Connect with Us

Stresi, zemra, shtylla kurrizore/ Sëmundjet që po prekin shqiptarët

Sociale

Stresi, zemra, shtylla kurrizore/ Sëmundjet që po prekin shqiptarët

Publikuar

-

Dobësimi i shikimit, problemet me shtyllën kurrizore, mungesa e kohës për socializim, stres dhe ankth, deri te komplikimet në zemër. Këto janë disa prej rreziqeve që u kanosen profesionistëve në fusha të ndryshme, ose sipërmarrësve. Ekspertët e fushave përkatëse bëjnë thirrje për balancimin e jetës profesionale me atë personale, si dhe të formave për të reduktuar stresin e ankthin në rritje…

Nga Deada Hyka

Të ulesh para një kompjuteri për gjithë ditën mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj. Dhembjet në shpinë, sytë e skuqur dhe problemet me gjumin mund të jenë pasoja të një mjedisi pune me nivel stresi në rritje apo edhe e jetës sedentare. Më keq akoma, niveli i stresit shkon deri në ankth, apo në probleme me zemrën. Të gjitha këto, kanë një emërues të përbashkët: puna! Qoftë kjo biznesi që drejton apo një punë ku je i kontraktuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka shpallur ‘sëmundjet profesionale’ si problematike kudo në botë; ato nisin nga problemet me sytë, shtyllën kurrizore dhe deri te sëmundjet që vijnë nga sektorë të cilën konsiderohen të rrezikshëm, si për shembull minierat.
Mjekja okuliste, Stela Ceca, shprehet për “Monitor”, se nga përvoja e saj profesionale ka parë jo rrallëherë persona që vuanin nga Sidroma Vizive nga Kompjuteri dhe nga sforcimi i syrit, duke mos marrë për bazë këshillat e duhura për shmangien e tyre.

Ajo shton se rreth 50-90% e njerëzve në kontakt me kompjuterin (kryesisht për punë) vuajnë nga shkallë të ndryshme të kësaj sindrome, statistikë kjo për të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë. Dr. Ceca thotë se shpesh, probleme të tilla shkaktojnë uljen e produktivitetit në punë, kënaqësinë e të punuarit dhe performancën e përgjithshme në karrierë.

Specialistët e fushës së psikologjisë dhe të shëndetit mendor pohojnë se orari i zgjatur dhe koha e pamjaftueshme për të pushuar dhe për të rikuperuar energjitë, bëjnë që punonjësi të mos jetë efektiv dhe me kalimin e kohës, të jetë i stresuar dhe i lodhur. Specialistja e psikologjisë, prof. dr. Arjana Muçaj, pohon se pushimi me intervale të shkurtra, gjatë orarit të punës, është i nevojshëm, për të shmangur atë lloj lodhjeje që të shkakton stresin në një ambient pune. Sa i përket faktit se si mund të shmangim cenimin psikologjik nga puna e tepërt apo edhe thjesht stresi i shkaktuar, znj. Muçaj thotë se planifikimi dhe ndjekja e një programi të qartë, që do të shpërndajë punën në mënyrë të njëtrajtshme, eliminon “rraskapitjen” psikologjike.

Specialistët e fushës së psikologjisë shtojnë se, edhe zhvillimi teknologjik ka ndikimin e tij në të gjithë sferat profesionale apo biznese. Njerëzit janë shumë më në kontakt me një formë teknologjie apo tjetër, profesione të ndryshme si programues dhe zhvillues, ekspertët fiskalë dhe kontabilistët, kalojnë një kohë të gjatë para kompjuterit.

Mjekja okuliste Stela Ceca pohon se, në ditët e sotme, flitet për një fenomen i cili quhet mirëfilli “sindroma e kompjuterit”, që sipas saj përfshin një sërë problemesh të syve si rezultat i qëndrimit për një kohë të gjatë para kompjuterit, tabletit dhe telefonit. “Shumë individë që përdorin kompjuterin për një kohë të gjatë për shkak të punës së tyre ndiejnë lodhje të syve dhe shqetësime të ndryshme që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me kohëzgjatjen e përdorimit të pajisjeve elektronike”, – thotë znj. Ceca

E pyetur mbi efektet e punës me orare të zgjatura, mjekja okuliste thotë se simptomat më të shpeshta që lidhen me Sindromën e Kompjuterit janë: dhimbje të syve, dhimbje koke, shikim i turbullt, ndjesi e syrit të thatë, dhimbje qafe dhe të shpatullave. Këto shqetësime mund të shkaktohen nga drita e dobët e mjedisit, ose ndriçimi i tepërt i ekraneve të pajisjeve dixhitale, distanca jo e përshtatshme e shikimit, mbajtja siç duhet e shpinës gjatë punës, defekte të refraksionit të pakorrigjuara më parë ose një ndërthurje e gjithë këtyre faktorëve së bashku.

“Shfaqja e simptomave varet nga kapaciteti i syve të gjithsecilit për të përballuar punën para kompjuterit dhe kohëzgjatja e qëndrimit përpara pajisjeve elektronike. Për të ulur sa më shumë këto efekte negative është e nevojshme të çlodhni sytë vazhdimisht sipas rregullit 20-20-20 që nënkupton çdo 20 minuta pune, 20 sekonda pushim duke parë 20 këmbë larg.

Sindroma e kompjuterit

Dhimbje të syve, dhimbje koke, shikim i turbullt, ndjesi e syrit të thatë, dhimbje qafe dhe të shpatullave. Këto shqetësime mund të shkaktohen nga drita e dobët e mjedisit, ose ndriçimi i tepërt i ekraneve të pajisjeve dixhitale, distanca jo e përshtatshme e shikimit, mbajtja siç duhet e shpinës gjatë punës, defekte të refraksionit të pakorrigjuara më parë ose një ndërthurje e gjithë këtyre faktorëve së bashku

Po ashtu, probleme të refraksionit të pakorrigjuara si miopia, astigmatizmi dhe hipermetropia ose probleme të shfaqura nga mosha, si presbiopia, si edhe probleme të koordinimit të syve mund të jenë shkaktarë të shfaqjes më të hershme të problemeve. Të tjerë hapa që mund të ndërmarrim janë kontrolli i dritës së mjedisit, duke punuar sa më shumë në dritë natyrale dhe duke ulur ndriçimin e ekranit të pajisjeve elektronike. Në rast se këto pajisje përdoren gjatë, e mira është të mbrohen sytë duke përdorur xhama mbrojtës nga drita blu. Po ashtu pulitja e syve apo përdorimi i lotëve artificialë ndihmon në pakësimin e shqetësimeve të lidhura nga thatësia e syve.”-këshillon znj. Ceca.

Rraskapitje psikologjike

Sipas statistikave shkencore, stresi në punë favorizon manifestimet klinike të sëmundjeve koronare kardiovaskulare, duke vepruar si një faktor i lartë rreziku për to. Specialistët e fushës psikologjike në Klinikën Venis në kryeqytet thonë se stresi për një kohë të gjatë në punë me kalimin e kohës shndërrohet në një gjendje konsumimi fizik e mendor (që në literaturë quhet “Burnout”), i cili ka pasoja shumë të rënda për individët.

“Njerëzit po e humbasin entuziazmin dhe po shfaqin tendencën e një qëndrimi negativ ndaj punës në përgjithësi për shkak të fenomenit të ‘drejtuesve militantë’, që fatkeqësisht në më të shumtat e rasteve janë joprofesionalë, me një kulturë të munguar si atë të përgjithshme por edhe të stileve të ngurta të komunikimit profesional, të patrajnuar mirë, shumë prepotentë dhe cinikë. Ky stres i vazhdueshëm shkakton përveç rënies së dukshme të produktivitetit, edhe një ndjesi të përgjithshme të pesimizmit e mungesës së shpresës për ndryshime pozitive, që çon pa kuptuar herët a vonë drejt depresionit. Dihen efektet shkatërruese të depresioneve”, – pohojnë mjekët.

