LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i ish-drejtorit/ Reagon zyrtarisht policia, zbardhen detajet

1 Shtator 2019, 09:12, Kronika CNA
Arrestimi i ish-drejtorit/ Reagon zyrtarisht policia, zbardhen detajet

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmin për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se, 49 vjeçari Arman Mamani, banues në Gjirokastër, është prangosur për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu policia deklaron se është arrestuar edhe shtetasja L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale ?Vjedhje e energjisë elektrike?.

?Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.?-thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Deklarata e plotë e policisë:

Gjirokastër.

Ndalohet ish drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale ?Vjedhje e energjisë elektrike?, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetësia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale ?Vjedhje e energjisë elektrike?, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme./ CNA.al

Arrestohet ish-kreu i LSI/ Ja për çfarë akuzohet

Lajmet e fundit nga