LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terrori në spitalin e Fierit/ Prangosen pesë persona

1 Shtator 2019, 08:36, Kronika CNA
Terrori në spitalin e Fierit/ Prangosen pesë persona

Policia e Fierit ka bënë në pranga pesë persona në lidhje me ngjarjen e rëndë të një nate më parë, ku pas një koflikti në Levan të Fierit, kanë mbetur disa të plagosur.

Më ngjarja është përshkallëzuar në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin Aleksandër Zhapaj.

Mësohet se në pranga është vënë dhe personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.

?Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D.B, 21 vjeç;

– G.B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve:

– A.Zh., 51 vjeç, banues në Ferras;

– E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë;

– A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

Terror në spitalin e Fierit/ Zbulohet si nisi sherri, disa të shoqëruar

Lajmet e fundit nga