Connect with Us

Ndizet sipërfaqja e shkurreve/ Zjarri rrezikon banesat në Berat

Kronika

Ndizet sipërfaqja e shkurreve/ Zjarri rrezikon banesat në Berat

Publikuar

-

Një hapësirë toke me shkurre, në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit”, Berat, është përfshirë nga flakët,

Nga terreni raportohet se situata ka dalë jashtë kontrollit ,duke rrezikuar seriozisht banesat aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrës së tij.

Gjithashtu pranë vendit të përfshirë nga flakët kanë mbërritur edhe uniformat blu.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Krujë/ Digjen disa hektarë me pisha

Shkak për ndezjen e vatrave të zjarrit, mësojet se janë bërë temperaturat e larta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Pas historisë drithëruese të transmetuar nga media italiane  “Le Iene” , për një  11-vjeçar shqiptar, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, i kontaktuar nga Abc News, i ati i të miturit i rënduar emocionalisht tregon se situate ka precipituar orët e fundit.

Afrim Berisha, është shprehur se ka humbur gjurmët e të birit dhe se Alvin nuk ndodhet më në kampin e “Al Holit”. Berisha tregon se  kontaktin e fundit me të e ka patur në 25 shtator dhe se kishte mësuar se i biri ndodhej i vetëm në kamp në sektorin e fëmijëve jetim.

LEXO EDHE:  Edi Rama, pesë vjet me vonesë

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në magazinën e riciklimit në Tiranë/Dëme të shumta materiale

I trembur për sigurinë e Alvin, Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Berisha është shprehur  se që pas publikimit të ngjarjes në media, atij iu premtua ndihmë për ta tërhequr të birin nga Siria së bashku me antarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Krimi nuk njeh gjini”/ EUROPOL hap fushatën për kapjen e femrave kriminele

Publikuar

-

Nga

Agjencia europiane e Policisë së Antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.

LEXO EDHE:  Zjarri në spital/ Ndërron jetë një person

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në magazinën e riciklimit në Tiranë/Dëme të shumta materiale

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, tha zëdhënësja e Europolit, Tine Hollevoet, raportojnë mediat.

Angelina Sacjuka, vrau një grua
Kristi Amberg, trafikante droge, Estoni
Adilet Shakirgazieva, grabitëse
Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza
Jessica Edosomwan, drejton nje rrjet prostitucioni ne France
Iveta Tancosova, tutore prostitutash
Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi
Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese me prona
Ildiko Enderle, tutore prostitutash
Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh
LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sauk – Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin. Si pasojë e përplasjes  kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

LEXO EDHE:  Berat/ Mashtruan qytetarët për punësim në Danimarkë, në kërkim 3 persona

LEXO EDHE:  Zjarri në spital/ Ndërron jetë një person

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni paraprak i Policisë:

Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Në aksident janë përfshirë dy automjete sipas informacioni paraprak janë dy të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin e Traunës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE