LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Terror me armë në sy të mjekëve në Fier/ Zbardhen detajet

31 Gusht 2019, 19:43, Kronika CNA
Terror me armë në sy të mjekëve në Fier/ Zbardhen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në Fier.

Një person i armatosur ka hyrë në urgjencën e spitalit të Fierit dhe ka qëlluar ndaj disa të tjerëve, duke lënë të plagosur tre prej tyre.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri  mes dy grupeve në Levan.

Si pasojë e këtij sherri, disa persona kishin përfunduar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, por asgjë nuk ka përfunduar aty.

Pasi, një nga personat e përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar në drejtim të personave me të cilët ishte në konflikt.

Në këto momente në  spital kanë mbërritur forcat e FNSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga