Connect with Us

Tre akte “vrasëse” të Ramës dhe Veliajt me Fushën

Lajm i Rekomanduar

Tre akte “vrasëse” të Ramës dhe Veliajt me Fushën

Publikuar

-

Janë të paktën tre akte kur qeveria dhe bashkia e Tiranës janë kapur të gjallë dhe janë akuzuar në afera korruptive me firmën Fusha, por jo vetëm kaq edhe për interesa të tjera që shkojnë tek sistemi i drejtësisë.

Gjithçka fillon me marrëdhënien klenteliste të ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, kur ky drekonte në 24 dhjetor 2016, me kryebashkiakun Erion Veliaj në qendër të Tiranës. (linku)

          Erion Veliaj, Petrit Fusha

Fusha kujdesej të ishte me kurriz nga salla, ndërsa kryebashkiaku fliste për hallet e tij të shumta penale dhe dosjet që po bëheshin mal.

Kishin filluar akuzat për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës që administrohej nga Bashkia Tiranë dhe Lali Eri kishte bërë betejë që gjithçka të zhdukej nga media.

Paralelisht të afërm të Petrit Fushës, firma Fusha e Çim Fushës pas dy ditësh fitonte një tender dhjetra milionë euro në total, një shumë 22 milionë euro për ndërtimin e sheshit Skënderbej. Prokuror që takohet me një të akuzuar, dosje që mbyllen dhe tendera që fitohen, këtu është akti i parë i Fushës, Petritit, Çimit dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Akti i dytë u bë publik dje kur JOQ publikoi një dokument që tregonte se nën/kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku të cilit pronari i Firmës Fusha që ndërtoi sheshin Skënderbej, kushëriri i Petritit të Prokurorisë së Tiranës, paguante 900 euro një natë hotel për ish-çunin e Mjaft, të konvertuar në socialist.

                  Fatura e Maznikut, e paguar nga Fusha

Këto janë dy akte që lidhen me bashkinë Tiranë, me Erion Veliajn që i mbyllen dosje nga Petrit Fusha dhe firma Fusha 48 orë pas drekës, “rastësisht” fiton tenderin miliona euro. Koha kalon, por Fusha nuk harron, Arbian Maznikut i paguhet një natë në hotel në Barcelonë sa shuma që marrin 10 pensionistë, sa ndihma ekonomike për 20 familje. Cim Fusha po kënaqte Maznikun pas kënaqësive që i ishin berë Veliajt me mbyllje dosjesh në prokurori.

Akti i fundit me Fushën nuk mbyllet në Bashkinë e Tiranës, por shkon lart tek kryeministri ynë, tek qeveria. Firmes Fusha po i jepet me PPP toka pronë e shtetit tek Teatri Kombëtar, ku kjo firmë do ndërtojë një godinë të re falas që vlen 30 milionë euro dhe nga sipërfaqja që i falet nga shteti pritet të fitojë të paktën  150 milionë euro.

                    Ligji i miratuar për dhënien me PPP të Teatrit Kombëtar

Që është një aferë korruptive dhe me pasoja kjo ska më diskutim, nga një vendim i Bashkisë Tiranë, dhe kalim me këshill bashkiak u bë me Ligj të posaccëm nga qeveria, për të shpëtuar edhe Ramën edhe Veliajn.

Janë të paktën tre akte “vrasëse” të Ramës dhe Veliajt me Fushën, akte korruptive që shkojnë tek PPP, tenderat, krimi dhe mbylljet e dosjeve. Çfarë kishte Mafia në Sicilinë e viteve 70 më shumë sesa korrupsioni i tenderave, mbyllja e dosjeve kriminale, shpërblimi i politikanëve dhe argëtimi i tyre, e më pas shfrytëzimi për interesa e afera të pista?

Asgjë më shumë sesa aktet e Fushës me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës./Elvi Fundo- CNA.al

Gruaja tek Rama, vetë i shërben Veliajt/ Zbulohet borgjezi i vogël i Bashkisë së Tiranës

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Kush e ka radhën pas Tahirit?!

Publikuar

-

Nga

Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vite, mbrëmjen e djeshme, Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Një gjyq maratonë, në finale Gjykata rrezoi tre akuzat kryesore ndaj Saimir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme. Por, Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim. Duke qënë se ish-ministri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi përkthehet në 3.4 vite shërbim prove.

Shumë njerëz e quajnë dënim, disa të tjerë jo, disa e duan pas prangave, disa të tjerë shkonin e solidarizoheshin dhe e quanin të pafajshëm. Por, çështja ende nuk ka përfunduar dhe pritet që të ketë edhe një vendim të Apelit të Krimeve të Rënda, për tu quajtur finale.

Procedura për Tahirin pas pak kohësh merr fund dhe mund të quhet ndoshta edhe e përfunduar pasi vendimi i gjykatës, ashtu sikurse shumë media e raportonin dje, ishte nën presionin e autoriteteve të ambasadës amerikane, të cilët monitoruan këtë çështje, por “Tahiri” mund të quhet çështje e kaluar tashmë. Me dy vjet gjyqe dhe me një vendim që zgjati maratonë.

Lind kush e ka radhën?

Pritshmëritë janë të mëdha. Reforma në Drejtësi, SPAK në ditët e tij të para dhe shqiptarët që shpresojnë se do të ketë disa politikanë të dënuar me fakte dhe me prova konkrete dhe jo më të dënuar me indicie dhe ndoshta jo vendime si ky i dhënë ndaj Tahirit, i cili deri në momentin e fundit pretendon se është i pafajshëm.

Ai është në të drejtën e tij, por edhe shqiptarët janë në në të drejtën e tyre të shikojnë se kush e ka radhën pas Tahirit. Janë e gjithë kasta politike në Shqipëri për të cilën faktet janë reale , janë pronat dhe pasuritë e tyre që flasin vetë, shpërdorimi i detyrës që kanë bërë në 30 vite, abuzimet me pushtetin dhe për këtë njerëzit presin emra konkretë.

Që nga presidenti Ilir Meta, që nga ministrat e tij, që nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, që nga kryeministri Edi Rama dhe minsitrat dhe ish-ministrat e tij, e gjithë kasta e korruptuar e Shqipërisë.

Mjafton t’ju shikohen deklarimet e pasurive dhe ashtu siç po ndodh me Reformën në Drejtësi, pas gjyqësorit radhën duhet ta ketë politika./ CNA.al

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Ish-ministri zbërthen mesazhet e koduara?”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme Gjykata për Krimet e Rënda hodhi poshtë tre akuzat kryesore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahirit, si Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, për të cilat tha se nuk ka prova të mjaftueshme.

Tahiri është dënuar nga gjykata për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën vendosi të dënojë me 5 vite burgim.

Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Ish-ministri i brendshm në një prononcim për mediat pas vendimit e ka cilësuar si absurd vendimin e Gjykatës, dhe ka paralajmëruar se do ta çojë në Apel.

Por, përtej kësaj Saimir Tahiri ka bërë edhe një tjetër paralajmërim të fortë. Ai ka thënë se “sot do të flasë”.

“As qesh, as qaj dot, por nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime. Ku di unë, mu duk një gjë e tipit je i fajshëm po s’ kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, më vjen keq nuk iu përgjigjem dot më shumë.”-tha Saimir Tahiri, mbrëmjen e djeshme jashtë dyerve të gjykatës.

Çfarë do të thotë sot, njeriu i cili prej dy vitesh që zgjati seanca maratonë, ka folur vetëm me kode.

Tani duket se situata ka ndryshuar dhe pas dënimit, Tahiri i ka të gjithë përpara. Duke filluar që nga kryeministri Edi Rama, që për Tahirin është ai “shefi i madh”, sa i takon politikës, duke shkuar më tej tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj  që i doli në rrugën e tij malore, i cili është një nga kundërshtarët e tij kryesorë, ndoshta edhe më shumë sesa vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Të dy këta të fundit ishin të pa kënaqur nga dënimi i dhënë.

Për të shkuar më tej edhe tek “dora e zezë”, për të cilën fliste kohë më parë ish-ministri Saimir Tahiri.

Pritet të shohim çfarë do të thotë sot, megjithëse shigjetat pritet të jenë jo vetëm për drejtësinë, por edhe për politikën.

Deri në mbylljen e proçedurës në Apel dhe dhënien e një vendimi përfundimtar, Tahiri nuk do të burgoset përfundimisht dhe pritet që ai të flasë, të lëshojë mesazhet e koduara dhe shigjetat ndaj politikës dhe ndoshta mund të zbërthejë edhe disa nga mesazhet e tij të koduara./ CNA.al

“Ruhuni nga kushërinjtë”/ Tahiri bën paralajmërimin e fortë

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Foto-“Duhet të zhbëni këtë kolazh të pistë që të shpëtoni”/ Kulluri bën thirrjen e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri i ka bërë sot një thirrje të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Edvin Kulluri ka shigjetuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Ai ka publikuar një kolazh fotosh, nëpërmjet të cilave kërkon tju tregojë shqiptarëve se të dy janë “vegla” të Soros në Shqipëri.

Sipas Kullurit e vetmja zgjidhje për të shpëtuar është që të zhbëhet ky kolazh fotosh dhe konjukturë e pistë, sikurse e cilëson ai.

Po ashtu ai apelon qytetarët që të mos bëhen pjesë e Teatrit, por t’i dalin përballë të keqes.

“Cfare ka qe bertasin njerezia per drejtesine e munguar? Kush po i kerkon llogari kujt? Kujt i ankoheni dhe kush bertet me ze te ngjirur? Kush eshte zgjidhja? Nga kush e prisni zgjidhjen? Kur te zhbeni kete kolazh fotosh dhe konjukture te piset do kuptoni se fajin e kemi vete! Mos u beni pjese e teatrit por dilini perballe!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE