LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet skandali/ Basha çon kunatin të mbulojë memorialin turk

31 Gusht 2019, 12:55, Aktualitet CNA
Thellohet skandali/ Basha çon kunatin të mbulojë memorialin

Në datën 9 gusht, në Tiranë u inaugurua një memorial në nderim të 251 viktimave të  grushtit të shtetit në Turqi, në datë 15 korrik të vitit 2016.

Ditën e vendosjes së memorialit u zhvillua një marshim që nisi nga sheshi ?Nënë Tereza? dhe vazhdoi në kodrat e Liqenit, ku është vendosur memoriali.

I pranishëm mes përfaqësuesve turq, ka qenë edhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Ardian Mazniku, por edhe anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.

Vendosja e memorialit turk në Tiranë shkaktoi debate të shumta, reagime në rrjete sociale dhe u cilësua si një provokim për shqiptarët. Për më tepër shoqëria civile organizoi edhe një protestë për heqjen e këtij memoriali.

Por, e çuditshme ishte fakti se personi që nuk bëri asnjë reagim ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha u kthye në ?memec? për këtë akt të prodhuar nga Qeveria dhe Bashkia, të cilët kanë lejuar ndërtimin e një memorali skandaloz.

Por, mëngjesin e ditës së djeshme, u raportua se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar gjatë natës memorialin dhe kanë thyer një pjesë të tij.

Ndërkohë, pas këtij sulmi, në BW u publikua një video, ku një person mbulon memorialin, si të ishte një objekt i ?shenjtë?.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, personi që mbulon memorialin turk, është Lida Sinani asistentja personale e Odeta Malajt, një nga eksponentet kryesore në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufit.

Pra, kunati i Bashës mbulon memorialin turk, duke treguar qartë bashkëpunimin dhe për më tepër duke shpjeguar edhe heshtjen e kreut të PD-së në lidhje me këtë skandal.

Kujtojmë këtu se Lulzim Basha jo vetëm nuk reagoi për vendosjen e memorialit dhe për më tepër në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe Kreshnik Çollaku, i cili në një postim në rrjetet sociale ka sqaruar se mori pjesë si përfaqësues i PD-së.

?Në ceremoni kam marrë pjesë si përfaqësues i PD në përgjigje të një ftese zyrtare nga ambasada turke në Tiranë. Dita e 15 korrikut për Turqinë është shpallur dite zyrtare, dhe kjo e kategorizon si detyrim zyrtar respektimin e asaj date në marrëdhëniet ndërshtetërore. PD si të gjitha vendet demokratike në botë nga ShBA, BE etj  e kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi.?-shkruante ndër të tjera Çollaku.

Por, lidhjet e Bashës me Turqit dhe Erdogan nuk fillojnë nga biznesmeni Ekim Alptekin, për të cilin CNA.al ka raportuar edhe më parë.

Ekim Alptekin është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan.

Lulzim Basha është edhe kumbar në familjen e Ekim Alptekin.

Foto më poshtë tregon dasmën e Ekim Alptekin dhe ?kurorën apo bekimin? e martesës ia jep Lulzim Basha.

Biznesmeni turk Ekim Alptekin është nën akuzë për mashtrim dhe Gjykata Federale ka kërkuar arrestimin e tij.

Për më tepër, Alptekin, i cili ndodhet në arrati, akuzohet se ka bërë komplote për të lobuar në mënyrë të paligjshme zyrtarët e qeverisë amerikane dhe ka bërë deklarata të rreme ndaj hetuesve të FBI-së.

Ekim Alptekin, njeriu i hetuar nga FBI për disa punë të pista të Erdoganit në SHBA, duket të jetë dhe garantuesi i heshtjes  dhe bekimit të Bashës për memorialin./ CNA.al

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Flyn ndryshon dëshminë/ Ngushtohet “laku” për mikun e Lulzim Bashës?

Thellohen akuzat në SHBA/ Ortakët e Bashës ndërhynë në zgjedhjet e Trump

Ortaku dhe miku i ngushtë i Lulzim Bashës, oligark dhe ndan biznese me Putin

Lajmet e fundit nga