LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI në panik/ Kryemadhi bën kurban drejtorin e arrestuar

1 Shtator 2019, 14:09, Politikë CNA

Pas arrestimit të ish-drejtorit në Gjirokastër, Armand Mamani ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me anë të një deklarate për mediat LSI mohon se Mamani është arrestuar në ambientet e kampit të Jalës, duke theksuar se aktiviteti është përmbyllur mbrëmjen e 30 gushtit.

Gjithashtu LSI ka nxituar të mojojë se Mamani ka qenë drejtor i prodhuar pikërisht nga kjo forcë politike.

Sipas tyre , Mamani nuk ka qenë kreu i LSI për degën e Gjirokatrës.

Por, LSI, nuk thotë se çfarë funksionesh ka patur ai në këtë parti dhe e anashkalon arrestimin e tij.

?LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër. LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një  fake neës bajat dhe i sajuar?, thuhet në reagimin e LSI-së.

Ndërsa po të bësh një kërkim të thjeshtë në rrjetin social të Mamanit shikon foto dhe qëndrime të tij në lidhje me LSI me Ilir Metën dhe strukturat e LSI në Gjirokastër.

Më poshtë po sjellim reagimin e LSI -së dhe fotot Mamamit me Kryemadhin dhe Metën.

Reagimi i plotë i LSI-së:

Reagim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në lidhje mbi disa lajme në media për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër.

? LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një ?fake neës? bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

? LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur çdo abuzim dhe shtrembërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht një tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Lajmet e fundit nga