Specialistët bëjnë me “faj” edhe drejtuesit në punë. Sipas tyre, njerëzit për të cilët puna dhe drejtuesit prepotentë e të paaftë ju janë shndërruar në burim ankthi fillimisht nisin zgjasin “kohën e kafesë”, duke e shtyrë për më vonë punën e ditës, ndihen të mërzitur, bëhen nervozë, manifestojnë shenja somatike të ankthit, të cilat kanë ndikim negativ në jetën familjare dhe personale dhe shoqërohen gjithnjë me një ndjenjë të lodhjes kronike. Disa të tjerë, pavarësisht nga përvoja dhe aftësitë e tyre shumë të mira profesionale, arrijnë deri aty sa të dyshojnë seriozisht në aftësitë e tyre të spikatura, duke u shndërruar në “robotë” që mezi presin të mbyllin ditën e punës për t’u tërhequr në vetminë e tyre.
“Mungesa e vazhdueshme e motivimit, ndonjëherë shoqërohet edhe me orët e zgjatura të punës për të kompensuar kohën e kafesë ose të rendimentit edhe si pasojë e mungesës së tyre përqendrimit.

Këto gjendje shoqërohen shpeshherë me simptoma trupore si dhembje koke, dhembje qafe, rëndim prapa kokës, luhatje emocionale, rishfaqje e beftë e ankthit, shtrëngime në zemër, rrahje të shpejta të zemrës, probleme me frymëmarrjen etj. Në praktikën klinike, jo rrallëherë na takon të shohim individë ekstremisht të dëshpëruar dhe të demoralizuar për të ardhmen e tyre dhe të familjes, të cilët shprehen se e kanë të pamundur të kontrollojnë jetën e tyre dhe të marrin vendime, në një mjedis mbytës pune”, – pohojnë mjekët.

Ana sociale

Socologia Marsida Simo thotë se, prej vitesh, kryesisht në vendet e zhvilluara, orari i punës është diskutuar për të qenë më i shkurtuar. Kjo për arsye që në fund të ditës, punonjësi të kryejë një punë me produktivitet, po ashtu të ketë edhe energji për t’ju përkushtuar vetes, familjes apo dhe fëmijëve.

“Në vendin tonë, nuk janë vetëm të shfrytëzuar në punë personat që kryejnë një veprimtari fizike, por edhe ata që punojnë në zyra apo në sektorin e shërbimit. Orari i zgjatur është tipar kryesisht në shumë kompani private, të cilat priren të paguajnë jo në nivelin e duhur punonjësit, dhe nga ana tjetër t’i mbajnë jashtë orarit të punës. Shpeshherë, justifikimi nga ana e punëdhënësit vjen me arsyen se punëmarrësi nuk arrin ta kryejë punën brenda orarit zyrtar, si një paaftësi e këtij të fundit. E, nga ana e punëmarrësit, nuk mund të ankohet, pasi vendi i punës është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, të mos harrojmë se produktiviteti i njeriut nuk mund të jetë kurrsesi në nivelin e duhur në një punë e cila bëhet frustruese dhe nuk të lë hapësira për pjesën e jetës personale. E si rrjedhim, pjesëtarët e familjes kalojnë në plan të dytë, duke sjellë edhe konflikte, të cilat duan më shumë kohë të zgjidhen, për shkak të mungesës së kthjelltësisë edhe prej stresit dhe lodhjes nga puna”,- thotë znj. Simo.

Ajo shton, se në ditët e sotme, fëmijët shohin dhe ndërveprojnë më tepër me edukatore, mësues apo dado, sesa prindërit e tyre.
“Njeriu nuk është makineri e programuar, që të ketë të njëjtin rendiment çdo ditë. Përkundrazi, energjia, dëshira dhe pasioni mund të humbasin dhe të kthehen në një qëllim të vetëm, në atë të pritjes për tërheqjen e pagës. E të gjitha këto mund të ndodhin nëse punëdhënësi i tij anashkalon nevojat themelore. Këto nevoja janë edhe të parashikuara me ligj, siç janë, pushimi i detyruar, kushtet bazike, ajrosja, mjetet e nevojshme që e mbrojnë nga rreziqet etj. Nënat shtatzëna duhet të kenë më tepër vëmendje nga punëdhënësi, i cili jo pak herë shkel ligjin dhe rregullat humane vetëm që të realizohet norma e punës”,- bën thirrje në fund sociologia Marsida Simo.

Kujdes zemrën!

