Connect with Us

Akuzat për sulmin ajror në Siri/ Tensionohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

Bota

Akuzat për sulmin ajror në Siri/ Tensionohen marrëdhëniet Rusi-SHBA

Publikuar

-

Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara se ka rrezikuar armëpushimin në provincën siriane të Idlibit duke kryer atje një sulm ajror.

Rusia tha se sulmi u ndërmor të shtunën pa njoftuar paraprakisht Rusinë ose Turqinë, të cilat kanë trupa në Idlib.

Komanda Qendrore amerikane tha të shtunën se “Forcat e SHBA-së ndërmorën një goditje ajrore kundër udhëheqjes së al-Kaidës në Siri në një objekt në veri të Idlibit”.

Në deklaratë thuhej se operacioni “kishte në shënjestër udhëheqësit e al-Kaidës në Siri, përgjegjës për sulmet që kërcënojnë shtetasit amerikanë, … partnerët dhe civilët e pafajshëm.”

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë se sulmi “dëmtoi armëpushimin në zonën e çtensionimit në Idlib”.

LEXO EDHE:  Duket si disk fluturues, por nuk është i tillë/ Banorët të shokuar nga ajo që u shfaq në qiell

Ministria tha se sulmi shkaktoi “humbje dhe shkatërrime të mëdha”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se nga goditjet ajrore u vranë të paktën 40 militantë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia Riccardo Riccardi dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun nga Koronavirusi”.

“Rajoni Friuli Venezia Giulia ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme deri më 31 korrik për të “përballur rrezikun e shëndetit nga koronavirus, gjithashtu duke marrë parasysh rastet e para të infektimit në Itali dhe në veçanti në rajonin e afërt të Venetos dhe pas takimit të Komiteti i Operacioneve të Mbrojtjes Civile”, shkruan ai.

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi.

LEXO EDHE:  Doni të studioni jashtë?/ Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Si u dhunua në zonën plot jetë të Tiranës gazetari Elvi Fundo

Ndërsa numri i të prekurve  ka arritu në 51 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE