LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Mashtrime që i shesin për rikonstruksionin/ Arkitekja nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn

1 Shtator 2019, 18:31, Politikë CNA
Foto-Mashtrime që i shesin për rikonstruksionin/ Arkitekja nxjerr

Arkitektja Doriana Musai, ka hedhur dritë mbi mashtrimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj bëhet fjalë për disa nga mashtrimet që shiten si rikonstruksion  në konvikte apo institucione arsimore.

“Është nga ato raste që as nuk ke nevojë të shkosh të investigosh në terren, për të përgënjeshtruar propagandën e shpifur që po bëhet në mashtrimin e madh qe po shkruan kryeministri dhe kryebashkiaku. Mashtrimin që i ka vënë emrin Pakti për Universitetin.

Fare e lehtë për të nxjerrë me fytyrë të palarë dy krerë shteti që pafytyrësisht mashtrojnë opinionin publik duke i thënë derrit dajë”, shkruan Musai në rrjete sociale, duke shtuar edhe disa foto që vërtetojnë mashtrimin.

Postimi i plotë:

Pakti per Mashtrimin e Madh!

Eshte nga ato raste qe as nuk ke nevoje te shkosh te investigosh ne terren, per te pergenjeshtruar propaganden e shpifur qe po behet ne Mashtrimin e Madh qe po shkruan KM me KB, Mashtrimin qe i ka vene emrin Pakti per Universitetin.

Fare e lehte per te nxjerre me fytyre te palare dy krere shteti qe pafytyresisht mashtrojne opinionin publik duke i thene derrit daje.

Disa nga mashtrimet qe i shesin per “rikonstruksion”:

E para, per sqarim, rikonstruksion i nje godine, quhet kur ke nderhyre ne konstruksion-strukture te saj, ketu ka ca bojatisje qe behen cdo fillim viti akademik qekur mbaj mend une qe kam jetuar ne QS (fillim vitet 2000)

E dyta, panelet e melanines ne nje salle (dhome, se konviktet nuk kane as salla) dhe dy shirita boje tenderi, eshte tallja me e madhe qe i eshte bere ndonjehere profesionisteve te se nesermes. Ketu ka tre tavolina dhe ca karrige qe kushtojne jo me shume se 5mije leke copa. Total total kjo “salle” nuk i kalon 2 milion leke te vjetra, nese i ka kaluar, pjesa tjeter eshte futur ne xhep)

E treta dritaret kane qene te instaluar prej me shume se 2 dekadash- modeli me rreshqitje e tregon fare qarte kete, plus qe kushdo ka jetuar dhe jeton aty e konfirmon pa nje pa dy.

E katerta, dyert e tualeteve qe duken bukur ne perspektive, kane qene historikisht aty, ato as nuk mbyllen, as nuk puthiten dhe celesat jane zhdukur qe kur u vendosen ne fillim 2000- shi

E pesta, koka e sajuar me brryl xingatoje e dushit eshte sajese tipike alla mirembajtje konvikti- shume e dukshme qe nuk eshte e re.

E gjashta, ato koridoret, kane pritur e percjelle mbi 15 breza studentesh dhe dyert e kartonit, jane aq te lodhura nga cilesia e tenderit qe jane bere mes vitesh 2000, sa t’i paraqesesh per te reja eshte pertej kufirit te qesharakes. Per te mos fol per pllakat e nxira neper fuga nga shkeljet e shumta dhe cilesia e dobet qe ne perzgjedhje para 15 vjetesh.

E shtata, sistemi i ngrohjes eshte vene dicka nga viti 2010

Investimet qe jane bere:

Pasqyrat me korniza protokalli ( 1500-2000 leke copa; dy lavamanet 5000 deri 6000leke secili) dhe nese, por vetem nese i kane riveshur muret e tualeteve me pllaka qe ne treg i gjen per 250-350 leke m2, me mik nje njesi tualeti nuk i kaluar 500 mije leke-konviktet kane 5 njesi te tilla

Me pak fjale kane dale nga zyra Kryeminstri i shtetit bashke me Krietarin e Kryeqytetit, kane lene te gjitha punet e shtetit per 3 milion leke investim, me nje synim te qarte te Mashtrojne dhe propagandojne vjedhjen e rradhes, ate qe i kane vendosur emrin “Pakti per Vjedhjen e Studenteve”

…pritja dhe percjellja e udheheqjes behet sigurisht tek i vetmi ambjent i “rikonstruktuar”..per me shume …

Fotoja e fundit
Ka disa godina Q.S qe nuk kane pare boje e uje prej 3 dekadash, por aty jetojne ca familje te harruara nga perendia dhe te percmuara nga te gjitha pushtetet me rradhe. Ato nuk quhen Qytet Studenti dhe aq me pak te denja per “rikonstruksionet” e tenderave grabitqare .

Lajmet e fundit nga