Connect with Us

Hotel Plaza, dyndet nga turistët dhe eventet/ Blendi Klosi, turizëm me një shishe konjak

Sociale

Hotel Plaza, dyndet nga turistët dhe eventet/ Blendi Klosi, turizëm me një shishe konjak

Publikuar

-

Turizmi, konsiderohet si sektori që garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësim, nxitje të ndërmarrjeve të vogla e të mëdha, më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

Por turizmi do edhe mbështetje dhe përkrahje nga institucionet përkatëse.

Tirana dhe më konkretisht Hotel Plaza është vizituar këto ditë nga një grup turistësh elitarë, të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes Evropës me makinat e tyre sportive dhe super të shtrenjta.

Hotel Plaza është përzgjedhur disa herë nga turistë të këtij kalibri si ndalesë, ku mund të veçojmë edhe pjesëmarrësit e eventit “GUMBALL 3000” ku rreth 80 automjete luksoze u parkuan në Hotel Plaza në vitin 2017.

Këto evente, ndonëse madhështore dhe ndonëse gjenerojnë të ardhura  për turizmin shqiptar nuk promovohen nga institucionet dhe përkatësisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës/ Protesta e studentëve solli ndryshimet në qeveri

Kreun e këtij institucioni, Blendi Klosi e kemi parë me shishe konjaku në duar dhe buzëqeshje në fytyrë, duke takuar turistin Polak që theu këmbën në theth.

Klosi tha se këtë veprim e bëri për të mirë të turizmit dhe deri këtu s’ka ndonjë gjë të keqe. Por, turizmi dhe mënyrat se si zhvillohet nuk janë të njëjta.

Jo çdo herë nevojitet një tufë me lule apo një shishe me konjak për të bërë diçka për turizmin, pasi ka edhe evente të tjera si këto që kanë ndodhur tek Hotel Plaza, që i vlejnë të promohohen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulja e temperaturave/ Bora zbardh fshatin turistik të Dardhës

Publikuar

-

Nga

Ulja e ndjeshme e temperaturave, ka sjellë reshjet e para të borës në juglindje të vendit.

Fshati turistik i Dardhës, është zghjuar nën petkun e bardhë të borës mëngjesin e sotëm.

Dardha është një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e dimrit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa reshje bore priten edhe në zonat e ulta.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI: Bixhozxhi!/Blendi Klosi: Mos u çudit hiç, eja flasim me fakte!

LEXO EDHE:  Prezantohen rregullat për vend –depozitimet/ Klosi tregon ku do të ndërtohen

LEXO TE PLOTE

Sociale

Policia bën “kërdinë” në Tiranë/ Arrestohen 21 shoferë, pezullohen dhe 89 leje qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Gjatë javës që kaloi janë arrestuar 21 shoferë pasi 12 prej tyre rezultuan të dehur, 8 pa patentë dhe 1 me dokumenta të falsifikuara.

Përveç arrestimeve, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur 45 gjoba.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.

Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:

  • Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
  • Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).
  • Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
  • Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës/ Protesta e studentëve solli ndryshimet në qeveri

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI: Bixhozxhi!/Blendi Klosi: Mos u çudit hiç, eja flasim me fakte!

# KujdesiiShtuarParandalon🚑
# StopAlkoolitNëTimon🥃
# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻

TiranëPolicia Rrugore e kryeqytetit ka vijuar kontrollet parandaluese për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore.Patrullat e rrugorëve të kryeqytetit kanë monitoruar gjatë javës që kaloi disa nga kryqëzimet që janë evidentuar me risk për shkak të shkeljeve të semaforit nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe kanë verifikuar drejtuesit e mjeteve që drejtonin mjetet pas përdorimit të alkoolit dhe si rezultat:• Janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.• Janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.# KujdesiiShtuarParandalon🚑# StopAlkoolitNëTimon🥃# JepiniPërparësiKëmbësorëve🚶🏻♂

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 9. Dezember 2019

LEXO TE PLOTE

Sociale

Profesori i sizmologjisë qetëson qytetarët/ Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

Publikuar

-

Nga

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

I ftuar në në emisionin “Open” në Top Channel, Aliaj theksoi  se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike.

LEXO EDHE:  “Kemi shtrirë dorën e dialogut”/ Klosi zbulon çfarë është e panegociueshme për Ramën

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI: Bixhozxhi!/Blendi Klosi: Mos u çudit hiç, eja flasim me fakte!

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesoret e nderuar, ajo nuk u mor parasysh.

Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”.

LEXO TE PLOTE