Koment/ Të luftohet për projektin e paqes dhe Europën e hapur
Këtë fundjavë përkujtohet në Poloni fillimi i Luftës së Dytë...
Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t?u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), e cila kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, por ende mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë do të hyjnë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kili.
Gjithashtu, i paqartë mbetet edhe fakti nëse institucionet e Kosovës do të vendosin që t?i qasen betejës përfundimtare për të hyrë në votim për anëtarësim ose jo, për shkak të rrethanave aktuale ndërkombëtare, por edhe vendore.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Anton Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë të interesuara për anëtarësim në INTERPOL dhe rrjedhimisht, në këtë drejtim, procedurat teknike dhe administrative kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë deri sa ky anëtarësim të bëhet realitet. Për sa i përket aplikimit konkret, ai këtë e sheh si një çështje jo vetëm teknike, ndonëse do të duhej të ishte e tillë, por edhe si diplomatike dhe politike.
?Kështu që, ne do ta masim këtë. Nuk do ta sfidojmë Kosovën, pa e matur mirë në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht Bashkimin Evropian, sepse marrëveshjet e Brukselit parashohin që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme. Ndërkaq, ne nuk jemi në një fazë kur janë krijuar institucionet evropiane dhe kemi një lloj vakuumi. Po ashtu kemi një lloj vakuumi tash edhe në Kosovë, për shkak se jemi qeveri në dorëheqje. Kështu që do të ecim dy herë më kujdesshëm, në mënyrë që ta kemi një pasqyrë më reale, para se të shkojmë në fazën finale?, theksoi Berisha.
Betejë diplomatike për votat që i mungojnë Kosovës për INTERPOL
Mendim të përafërt ka edhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti. Duke folur për Radion Evropa e Lirë ai ka theksuar se aktualiteti i brendshëm politik në Kosovë, por edhe aktualiteti politik ndërkombëtar, e shtojnë skepticizmin për rrugën e Kosovës drejt INTERPOLI-it. Sipas tij, me një qeveri në dorëheqje dhe rrjedhimisht institucione që nuk mund të jenë të përkushtuara me kapacitete të plotë, nuk mund të njehet aktiviteti i Kosovës për të lobuar për anëtarësim në INTERPOL. Për më shumë, sipas tij, duhet pasur parasysh kontekstin politik ndërkombëtar, si dhe faktin që për Kosovën do të jetë përpjekja e dytë zyrtare për anëtarësim në këtë organizatë.
?Kur kësaj i shtohet fakti se në të parën kemi dështuar, madje duke llogaritur edhe në vota negative nga vendet që e kanë pranuar Kosovën, mendoj që duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë për të marrë pëlqimin, jo vetëm të atyre vendeve që kanë njohur Kosovën, por edhe të atyre vendeve që nuk e kanë njohur dhe që kanë pozicion pak sa më të shtendosur kundrejt Kosovës. Duhet prezantuar anëtarësimin si një aspekt teknik, si një gatishmëri e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsioni dhe vetëm në rrethana të tilla do të duhej të procedonim me kërkesën dhe shtyrjen e saj për votim në konferencën e përgjithshme të INTERPOL-it?.
Një tjetër sfidë drejt INTERPOL-it
Në korrik t këtij viti, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pati theksuar se marrë parasysh që Asambleja e Përgjithshme e INERPOL-it sivjet mbahet në Kili, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë mbetet ?të shqyrtohet se a do të hyhet në agjendën e votimit apo jo?.
Megjithatë, zëvendësministri në dorëheqje, Berisha, thotë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse Kosova do të tërhiqet ose jo nga hyrja në votim.
?Krejt këta parametra duhet pasur parasysh, në mënyrë që të mos e sfidojmë Kosovën në mënyrë të panevojshme. Duhet të jemi të kujdesshëm, jo vetëm për anëtarësimin, por edhe për ruajtjen e autoritetit të shtetit?, tha Berisha.
Kujdes të shtuar lidhur me qasjen e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, sugjeron edhe profesor Hoti.
?Përpjekjet e pa llogaritura mirë dhe dështimi eventual do të ishte fatal për Kosovën. Kjo, në radhë të parë për objektivin e saj për t?u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare dhe e dyta, për atë që tashmë po njihet si marrëveshje e përgjithshme përfundimtare me Serbinë, e për të cilën, sipas informacioneve të mia, tash e sa kohë janë duke punuar ekspertët e jashtëm?, theksoi Hoti.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë vazhduar dhe po vazhdojnë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka vlerësuar se që nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, vitin e kaluar në Dubai, ku është kundërshtuar kërkesa e Kosovës për t?u anëtarësuar në këtë organizatë, nuk ka pasur asnjë zhvillim që do të sillte ndryshimi të atij vendimi.
Më 20 nëntor të vitit 2018, Kosova nuk kishte arritur të anëtarësohet në INTERPOL, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.
Tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme./REL
Këtë fundjavë përkujtohet në Poloni fillimi i Luftës së Dytë...
Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qyt...
Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka rrezikuar armëpushimi...
Grindjet kryesore të Bashkimit Europian për momentin shtrihe...
Më 1 shtator 1939 avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qyt...
Pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 21 të tjerë kan...
Këtë të dielë (01.09) votohet në landet gjermane lindore, Sa...
Eksperti amerikan i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel ...
Reparacionet e luftës janë „një çështje e përgjegjësisë dhe ...
Mungesa e kultivimit të marrëdhënieve me disa nga vendet që ...
Të gjitha zgjedhjet rajonale në Gjermani ndiqen këtë vit me ...
Vendet e QUINT-it, presin që zgjedhjet e parakohshme në Koso...
Zgjedhjet të dielën në landet lindore gjermane Saksoni dhe B...
“Dita e Punës” nuk do të jetë ditë kremteje për Floridën, në...
Në tre lande gjermane votohet në vjeshtë. Populistët e djath...
Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër migran...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë sot pu...
Imami, Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BI...
Një vajzë 12-vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ...
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...