Connect with Us

Përplasja me armë zjarri në spital/Reagon Policia

Kronika

Përplasja me armë zjarri në spital/Reagon Policia

Publikuar

-

Policia ka dalë informacion zyrtarë, pas atentatit me armë zjarri në spitalin e Fierit.

“Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Informacion paraprak

Në Levan të Fierit, gjatë një konflikti mes dy familjeve janë dëmtuar me sende të forta dy shtetas G.ZH dhe D.Zh, ndërsa shtetasit K.L. dhe E.M. janë lenduar me mjet prerës.

Të plagosurit janë transportuar për në Spital, për ndihmë mjekësore. Në Urgjencën e spitalit një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë, i cili po ndihmonte për të futur të plagosurit në Urgjencë dhe ka plagosur me armë zjarri një prej familjarëve të palës tjetër, shtetasin A.ZH.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vendimi për Tahirin/ Kush janë dy përfaqësueset e SHBA që ndoqën gjyqin maratonë

Publikuar

-

Nga

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 orësh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.

Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.-raporton BW.

Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënimet para Tahirit/ Ish-ministrat dhe kryeministrat që u përballën me togat e zeza

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme, pas një procesi gjyqësor maratonë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 5 vite burg, për shpërdorim të detyrës. Duke qënë se Tahiri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 3.4 vite shërbim prove.

Gjyqi i Tahirit pati jo pak jehonë si në mediat vendasë ashtu edhe në ato botërore.

Por, në historinë e Republikës së Shqipërisë, nuk është vetëm Tahiri i pari zyrtar i lartë i dënuar nga gjykata, duke nisur që nga 1990 deri në ditën e sotme.

Dy ish-kryeministra që janë përballur me togat e zeza dhe që janë dënuar nga këta të fundit, janë ish-kryeministri Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti.

– Fatos Nano, ish-kryeministër nga periudha 22 shkurt 1991 deri në 4 qershor 1991. Nano u arrestua më 31 korrik 1993 me akuzën e shpërdorimit të detyrës në favor të të tretëve dhe u dënua me 14 vjet burg nga gjykatat. Ai qëndroi në burg deri në 13 mars 1997 dhe më pas presidenti i atëherëshëm Sali Berisha dekretoi faljen e Nanos.

-Vilson Ahmeti, ish-kryeministër (nga periudha 14 dhjetor 1991 deri në 14 prill 1992) dhe ish-ministër i Industrisë Ushqimore dhe ish-ministër i Industrisë së Lehtë. Ai u arrestua në mars 1993 për skandalin Arsidi, pasi akuzohej për vjedhje duke shpërdoruar detytrën në bashkëpunim dhe mitmarrje. Ish-zyrtari u dënua me 12 vjet burg, qëndroi në qeli 1 vit e 4 muaj dhe në arrest shtëpie 8 muaj.

Më tej, lista pasohet nga të tjerë, ish-ministra, si:

– Aredin Shyti, ish-ministër i Brendshëm (nga periudha 11 maj-16 qershor 1991). Ai u arrestua më 25 korrik 1992, pasi u akuzua për vrasje me dashje indirekte të 4 personave si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Po ashtu ai u akuzua edhe për shpërdorimin e detyrës në lidhje me ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa u dënua me 17 vite burg.

– Vladimir Hysi, ish-ministër i Brendshëm, (në detyrë nga 18 dhjetori 1991-13 prill 1992), i cili u dënua me 1.5 vite burg. Hysi u arrestua më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, Gjykata e Kasacionit e shpalli Shytin të pafajshëm.

-Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë (Nga periudha 11 qershor deri në 6 dhjetor 1991). Brokaj u arrestua më 28 shkurt 1997 me akuzën e organizimit të rebelimit në Jug të vendit. Ai u la nga gjykata në arrest shtëpie.

-Safet Zhulali, ish-ministër i Mbrojtjes prill 1992-mars 1997.
U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e ‘Krimeve kundër njerëzimit” bashkë me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD. Më pas ai u la i lirë më 10 korrik 2000.

-Halit Shamata, ish-ministër i Brendshëm, 11 korrik 1996-12 mars 1997. U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim së bashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-ve të PD. Pas disa javësh lirohet nga gjykata. Më 10 korrik 2001, prokuroria pushoi çështjen për mungesë provash dhe më pas gjykata i dha pafajësi.
-Perikli Teta, ish-ministër i Brendshëm, nga periudha 24 prill, deri në 28 shtator 1998. Ish-zyrtar u arrestua më 19 qershor 1999 në sallën e gjyqit gjatë procesit për vrasjen e ish-kryetarit të PD, Azem Hajdari, por më pas u lirua pas disa orësh me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

-Osman Shehu, ish-ministër i Turizmit (Periudha 1992-1993). Shehu u arrestua në 1999 nën akuzën për ‘shpërdorim detyre’ dhe më pas u shpall i lirë nga gjykata.

-Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta gjatë periudhës 2009-2013. U arrestua më 29 janar 2016 për shpërdorim të detyrës. Gjykata e Faktit vendosi që ai të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për Saimir Tahirin/ Jehonë në mediat botërore, ja çfarë shkruajnë

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar përkthehet në 3.4 vite shërbim prove, ka bërë jehonë edhe në mediat botërore.

Kështu, pas Zërit të Amerikës, e cila shkruante se “Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove”, vendimi është pasqyruar edhe në media të tjera prestigjoze botërorore, duke filluar që nga Reuters, Euroneës, Ansa, etj.

Reuters thekson se Tahiri dikur ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit Rama, ndërsa gjykata e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Vendimi, shkruan Reuters vjen vetëm një muaj para se vendet e BE-së të vendosin për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë.

Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE”, shkruan Reuters.

Ndërsa Euroneës shkruan se “një nga yjet në rritje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013 në moshën 34 vjeç, Tahiri filloi ‘modernizimin’ e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë të lartë të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014”.

Gjykata shqiptare shpalli fajtor ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik droge, duke e dënuar me tre vite e katër muaj shërbim prove. Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rama, të dënohej me 12 vite burg me akuzat për korrupsion, trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal, akuza të cilat tronditën administratën e majtë.  Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të BE-së, vendosin për të çelur negociatat ose jo”, shkruan euroneës që me tej citon ministrin. “Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit.

Media italiane Ansa shkruan se me vendimin e saj, Gjykata hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 12 vitesh për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale.

“Ish ministri i qeverisë Rama, në detyrë deri marsin e vitit 2017, përfundoi në hetime pas dosjes së shqyrtuar në Itali, që çoi edhe në shkatërrimin e një organizate kriminale me italiane dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Ish ministri Tahiri njoftoi mbrëmë se do të apelojë vendimin”.

Media serbe Blic shkruan: “ish ministri i brendshëm shqiptar është dënuar me tre vite shërbim prove, për shpërdorim detyre. Gjykata hodhi poshtë akuzat nga prokuroria, për pjesë të grupit kriminal.

Në sallën e gjyqit, por dhe jashtë pasi mori vendimin ai tha para gazetarëve: Më akuzuan se i kisha shitur makinën një kushëriri të largët, por mohoi kategorikisht çdo lloj lidhje me Habilajt”.

LEXO TE PLOTE