LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me armë në SHBA/ Pesë të vdekur, 21 të plagosur

1 Shtator 2019, 07:32, Kosova & Bota CNA
Sulm me armë në SHBA/ Pesë të vdekur, 21 të plagosur

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi në Teksas, ku një person i armatosur ka filluar të qëllojë me armë, pasi makina e tij është ndaluar nga policia, për shkak se kishte hyrë në parkingun e një kompleksi të lokaleve zbavitëse.

Ndërkohë, BBC raporton se policia i është përgjigjur sulmuesit me plumba, duke e lënë të vrarë.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe të plagosurve, por deri më tani bëhet e ditur se mes personave të plagosur është edhe një foshnje 17 muajsh si dhe tre efektivë të policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga