LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ka 7-fishuar votat në një dekadë”/ Matteo Salvini leksion politikës shqiptare

1 Shtator 2019, 06:17, Politikë CNA
“Ka 7-fishuar votat në një dekadë”/ Matteo Salvini

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demoktratike, Edvin Kulluri, ndërsa ka reaguar në lidhje me krizën politike në Itali, ka hequr një paralele me situatën në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri thekson ndër të tjera se rasti i Matteo Salvinit duhet të shërbejë si leksion për politikën shqiptare.

Sipas Kullurit, Matteo Salvini ka 7-fishuar votat në një dekadë, sepse sipas tij ai nuk bën pazare dhe njerëzit e besojnë.

?Ka dale kunder burokrateve te Brukselit dhe qeverive te Berlinit e Parisit, pasi thote se ne Itali vendosin Italianet! Ka qene kunder establishmentit liberal qe njehsoi te majten dhe te djathten! Eshte kunder ketij ?teatri politik? duke qene politikan i Vertete!

Del nga qeveria dhe kerkon Zgjedhje! Nuk ben pazare me kundershtaret si 5 Yjet por u qendron kundershtareve Perballe! Eshte Burre dhe jo Burracak! Nuk thote nje gje e ben tjeter gje! Shkurt ka B….! Prandaj ka 7-fishuar votat ne nje dekade!?-shkruan ndër të tjera Kulluri.

Ndërsa në Shqipëri, Kulluri thekson se ?Prtite e medha kane hall te qarkullojne karriget dhe pazaret, ndaj besueshmeria ndaj qeverise dhe opozites eshte ?pertoke?.

Postimi i plotë i Kullurit:

Matteo Salvini cdo dite mbledh qindra e mijera njerez neper sheshe e salla qe shkojne vullnetarisht me entuziazem per ta mbeshtetur! As administrate e as militante me lista ne autobuze!

Ai i takon njerezit aty ku jetojne! E presin, jane optimiste, e besojne sepse mendojne qe ka të drejtë! Salvini nuk ben pazare por ka dale kunder atyre qe bejne qeveri nderkohe qe para 1 viti luftonin njeri-tjetrin, pra 5 Yjet dhe PD! Ka dale kunder burokrateve te Brukselit dhe qeverive te Berlinit e Parisit, pasi thote se ne Itali vendosin Italianet! Ka qene kunder establishmentit liberal qe njehsoi te majten dhe te djathten! Eshte kunder ketij ?teatri politik? duke qene politikan i Vertete!

Del nga qeveria dhe kerkon Zgjedhje! Nuk ben pazare me kundershtaret si 5 Yjet por u qendron kundershtareve Perballe! Eshte Burre dhe jo Burracak! Nuk thote nje gje e ben tjeter gje! Shkurt ka B….! Prandaj ka 7-fishuar votat ne nje dekade!

Kurse tek ne partite e medha kane hall te qarkullojne karriget dhe pazaret, ndaj besueshmeria ndaj qeverise dhe opozites eshte ?pertoke?! I kane vene emrin Kapiten! Kurse tek ne po vendosin sherbetoret, kopshtaret e llogaritaret e establishmentit korruptiv!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga