Connect with Us

Basha urdhër të prerë strukturave të PD-së për mediat “armike”/ Zbulohet shkresa

Politikë

Basha urdhër të prerë strukturave të PD-së për mediat “armike”/ Zbulohet shkresa

Publikuar

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka  bërë një listë me mediat armike në vend.

Në një dokument që titullohet “Qëndrim sqarues mbi propagandën qeveritare” dhe që po qarkullon së fundmi në mediat online, u jepet urdhër strukturave të Partisë Demokratike që të refuzojnë debatet, diskutimet apo komentet publike për këta media duke nxitur urrejtje ndaj tyre.

Mësohet se urdhëri i Bashës është dërguar me email tek të gjitha strukturat e PD duke përmendur edhe emra konkretë.

Pjesë e emrave është edhe gazeta “TemA” e cila ka qenë kritike me mënyrën se si kryedemokrati po drejton një ndër forcat kryesore dhe me histori për vendin.

Shkresën e dërguar me email, e cila ka dy faqe, sipas gazetës Mapo, Lidershipi i Partisë Demokratike ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve. Bëhet fjalë për një memo, një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit.

LEXO EDHE:  Video-Tensione te Bregu i Lumit/ Policia dhunon banorët

Në shkresë flitet për sondazhet e PD dhe po ashtu jepen “këshilla” për qëndrimet politike mbi çmontimin e asaj që e quajnë propagandë të Edi Ramës. Letra përmend emra gazetarësh dhe mediash, që sipas PD përdoren nga Rama, dhe po ashtu, ata që cilësohen mercenarë politikë.

“Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsultimit të madh të Mero Bazes dhe Skënder Minxhozit, prej shumë vitesh në shërbim te pushtet te Edi Ramës, ka hedhur në skakierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin Realstory”, deklaron Basha në shkresën e tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dikush t’i japë pushtet Genc Pollos

Publikuar

-

Nga

Një nga personazhet me të urryera të PD, nga brenda saj nga militantantët e saj, një nga simbolet e Lulzim Bashës dhe Republikës së Re, Genc Polli.
Së fundi ka filluar të rishfaqet në publik pas fshehjes për gati një vit, tani ka dalë në skenë në një situatë se duket që ka shpresë për zgjedhje të parakohshme apo mund të sjellë një rrëzim të qeverisë Rama.
Genc Pollo ka dalë së fundmi në media duke kërkuar të ketë ndarje të pushteteve të ketë më shumë pushtet për disa palë, pra të ketë kontroll të pushteteve. Thjeshte dhe vëtëm kërkon pushtet, asgjë më shumë sesa kaq.

Në fakt partitë politike për atë luftojnë, për të ardhur në pushtet për të qeverisur vendin e Pollo ishte nga ata që në opozitën e parë të PD, në vitin 1999 krijoi partinë e tij, doli kundër PD dhe në momentin më të mirë në vitin 2001, kur PD ka marrë më shumë vota se në vitin 2015 sipas statistikave zgjedhore apo më shumë se në vitin 2009 apo 2013, del më vete duke i shkaktuar një humbje PD, e cila mund të kishte ardhur në 2001 në pushtet, duke nxjerrë kandidatët e tij në gjithë Shqipërinë dhe duke i shkatërruar elektoralisht demokratët me sistemin mazhoritar ku kandidatët e tij merrnin 500 apo 100 mijë vota.
Me të tilla diferenca në disa qytete shumë deputetë mund të ishin të demokratëve dhe mund të kishin ardhur më shpejt në pushtet. Por, përtej kësaj këtë argument e sollëm si fakt për të thënë kush është në të vërtetë Genci i cili në 2005 pasi u bë ministër Arsimi, një nga ministrat më skandalozë, një i akuzuar për korrupsion dhe tendera.

Më pas u bë ministër i Inovacionit ku turpësisht u përfshi në skandalin e 20 milionë eurove për digjitalizmin e TVSH, u akuzua ashpër publikisht nga shumë personazshe të asaj kohe.
Më pas mbështeti Lulzim Bashën, ishte një nga veglat e tij në krah të tij edhe në parlament, kudo që Luli shkonte jashtë, Pollo ishte atje një nga veglat që i duhej për ta përdorur nga afër për intriga e të tjera si këto.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD/Në parlament janë 15 deputetë ish-sigurimsa

LEXO EDHE:  Video-Tensione te Bregu i Lumit/ Policia dhunon banorët

Tani, kjo fytyrë e urryer brenda demokratëve, një nga sharlatanët më të paepur politik kërkon ndarje dhe kontroll të pushteteve patjetër.
Genc Pollo kërkon pushtet në tavolinë, ai është mësuesi i Lulit, i tregon se duke luftuar në tavolinë mund të marrë pushtet dhe mund t’i falet ashtyu siç iu fal gjysma e qeverisë në 2017-ën pas pazarit me Ramën i cili shkoi deri ne 16 milionë eurot e një fature që i takonte vjehërrit të Lulit.

Prandaj ka ardhur koha që demokratët ta lexojnë, ta kuptojnë të vërtetëtn se PD nuk mund të ecë përpara me pazare dhe me fëlliqësira e kërkesa pushteti në tavolinë apo duke kërkuar ise nga Edi Rama dhe gjoba për korrupsionin e tij apo nga PPP-të e tij apo nga abuzimet e tij.

PD thjeshte dhe vetëm duhet të kërkojë largimin e Edi Ramës dhe duhet të luftojë që të vijë në pushtet me një platformë të qartë me një alternativë të bindshme dhe me projekt të detajuar.
Në fakt përballë saj kemi diçka tjetër, Genc Pollon që kërkon ise pushteti nga Edi Rama, Pazar me Rilindjen dhe asgjë më shumë se kaq.

Le të mos harrojmë, ishte Luli i Republikës së Re që 6 muaj më parë, tha që s’ do ketë qeveri me Edi Ramën, tha që qeveria ka rënë, tha që s’ do ketë pazare me të, kërkoi qeveri tranzitore e shumë e shumë të tjera si këto.
Ndërsa sot kërkon thjesht reformë zgjedhore dhe nga ana tjetër nxjerr Pollon për të kërkuar thelën e pushtetit në tavolinë.
Dikush, mundësisht t’i japë diçka Gencit dhe ta kënaqë ashtu siç e kënaqen Lulin në 2017-ën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet çfarë e lidh Bashën me presidentin Macron

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte njeriu që “dënoi” për të paktën edhe 20 vitet e ardhshme rrugë europiane të Shqipërisë, ç’ka do të thotë se çelja e negociatave e cila në fakt nuk është futje në Bashkimin Europian, por një hap pranë saj dhe do të dojë të paktë 10-15 vjet të shtyhet fillimisht me jo më pak se 5 vite. Pa pasur ende një vendim, Shqipëria do të vazhdojë të endet në rrugët e saj të panjohura, me kushte pa kushte duke qenë pjesë e betejave të politikave të ndryshme të Europës, SHBA, Rusisë apo dhe Turqisë.

Por, përtej kësaj ka një tjetër fakt që bie në sy, një entuziazëm i pa përmbajtur i opozitarëve të Lulzim Bashës dhe një urrejtje e pa përmbajtur e Rilindasve të Edi Ramës. Por çfarë i lidh dhe çfarë i ndan palët me njëra tjetrën?
Tifozët e Rilindjes së Edi Ramës e kanë shpallur Macronin një armik, njeri të paaftë, kanë filluar ta shajnë dhe ta urrejnë, ndërsa tifozët e Republikës së re të Lulit po e shpallin Macronin një hero edhe pse ai e dënoi Shqipërinë, një njeri që tha të vërtetën për vendin tonë.

Në fakt e vërteta e Macron është disi ndryshe, është një betejë e brendshme brenda BE dhe një influencë e Gjermanisë brenda saj, është një sjellje tjetër e një populisti që kërkon ta shohë ndryshe ecjen përpara të BE-së me një projekt që në fakt ka disa kushte që shkojë edhe tek ngushtimi jo tek zgjerimi i BE. Tek një influencë me e madhe që duhet të kenë disa vende dhe zgjerimi i cili pasojat e para i ka lënë me futjen e Bullgarisë, Rumanisë dhe disa vendeve të tjera të BE të cilat në fakt për hir të se vërtetës nuk kanë performuar ashtu siç duhet.

Por duke lënë mënjanë këto detaje, le t’i kthehemi faktit se çfarë e lidh Lulzim Bashën me Emmanuel Macron.
Ashtu siç përmenda dhe më lart, ditët e fundit fansat e Republikës së Re të Lulit e kanë shpallur Macron një hero, megjithëse disa kohë më parë ai ishte një burrë i poshtër, një socialist i ndyrë i cili duhej larguar nga pushteti dhe këtë e kanë thënë po këta të Republikes së Re të Lulit.

E thanë kur në Francë filluan protestat e jelekverdhëve e cila ishte starti i një qëndrese të tyre për shkak të disa taksave që vendosi Macron në lidhje me naftën.
Protestat filluan në Francë dhe nga Shqipëria bëhej tifozllëk kundër Macron dhe po ta shihje se kush bente tifo, kryesisht ishin Lulzimsat të cilat si fansa të Republikës së Re që duhet të vinte në pushtet pas protestave të fuqishme të Lulit, e mbështesnin atë dhe kërkoin të nxisnin opinionin publik shqiptar se me protesta mund të arrihej në fitore.

LEXO EDHE:  Video-Tensione te Bregu i Lumit/ Policia dhunon banorët

LEXO EDHE:  Deputeti i PD/Në parlament janë 15 deputetë ish-sigurimsa

Një shembull që u mor ishte protesta e banorëve të Unazës së Re , të cilët prej disa muajsh qendrojnë kundër qeverisë e cila kërkon t’iu prishë shtëpitë e tyre pa leje për të zgjeruar këtë Unazë.
Gjithashtu, ata u morën si shembull dhe me jelekë u veshën disa qindra banorë të kësaj zone për t’i larguar ndoshta siç e quajti dhe Luli atëherë, provokatorët nga radhët e Rilindjes apo policisë.
E pra, ajo çfarë e lidh Bashën me Macronin është thjesht dhe vetëm urrejtje, asgjë më shumë sesa kaq.
Macron është një socialist i dalë nga radhët e tyre i pavarur që më pas u zgjodh president me një frymë populiste ndoshta duke u votuar dhe nga të djathtët deri diku në Francë pasi mundi LPE në një garë të fortë.

Luli dhe të tijët që sot bërtasin “urra urra” për Macron janë ata që deri dje e shanin dhe e sulmonin duke e mbështetur jelekverdhët që ishin kundër tij dhe shembullin e jelekverdhëve e morën edhe në Shqipëri kundër Ramës, ndërsa sot çuditërisht Macron është heroi që edhe pse e la Shqipërinë për të paktën 15-20 vite jashte BE, duhet lavdëruar edhe pse dje shëmbullin e protestave kundër tij, partia e Lulit e kishte simbol.

Asgje tjetër veç urrjetjes nuk e bashkon Lulin me Macron. Ata janë të ndryshëm nga njëri tjetri, Macron ka politikat e vendit të tij, tenton të sillet si një i majtë populist që kërkon të mbledhe vota që Francën e ka të parën, ndërsa nga ana tjetër Luli është thjesht dhe vëtëm një mashtrues i vogël që ndryshe flet njëherë dhe ndryshe flet njëherë ashtu siç vjen sitauata për interes të pushtetit që kërkon ta marrë në tavolinë. Asgjë më shumë sesa kaq, thjesht dhe vetëm lëvizje mashtruese, momentale pa asnjë strategji të qartë besimi në opinionin publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria, por kur na thërret partia?”

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit për çeljen e negociatave, ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se presidenti dhe kryeministri duhet dorzëzonin çelsat.

Sipas tij, sot opozita shqiptare duhet të ishte në shesh, azilantën shqiptar duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris dhe parlamenti duhet të shpërndahej.

“Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi? Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.
Ata përfitojnë nga izolimi. Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.
Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING. As reformë zgjedhore nuk do të ketë.
Rrini të qetë o milet i verbër. Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milion shqiptar dhe fituan 4 zuzar”, shkruan mes të tjerash Spahiu.

Postimi i plotë:
Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria por kur na thërret partia?
Kreshnik Spahiu*
Sot Opozita shqiptare duhet të ishte në shesh,
Sot nacionalistët shqiptar duhet të ishin para ambasadës Franceze.
Sot shoqëria civile duhet të ndizte Tiranën.
Sot azilantën shqiptar duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris.
Sot intelektualët duhet ti apelonin gjithë botës.
Sot qeveria duhet të jepte dorheqje.
Sot parlamenti duhet të shpërndahej.
Sot presidenti dhe Kryeministri duhet dorzëzonin çelsat,
30 vjet mashtrim dhe premtime.
30 vjet fobi ndaj ndërkombëtarve.
Këto ishin frutet e pemës që mbollën 3 dekada.
Shqipëria përfundimisht jashtë Europës si kombi më i përçmuar nga rracizmi francez, hollandez etj.
Ku janë ata militantë që kur rrezikon Berisha dhe Meta të burgosen e djegin Tiranën?
Ku janë ata idiotë që nuk shohin se Berlini, Ëashingtoni, Roma, Brukseli e duan Shqipërinë më shumë se PD dhe PS-ja.
Ku janë ata që heshtin edhe kur SOROSI e mbron më shumë se politikanët tanë Shqipërinë?
Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi?
Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.
Ata përfitojnë nga izolimi.
Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.
Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING.
As reformë zgjedhore nuk do të ketë.
Rrini të qetë o milet i verbër.
Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milion shqiptar dhe fituan 4 zuzar.
Ata as nuk do i burgos kush dhe as nuk i largon kush.
Në kurriz do i keni edhe për 20 vjet.

LEXO TE PLOTE