Eristen Kuka, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, thotë se, studime të shumta vërtetojnë se stresi ndikon negativisht në çrregullime të rrahjeve të zemrës dhe si rrjedhojë, në sëmundje fatale.

“Rrahjet e çrregullta të zemrës janë perceptuar si anomali të rrahjes së zemrës dhe karakterizohen nga ndërgjegjësimi i kontraktimeve të muskujve kardiake në gjoks si rrahje me vështirësi, rrahje të shpejta / ose të parregullta. Rrahjet e parregullta të zemrës mund të jenë të ndryshueshme ose të vazhdueshme.

Këto lloj rrahje të zemrës mund të ndodhin në kohë të caktuara, ose mund të zgjasin për periudha të gjata kohore. Rrahjet e zemrës mund të jenë të lidhura gjithashtu me sëmundje të zemrës: sulm në zemër, sëmundje koronare arteriale, dështim të zemrës, probleme të valvulave të zemrës, probleme të muskujve zemrës. Një ndër shkaqet që mund t’u atribuohet këtyre çrregullimeve të rrahjeve është ankthi dhe stresi”- thotë z. Kuka.

Ai shton se, ankthi dhe stresi rrisin nivelin e kortizolit dhe adrenalinën e trupit, e cila nga ana tjetër mund të ndërhyjë me funksionimin normal të sistemit nervor. Në mënyrë të ngjashme, stresi fizik dhe mendor mund të ndikojnë në paraqitjen e dridhjeve dhe çrregullimeve të zemrës. Dr. Kuka thotë se edhe ilaçet kundër depresionit kanë ndikimin e tyre në dëmtimin e zemrës.

Stresi dhe personaliteti

Shkaku i parë janë tiparet e personalitetit të një individi, sepse njerëzit që janë më të ndjeshëm, që janë shumë të përgjegjshëm ndaj detyrave që marrin, ata që punojnë në profesione që i vënë përpara detyrimeve për të pasur kufizime në kohë për të arritur objektivat, janë më të prirë për t’u stresuar. Po ashtu, edhe personat që janë analitikë, që analizojnë në detaje një ngjarje apo bëjnë analiza të thelluara të punës, të raporteve të tyre me të tjerët. Edhe njerëzit që synojnë të arrijnë përsosmërinë, që i duan gjërat e veta deri në imtësi të realizuara në mënyrë të përkryer janë të predispozuar për t’u prekur më tepër nga çrregullimet e stresit dhe të ankthit

Më shumë stres

Një shoqëri e stresuar, pikë së pari, nuk ka produktivitet në punë. Kjo ishte fjalia e parë që pohoi dr. Arjana Rreli, mjeke psikiatre. “Janë rritur faktorët stresues, pasiguria në vendin e punës. Pamundësia për të gjetur punë, por edhe konfliktet brenda familjes rrisin nivelin e stresit, gjë që rrit nivelin e ankthit. Diçka që po ndryshon vitet e fundit në Shqipëri është mungesa e kompleksit për të pranuar kur kanë probleme, njerëzit po ndërgjegjësohen për të kërkuar ndihmë, ndaj pohoj që kam më shumë njerëz në klinikë që vijnë”, – tha Dr. Rreli.
Sipas saj, shkaqet e stresit janë të ndryshëm.

“Unë do të pohoja sigurisht si shkak të parë tiparet e personalitetit të një individi, sepse njerëzit që janë më të ndjeshëm, që janë shumë të përgjegjshëm ndaj detyrave që marrin, ata që punojnë në profesione që i vënë përpara detyrimeve për të pasur kufizime në kohë për të arritur objektivat, janë më të prirë për t’u stresuar. Po ashtu, edhe personat që janë analitikë, që analizojnë në detaje një ngjarje apo bëjnë analiza të thelluara të punës, të raporteve të tyre me të tjerët.

Edhe njerëzit që synojnë të arrijnë përsosmërinë, që i duan gjërat e veta deri në imtësi të realizuara në mënyrë të përkryer janë të predispozuar për t’u prekur më tepër nga çrregullimet e stresit dhe të ankthit”, – thotë znj. Rreli. Shkak tjetër, që përmend mjekja janë dhe stresorët e jashtëm: një njeri që është në kërkim të një pune, që nuk ka gjetur dot shpërblimin për një investim në një vend pune, por edhe ata që janë të vetmuar, pa një partner.

“Është parë nga studimet që beqarët apo njerëzit që kanë humbur lidhjet, qoftë shoqërore apo civile, janë njerëzit më të predispozuar për t’u prekur nga stresi. Po ashtu, personat në vështirësi ekonomike të konsiderueshme, dhe që minimalisht, një kryefamiljar s’ka mundësi të çojë në shtëpi ushqimet bazë, është në presionin e njeriut përgjegjës për sigurimin e të ardhurave.”- thotë mjekja. Dr. Rreli përmend si shkak të rëndësishëm në shtimin e stresit në mesin e shqiptarëve dhe sjelljen konfliktuale, edhe në punë, që sipas saj është tipar i popujve ballkanas.

Larg kompjuterëve e telefonave

Meqenëse shfaqja e simptomave nga Sindroma e Kompjuterit është e lidhur drejtpërdrejt nga kohëzgjatja e përdorimit të pajisjeve elektronike, këshillohet që ato të përdoren vetëm kur është e nevojshme dhe duke zbatuar rregullat e sipërpërmendura. Pra, pasi kemi punuar mbi 8 orë në kompjuter nuk mund të kalojmë pastaj edhe një kohë të gjatë në celular ose iPad duke parë një film apo duke luajtur aty. Shpeshherë mjafton të reduktojmë ose të ndërpresim për një periudhë kohe qëndrimin në pajisje elektronike për të zgjidhur problemin.

Çlodhje

Ka edhe kështu. Profesionistë apo sipërmarrës të stresuar gjatë orareve të gjata, që kërkojnë çlodhje. Emona Begolli, nga “Bamboo SPA”, thotë për “Monitor” se është shtuar numri i biznesmenëve që vijnë për të marrë një shërbim masazhi, për të larguar streset e ditës së ngarkuar.

Sipas saj, masazhet janë shërbimi më i kërkuar nga klientët meshkuj dhe kryesisht, drejtues të bizneseve të caktuara që, kërkojnë të çlirojnë energjitë negative të një ditë të stresuar përmes këtyre shërbimeve. Znj. Begolli pohon se një pjesë e këtyre sipërmarrësve janë të abonuar rregullisht, por ka edhe të tjerë që vijnë për të marrë shërbime masazhi pas një dite mbledhjeje të gjatë apo me vendimmarrje të rëndësishme në biznes.

Studimi/ Pse sipërmarrësit e vegjël stresohen më tepër?

Një studim i ri i cituar nga Forbes thotë se ka një sërë faktorësh të rrezikshëm për sëmundjet mendore, me të cilat ballafaqohen pronarët e bizneseve të vogla. Këta përfshijnë:

-arsyet financiare për shkak të të ardhurave të paparashikueshme

-niveli i lartë i pasigurisë, ku nuk e dini se nga vjen puna tjetër

-kërkesa të larta në punë dhe përgjegjësi të shumta në vendin e punës

-izolimin dhe mungesën e mbështetjes sociale

-përgjegjësi të shumta ndaj të tjerëve duke përfshirë punonjësit dhe familjen

-orë të gjata, të cilat mund të jenë edhe një problem më i madh sesa në botën e korporatave

– ndërthurja e jetës personale dhe profesionale, në mes të shtëpisë dhe punës, duke e pasur të vështirë të ndaheni nga puna juaj dhe të mos merrni kohë për veten

– dështimi i biznesit, i cili gjithashtu mbart rrezik vetëvrasës.
Këta faktorë mund të rezultojnë në stres ose tendosje në punë, të cilat paraqesin një faktor të lartë rreziku për zhvillimin e depresionit. Dhe depresioni, sipas studimit, ‘godet’ më tepër pronarët e bizneseve të vogla, veçanërisht nëse nuk janë në gjendje të punojnë dhe të humbasin burimin e të ardhurave.

Burimi: ABC Health and Wellbeing

OBSH jep alarmin: Sëmundjet profesionale të lidhura me punën

Një “sëmundje profesionale” është çdo sëmundje që konsiderohet kryesisht si rezultat i një ekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut që rrjedhin nga aktiviteti i punës. Sëmundjet që lidhen me punën kanë shkaqe të shumta, ku faktorët në mjedisin e punës mund të luajnë një rol, së bashku me faktorë të tjerë, në zhvillimin e sëmundjeve të tilla.

Plani Global i Veprimit i OBSH-së për Shëndetin e Punëtorëve bëri thirrje për përmirësimin e diagnozës, raportimit dhe regjistrimit të sëmundjeve profesionale dhe ngritjen e kapaciteteve për vlerësimin e barrës profesionale të sëmundjeve
Aktivitetet e OBSH-së në lidhje me sëmundjet profesionale dhe të lidhura me punën përfshijnë:

– Kryerja e vlerësimeve nga rreziqet kryesore profesionale, si lëndimet, ekspozimet ajrore, kancerogjene, stresorët ergonomikë, zhurma dhe rreziqe të tjera specifike.

– Përfshirja e sëmundjeve profesionale dhe shkaqeve të tyre në shfaqjen e stresit dhe dëmtimeve psikologjike

– Puna me ILO për të zhvilluar kritere diagnostikuese dhe ekspozuese për sëmundjet profesionale dhe për t’u mundësuar ofruesve të kujdesit shëndetësor parësor dhe dytësor të zbulojnë dhe raportojnë sëmundje të tilla.

Stresi në punë nxit konsumin e ëmbëlsirave

Sipas një studimi të Mintel, një në tre punonjës ha çokollata, biskota apo patatina për të larguar stresin që i shkakton puna. Nëse do të marrim grupmoshën 35-44 vjeç, shifra rritet në 4 në 10 punonjës, të cilët për të përballuar fluksin e email-eve dhe për të gjetur ekuilibrin mes orëve të punës dhe orëve që i kushtojnë familjes, hanë ëmbëlsira apo ushqime të cilat konsiderohen “të pashëndetshme”.

Ngrënia shihet si një mënyrë më e mirë për të përballuar problemet sesa stërvitja apo biseda me miqtë apo kolegët. Mintel thotë: “Ngrënia është në vend të parë si mënyrë për të luftuar stresin që shkakton puna. Kemi dalë në përfundimin se 33% e personave hanë, 30% pinë alkool dhe 15% pinë cigare për të hequr stresin.”/ Monitor

Burimi: Forbes

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti vijon të na surprizojë/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Gadishulli i Ballkanit  po vazhdon të jetë në aktivitetin e Anticiklonit të Azoreve i cili do të mbajë mot pa rreshje në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  edhe gjatë kësaj jave.

Për ditën e sotme, pritet që moti të dominohet nga kthjellimet vranësira të pakta në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6m/sek në bregdet.

LEXO EDHE:  Kreu i Antimafias Italiane/ Shqiptarët mbizotërojnë tregun e drogës

Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

Zonat  malore  8/26°C

Zonat e ulëta  9/30°C

Zonat bregdetare 14/28°C/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 22 tetor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete sa me e mire, sot duhet te shfrytëzoni çdo moment për t’i shprehur ndjenjat. Ne këtë mënyrë do mund t’i kaloni shume lehtësisht edhe disa vështirësi qe iu kishin dale. Beqaret do ndihen me te lire për te dale me disa persona te rinj dhe do ndihen mjaft mire. Ne planin financiar mos shpresoni me kot ta përmirësoni sa hap e mbyll sytë gjendjen. Beni edhe pak durim.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse keni një lidhje dhe ndiheni te lumtur, përfitoni sot për te bere ndonjë surprizë te madhe, Marsi do jete ne anën tuaj dhe do ju ndihmoje për gjithçka. Ne mbrëmje mund te surprizoheni edhe nga partneri. Edhe për beqaret gjerat mund te marrin një kthese shume me te rëndësishme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë para se te shpenzoni reflektoni disa here.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj dite do keni shume dyshime për te dashurin e zemrës tuaj dhe nuk do e lini dot veten te lire për t’u dashuruar ashtu si e ndieni. Beqaret nga ana tjetër do jene me te favorizuar dhe do arrijnë te gjejnë një person mjaft te përshtatshëm. Ne planin financiar vërtet do mundoheni pak, por do arrini me ne fund ta stabilizoni situatën. Për ju asgjë nuk do jete e pamundur.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ne tërësi jeta juaj ne çift nuk do jete e keqe. Pranë partnerin do ndiheni edhe me mire se me pare, por ne disa momente mundet te mërziteni për shkak se ai nuk do ua shprehe shume ndjenjat. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do ndiheni keq.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj dite do merreni vesh pre mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni asnjë ankese. Toleranca do jete ajo qe do ju ndihmoje te ruani një marrëdhënie te kënaqshme. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe mund te hidhen ne krahët e personin qe do i joshe pa u menduar gjate. Ne planin financiar mund t’iu dalin disa probleme te vogla, por jo me pasoja te renda.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse keni një lidhje as mos mendoni për te flirtuar me një person sepse do keni probleme shume te mëdha me partnerin. Nëse jeni mërzitur pranë tij dhe doni te provoni diçka tjetër, me mire ndahuni fillimisht. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do marrin plot propozime interesante. Financat do jene goxha te mira dhe deri ne fund te ditës mund te përmirësohen akoma me shume.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume e turbullt ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i pranoni aspak gabimet e bëra dhe debatet qe mund te lindin do jene te forta. Beqaret nuk do jene realiste dhe do kërkojnë gjera te pamundura. Edhe sot ata do mbeten te vetmuar. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do ndikoje me shume nga te gjithë dhe do sjelle përmirësime te vazhdueshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e mbushur me gëzim te madh ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni te dy palët te arsyeshëm dhe do bëni gjithçka qe marrëdhënia me partnerin te ece ne rrugën e duhur. Beqaret kane kohe qe ëndërrojnë një partner ideal dhe sot dëshirat e tyre mund te realizohen. Gjendja e financave ka për te qene gjithë kohës e mire nëse vazhdoni t’i menaxhoni me maturi te ardhurat.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Pasion apo tension për te dashuruarit? Gjate kësaj dite gjithçka mund te ndodhe sepse Marsi dhe Jupiteri do ndikojnë njëkohësisht. Përgatituni për emocione shume te forta si pozitive ashtu edhe negative. Për beqaret do jete një ditët vërtet shume e veçante. Sektori i financave do jete tejet dinamik dhe do arrini t’i shlyeni pa frike edhe shpenzimet me te nevojshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Te dashuruarit do kenë një dite te ngrohte dhe perfektë për te folur për gjithçka qe i ka shqetësuar deri me sot. Beqaret do jene shume energjike dhe te gatshëm për te bere gjithçka qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Pasditja dhe mbrëmja do jene shume me te veçanta. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte kështu qe duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni sa me pare situatën.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni ne një lidhje sot keni për te pasur me te vërtetë një dite shume te bukur. Çdo moment do jete i ngrohte dhe debatet thuajse do mungojnë plotësisht. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person dhe do bëjnë edhe sakrifica qe te fillojnë menjëherë një lidhje me te. Për te ardhurat duhet te tregoheni te matur e te kujdesshëm sepse çdo gabim i bere sot mund te sjelle probleme te mëdha nesër.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Venusi do pozicionohet shume mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por edhe ju duhet te bëni te gjitha përpjekjet qe marrëdhënia ne çift te përmirësohet me shume. Mos prisni gjithmonë nga te tjerët. Beqaret ka mundësi te afrohen me disa persona qe sapo janë divorcuar dhe nuk do e kenë rrugëtimin shume te lehte. Ne planin financiar te gjitha përpjekjet qe keni bere kohet e fundit do japin rezultate shume te mira.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dëshmia e gazetarit italian që zbuloi fëmijën 11 vjeçar shqiptar në kampin e ISIS

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Opinion” të mbrëmjes së sotme një nga dëshmitë ekskluzive ishte edhe ajo e gazetarit investigativ të emisionit “Le Iene” në “Italia 1, Osvaldo Verri, i cili së bashku me dy kolegë të tjerë, njeri shqiptar, pas përpjekjesh arritën të zbulojnë dhe më pas të hyjë në kampin Al Hol në Siri, ku kontaktoi fëmijën 11 vjeçar, të lindur në Itali, por me kombësi shqiptare, Alvin Berisha.

