Connect with Us

Dokument-PD sulmon mediat/ Kulluri “shuplakë” Bashës

Politikë

Dokument-PD sulmon mediat/ Kulluri “shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Lulzim Bashës në lidhje me mediat.

Partia Demokratike i etiketonte si ‘armike’ disa media, si edhe i akuzonte ato për qëndrime ‘antiopozitare’.

Duke iu referuar një dokumenti ku sanksionohen qëndrimet e PD ndaj mediave, Kulluri ka dhënë alarmin se edhe Basha po sillet si Rama.

“Nese ky dokument është i vërtetë është një turp i paparë! Si mundet partia që rrëzoi komunizmin dhe sanksionoi lirinë e shprehjes dhe medias të trajtojë me këtë fjalor komunist mediat që kanë qëndrime të ndryshme nga Lulzim Basha! Si mundet që të njëjtat qëndrime të Edi Ramës për gazetarët që s’i pelqejnë si “kazan” etj., ti përdorë edhe më keq Partia Demokratike e Shqipërisë?! “, pyet Kulluri.

LEXO EDHE:  PD djeg mandatet/ Deputetët e LSI në parlament

Sipas tij, Basha dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’u përgjigjen mediave dhe gazetarëve me të cilët nuk bien dakort dhe të polemizojnë me ta, nëse nuk janë dakort.

“Por ti etiketosh si Komiteti Qëndror i PPSH njëherë e një kohë ”armiqtë e vijës së Partisë dhe Shokut Enver, është më së shumti e turpshme dhe më së paku qesharake”, shkruan më tej Kulluri./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Zbulohet armiku i madh i Arta Markut

LEXO EDHE:  Basha takim me të rinjtë/ Nis turin nga Elbasani me një premtim

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha kthehet në “vendin e krimit”

LEXO EDHE:  PD djeg mandatet/ Deputetët e LSI në parlament

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Vendimi i opozitës/ Reagon ashpër Ambasada amerikane

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e PD-së/Çfarë do ndodhë në vazhdim

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE