe vite për

të zbuluar rrënjët e një simptome, astrologjia premton të japë përgjigje të shpejta. Pavarësisht nga keqkuptimet e zakonshme, një astrolog nuk është një tregues i fatit. Përmes një leximi grafikësh, ai nuk parashikon të ardhmen; por përshkruan karakterin e klientit.

Fuqia e përshkrimit, mund të jetë e madhe. Karakteristikat e lidhjes në gjuhën e astrologjisë, duket se e bëjnë më të lehtë dëgjimin dhe pranimin nga shumë njerëz të gjërave të pakëndshme për personalitetet e tyre, dhe t’i pranojnë ato si tipare.

Por shumica e astrologëve thonë se është e rëndësishme, që të mos e përdorni shenjën tuaj për të shfajësuar sjelljen e keqe. Për shekuj me radhë, vizatimi i një tabelë astrologjike, kërkonte një njohje të mirë të astronomisë dhe gjeometrinë. Sot, një tabelë e tillë mund të gjenet menjëherë dhe falas në internet. Astrologjia është e përhapur në YouTube, Facebook, Instagram, dhe Tëiter.

Ka shumë aplikacione që mund të shkarkohen në celularë. Dhe tregu për këto aplikacione, ka ndryshuar dramatikisht gjatë viteve të fundit. Në vitin 2015, kur Aliza Kelli po mblidhte para

për një aplikacion të astrologjisë të quajtur Align, ajo u tall nga investitorët e ardhshëm. Tani sipërmarrësit, të nxitur nga një raport i “IBISWorld”, që zbuloi se Amerikanët harxhojnë 2,2 miliard dollarë në vit për “shërbime mistike” (përfshirë leximin e duarve, letra tarot, etj), po bëjnë para në këtë fushë.

Për shembull, aplikacioni Co-Star, mbështetet tek një fond prej 6 milionë dollarësh.  Që nga fillimi i tij në vitin 2017, ai është shkarkuar 6 milion herë. Tetëdhjetë përqind e përdoruesve janë femra, dhe mosha mesatare e tyre është 24-vjeç. Është bërë e zakonshme të thuhet, se në kohëra të pasigurta, njerëzit dëshirojnë siguri.

Por ajo që ofron astrologjia nuk është siguri – është distanca. Ashtu siç një person mund ta ketë më të lehtë të pranojë gjëra për veten e tij, kur vendos se ka lindur në atë mënyrë, astrologjia bën të mundur që ngjarjet në botë të shihen nga një pozicion më pak reaktiv./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rishfaqet aleanca ruso-kineze, SHBA dhe aleatët e saj duhet të reagojnë  

Publikuar

-

Nga

Nga Stephen Blank “The Hill”

* Ndërsa mediat po merren kryesisht me krizën siriane, dhe hetimin mbi impeachment-in presidencial në SHBA, po ndodhin ngjarje jo më pak të rëndësishme diku tjetër, të cilat meritojnë vëmendjen urgjente të Amerikës.

Më 3 tetor presidenti rus Vladimir Putin, njoftoi hedhjen e hapit tjetër në aleancën ruso-kineze, duke zbuluar se Kremlini po e ndihmon tashmë Kinën në ndërtimin e njërit prek sistemeve paralajmërues për mbrojtjen e saj raketore.

Duke vepruar në këtë mënyrë, Putini zhgënjeu shumë ekspertë, të cilët pohonin vazhdimisht se një aleancë e tillë ishte e vështirë të ndodhte, në mos ishte e pamundur. Ndërkohë Putin e zgjeroi fushën e sfidave sino-ruse ndaj interesave, vlerave dhe aleatëve të SHBA-së. Siç vërejti vetë Putin, aleanca mes dy vendeve ekziston në shumë aspekte.

Kina dhe Rusia, zhvillojnë aktualisht stërvitje të përbashkëta ushtarake në Azi dhe Evropë. Ato  zhvillojnë bisedime të rregullta dhe të gjëra, dhe trajnojnë oficerët e njëri-tjetrit. Rreth 3.600 oficerë kinezë, janë trajnuar deri më sot në akademitë ushtarake të Rusisë.

Rusia dhe Kina, i shesin ndërkohë njëra-tjetrës dhe palëve të treta, armë që janë qartazi të destinuara për të kërcënuar forcat dhe aleatët amerikanë. Po ashtu, ata po ndërtojnë atë që duket se është një sistem i koordinuar i mbrojtjes raketore në Azinë Verilindore, që do t’i mbrojë këto vende nga SHBA-ja, dhe do t’i japë mundësi të kërcënojnë Japoninë dhe mbrojnë Korenë e Veriut, ndaj asaj që ata tani e quajnë një sulm parandalues pranë kufijve të tyre.

Ndërkaq, Kina dhe Rusia po kërcënojnë interesin e SHBA-së në Lirinë e Detrave – në Detin e Kinës së Jugut, Arktik, Detin e Zi, Detin Azov dhe Ngushticën Kerç. Njëkohësisht, kinezët dhe rusët, po marrin pjesë në një gamë të gjerë takimesh ndërqeveritare, janë pjesë e organizatave ndërkombëtare si BRICS, dhe Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, që ofrojnë përfitime të ndërsjella ekonomike për njëra-tjetrën (p.sh rusët sigurojnë energji për Kinën, në këmbim të ndihmave dhe investimeve kineze), si dhe i shesin armë njeri-tjetrit .

Kina e ka ndihmuar Rusinë të zhvillojë programet e saj prioritare energjitike në Arktik, si gazsjellësi Yamal, dhe në këmbim ka dërguar nëndetëset e veta me raketa bërthamore në Arktik. Në nivel global, Kina dhe Rusia punojnë bashkë, ose koordinojnë veprimet individuale, për të sfiduar interesat e SHBA-së nga Argjentina në Arktik, dhe për të minuar hegjemoninë e dollarit në tregtinë ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  Vrasja e policit/ Sot ditë zie në Kosovë

Ka pasur gjithashtu raste të operacioneve ruse të informacionit në Evropë, që kanë pasur si qëllim mbështetjen e interesave kineze kundër atyre amerikane. Pekini i mbështet politikat ruse në Lindjen e Mesme, dhe të dyja vendet bashkëpunojnë në Azinë Qendrore.

Nga ana e saj Moska respekton primatin, që Pekini ka në çështjet që lidhen me gadishullin Korean. Dhe asnjë nga këto zhvillime nuk është i ri. Ato kanë vite që po ndodhin. Aleanca është forcuar që nga viti 2014, teksa prania globale e Shteteve të Bashkuara, është zvogëluar nën peshën e luftës në Irak, dhe krizës financiare të vitit 2008.

Megjithatë, shumë pak ekspertë kanë qenë të gatshëm ta njohin seriozitetin e situatës, dhe ta përshkruajnë aleancën ruso-kineze për atë që është vërtet. Putini refuzon që të kritikojë presidentin Trump, një shenjë kjo se një edhe regjim nuk është se nuk ka frikë ta nxijë emrin e kundërshtarëve të tij politikë.

Putini e justifikon mosgatishmërinë e Trumpit, për të bashkëpunuar me të, me luftën e brendshme politike të Trumpit në SHBA, dhe jo me dëshirën e sinqertë për të mos u marrë fare me Rusinë. Ndërkohë, Kina dëshiron qartazi që Trump të rizgjidhet edhe për një mandat tjetër, pavarësisht retorikës dhe sanksioneve të tij ndaj Pekinit. Dhe kjo, sepse ai ka dëshmuar se është shumë i dobët dhe i paparashikueshëm.

Megjithë dallimet e tyre të shumta, dhe madje edhe me impeachment-in që po afron, administrata Trump dhe Kongresi Amerikan, duhet të përballen me sfidat globale dhe shumë-dimensionale, që po paraqësin aktualisht një Rusi dhe Kinë aleate me njëra-tjetrën.

Moska dhe Pekini, i kanë hedhur dorashkën e sfidës Uashingtonit, dhe ky i fundit duhet që të nisë të reagojë. Më së paku, amerikanët duhet të punojnë për të forcuar aleancat tona në mbarë botën. Mospërgjigja ndaj kësaj sfide, nuk do të vinte në rrezik aleancat, vlerat dhe interesat tona. Ajo do të rrezikonte ndërkohë edhe brezat e ardhshëm të amerikanëve, që do të trashëgojnë fatkeqësitë që ne do u lëmë trashëgim./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE