LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një mesazh prej së vërteti!

1 Shtator 2019, 11:46, Opinione CNA
Një mesazh prej së vërteti!

Nga Denis Dyrnjaja

* Ky është Ambasadori Britanik në Kosovë Ruairi O’Connell. Në përfundim të misionit të tij ai kishte lënë një mesazh me përshtypjesh për vitet që kaloi në Kosovë, natyrisht ishin mbresëlënëse për të dhe familjen e tij dhe dashamirëse ndaj Kosovës.

Ajo që më ra në sy mes rreshtash ishte ky pasazh: “Më thyhet zemra kur mendoj për vështirësitë e Kosovës për Pavarësi, dhe njëzet vjet pas luftës të ekzistojë ndjenja se komuniteti ndërkombëtar, në njëfarë mënyre ?ia ka borxh? Kosovës një qeverisje më të mirë, një ekonomi më të mirë, dhe gjykata më të mira. Në të vërtetë, ne nuk i kemi asnjë borxh Kosovës.

Ky është çmimi i Pavarësisë. Duhet ta bëni vetë. Ne mund t?ju ndihmojmë, ne do t?ju ndihmojmë, por nuk mund ta bëjmë për ju. A mund të bjerë ndër mend ndonjë vend të cilit problemet ia kanë zgjidhur të huaj dashamirës, deri sa qytetarët e këtij vendi vetëm shikonin? Mua jo.”

Pra ne shqiptarët kemi një problem të madh me pritshmëritë dhe angazhimin e të huajve në raport me shtetet dhe kombin tonë. Mendojmë se të tjerët na e kanë për borxh dhe detyrim të merren me problemet dhe hallet tona, aq më keq me tekat dhe kapriçiot tona si në Tiranë dhe në Prishtinë. Kjo është domethënëse në raport me konceptin që kemi për shtetin dhe interesat e vendit dhe popullit. Ato janë gjithnjë nën interesat vetjake dhe pasurore të atyre që na kanë udhëhequr sot e mot, të huajt këtë tanimë e dinë fort mirë!

Lajmet e fundit nga