LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarkazma e Ylli Dylgjerit: "Ky Mazniku, ky kokërr fiku!"

1 Shtator 2019, 20:14, Satire Politike CNA
Sarkazma e Ylli Dylgjerit: "Ky Mazniku, ky kokërr fiku!"

Gazetari njohur për humorin dhe sarkazmën e tij therrëse, Ylli Dylgjeri, ka postuar një status në rrjetet sociale në lidhje me shpenzimet e tepruara të zvendëskryetarit të Bashkisë së kryeqytetit Arbian Mazniku, të paguara nga “Fusha Shpk”.

“Ky Mazniku, ky kokërr fiku!” Është titulli i shkrimit që më tej vijon:

“Ja çthotë Mazniku: ?Fusha ma pagoi hotelin meqenëse së bashku fituam një çmim?, kjo është përgjigja e përmbledhur që jep nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, lidhur me skandalin e pagesës së biletës së hotelit në Barcelonë, plot 1816 euro. Meqë ?Fusha shpk? dhe Bashkia e Tiranës paskëshin fituar një çmim në Barcelonë, i bie që sipas ?logjikës? së Maznikut, kjo pagesë është e përligjur, edhe pse ligji e ndalon!!! Ose, Të thërrasi gjykatësja Eni Çobani çiftin X në studio, dhe të bëhet ky dialog: Burri: Dua te ndahem nga gruaja. Kam prova që më tradhëton. Gruaja: Nuk është e vërtetë! Burri: Si moj?! Po kam faturën e hotelit me 5 yje, ku ke fjetur me një biznesmen. Gruaja: E ça pastaj? Nuk harxhova asnjë lek nga buxheti i shtëpisë. I pagoi Ai të gjitha../CNA.al

11:11 Satire Politike

Edvin-ogllu -haber

Nga Zef ZEFI* Siç ka bā haber vetë Edvin-ogllu, ky ka flutur...

20:26 Satire Politike

Polici dhe Berberi

Një dite një polic shkon tek berberi për tu qethur.Duke bere...

Lajmet e fundit nga