Në moshën 6-vjeçare, Alvini mbërriti në Siri, pasi nëna e tij e la bashkëshortin dhe dy fëmijë të tjerë të saj në Itali, ku jetonin si emigrantë dhe iu bashkua grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Në dëshminë e tij ekskluzive për “Opinion” gazetari Verri pohoi:

“Kam qenë në Siri për reportazhe të tjerë, por në Kampin Al Hol ishte hera e parë që shkoja. Ishte e vështirë derisa mbërritëm. Ne menduam se do të kishim ndihmën e organizatave që janë atje, mbështeteshim tek ushtarakët, ambasadorët, por askush nuk na ndihmoi. Në fund, ata që e vunë dorën në zemër dhen u prekën nga babai e vendosën të na nduihmonin ishin kurdët që na lejuan të hyjmë në kamp me një pritje shumë të reduktuar krahasuar me normën e televizioneve, që presin nga 3 ditë në një javë, ne hymë për një ditë, duke patur një baba të dëshpëruar.

Të hyje në atë kamp është e vështirë dhe e rrezikshme, sepse kishte gra dhe fëmijë që janë familje të luftëtarëve të ISIS. TË qëndroje brenda tendave për pak kohë, duhet të bije dakord me kurdët sirianë, tu thojë çfarë doje të bëje dhe ata të shoqëronin. Përqendrimi ynë ishte tek Alvin, ndaj u përqendruam pak në histori të tjera dhe raste të tjera. Pamë shumë fëmijë dhe na thanë që në një pjesë të kampit kishte familje shqiptare fëmijë shqiptarë, por nuk arritëm të shkonim. Kampi ishte shumë i madh. Por pamë fëmijë në kushte shumë të këqija, pisllëk, dhe unë që jam baba më dhemb zemra.

LEXO EDHE:  Stresi publikon nga burgu pankartën e çuditshme të një studenti në protestë

Ne i provuam të gjitha mënyrat për të marr Alvinin dhe për ta kthyer tek i ati. Ka procedura që në atë terren lufte ka interesa ndërkombëtare, ndaj ka vëmendje nga e gjithë bota mbi fatin e njerëzve që janë në atë kamp. Kurdët, ata që drejtojnë kampin na thanë se në asnjë mënyrë nuk mund ta mbanin atje babain që donte të rrinte atje, pasi atje çdo ditë vriteshin njerëz nga ish luftëtarët e ISIS. Por nuk mund ta jepnin fëmijën, pasi kishte procedurë fikse, që për të marr një fëmijë i lindur në Itali dhe rritur Itali, por kishte pasaportë shqiptare duhej një figurë e një përfaqësuesi nga shtetit shqiptar. Pa këtë figurë nuk e jepnin fëmijën. Na thanë se raste të ngjashme ka patur. Na treguan se nëna daneze me fëmijë danezë, që s’kishin asnjë lidhje me ISIS dhe donin të ktheheshin. Ata janë kthyer me një funksionar të qeverisë daneze dhe në 10 minuta kanë marr fëmijën. Ne këtë mundësi nuk e patën, provuam edhe me ambasadorin shqiptar, por patëm premtime dhe deri më sot fëmija është atje.

Shkuam përpara ndërhyrjes turke. Ne nuk patëm asnjë problem. Me ne të gjithë ishin të sjellshëm, fjetëm në hotel, shkuam për darkë në restorant. Të varfër sigurisht, por nuk patëm probleme me askënd. Sigurisht që kishte kontrolle në rrugë që të shihnin kush je e çfarë bën, por nuk patëm probleme. Të vetmet që ishin pak më ndryshe ishin gratë e ISIS brenda kampit. Kur ishim atje shkëmbyem pak batuta me gratë e veshura me të zeza atje që na thanë se kanë frikë atje, ka dhunë, ka njerëz që u vënë flakën tendeave. Dhe tani që kurdët nuk kanë më kontroll mendoj se është shumë më e rrezikshme. Për fëmijët mendoj se është edhe më e rrezikshme. Të vjen vërtet të qash”.

LEXO TE PLOTE