Connect with Us

Kosova hapa pas/ Ryshfeti s’është faktori i vetëm i tërheqjes së njohjeve

Kosova & Rajoni

Kosova hapa pas/ Ryshfeti s’është faktori i vetëm i tërheqjes së njohjeve

Publikuar

-

Mungesa e kultivimit të marrëdhënieve me disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën, konsiderohet si një prej faktorëve që po çon në tërheqjen e këtyre njohjeve, thonë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, Kosova duke lënë anash kultivimin e raporteve dhe marrëdhënieve me këto vende, u ka lënë hapësirë veprimi diplomacive nga Rusia dhe Serbia që të bindin disa prej këtyre shteteve që të tërheqin njohjet.

Së fundmi, Ministria e Jashtme e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Serbisë dhe kabinetin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për blerjen e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që Qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfetin si mjete diplomatike për të pranuar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë, por vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. I përfshirë në aferën e siç thuhet ryshfetit për tërheqjen e njohjeve, përmendet këshilltari i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vladimir Cizelj, i cili thuhet se “është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës”.

Origjina e fushatës së Serbisë për t’i pakësuar njohjet ndërkombëtare të Kosovës, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërlidhet edhe me stagnimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesori Gëzim Visoka, i cili është ligjërues në Dublin City University në Irlandë, thotë se Serbia që nga momenti kur e parë se Kosova nuk është në gjendje ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe në versionin e Beogradit dhe që kur ishte bindur se as trysnia ndërkombëtare mbi Kosovën nuk po funksiononte më, filloi të hapë një front diplomatik kundër shtetit të Kosovës.

“Në esencë, çnjohja e Kosovës ka të bëjë më fuqizimin e pozicionit negociues të Serbisë dhe zgjerimin e mundësive diplomatike në dëm të Kosovës. Pra, sa më shumë që Kosova do t’i rezistojë një marrëveshjeje që do t’i përshtatej Serbisë, aq më shumë Serbia do të vazhdojë fushatën agresive kundër njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Prandaj, Kosova nuk duhet injoruar dhe mohuar çështjen e çnjohjeve”, thotë Visoka.

“Në të kundërtën, duhet ta kushtëzojë heqjen e taksës në shkëmbim të ndërprerjes dhe kthimit të çnjohjeje, si dhe largimin e të gjithave barrierave jotarifore që Serbia ia ka vënë Kosovës në dekadën e fundit”, tha ai.

Kurse, zëvendësministri i Jashtëm në dorëheqje në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, konsideron se mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndikuar që shtete të caktuar ta vënë në dyshim njohjen e Kosovës. Ai thotë se Serbia po ndikon të shtete të caktuar duke prezantuar jo drejt qëllimin e dialogut.

“Unë mendoj se rrëshqitja e bisedimeve në temat që kanë rrëshqitur, ka krijuar një paqartësi në arenën ndërkombëtare, sidomos në disa shtete që janë jashtë zonave të Evropës. Serbia ka qenë aktive, në kuptimin kinse bisedohet për statusin e Kosovës dhe jo normalizim të raporteve”, tha Berisha.

LEXO EDHE:  Vetëvendosja letër Thaçit/ Propozon Albin Kurtin kandidat për kryeministër

Por, përveç efekteve të “ryshfetit”, siç e cilëson Qeveria e Kosovës, theksohen edhe dobësi tjera përbrenda diplomacisë kosovare që kanë ndihmuar apo ndikuar te disa vende që të marrin në konsideratë apo edhe të tërheqin njohjen e Kosovës si shtet.

Profesori Gëzim Visoka, tha për Radion Evropa e Lirë se beteja për njohje diplomatike është një fushë që ndërlidhë faktorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas tij, janë disa faktorë që janë duke mundësuar rritjen e çnjohjes së Kosovës.

“Faktori i parë ka të bëjë me lënien anash të fushatës për njohjen nga dy qeveritë e kaluara të Kosovës. Përqendrimi është vënë në disa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe kultivimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve bilaterale me vendet që na kanë njohur, disi është lënë anash. Për më shumë, mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve edhe mungesa e qëndrimeve unike për interesat e brendshme dhe jashtme të Kosovës, ka ndikuar në zbehjen e prezencës ndërkombëtare të Kosovës”, tha Visoka.

Faktori i dytë, sipas tij, ka të bëjë me zbehjen e interesimit dhe fuqisë ndikuese të vendeve, që në terminologjinë politike në Prishtinë, njihen edhe si shtete mike të Kosovës.

“Kosova më nuk është prioritet ndërkombëtar dhe miqve të Kosovës ju ka rënë ndikimi në disa rajone të botës, nga ku çnjohjet janë duke ardhur. Faktori i tretë, i ndërlidhur me këtë të fundit, ka të bëjë me fuqizimin e ndikimit rus, dhe si pasojë, edhe të Serbisë, ku janë duke përdorur diplomacinë personale, ekonomike dhe ushtarake për të shtyrë përpara çnjohjen e Kosovës”, tha Visoka.

Sipas tij, është edhe një faktor tjetër që ka të bëjë edhe me gjendjen në vendet që e kanë njohur Kosovën dhe si pasojë e ndërrimit të qeverive dhe ndryshimit të interesave të tyre ndërkombëtare, këto vende pa hezitim e kanë ndryshuar qëndrimin për Kosovën.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm (në dorëheqje), Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritet në Serbi janë duke e shfrytëzuar gjendjen politike në Kosovës dhe mungesën e një qeverie aktive për të lobuar kundër njohjeve të Kosovës.

“Ne jemi qeveri në dorëheqje edhe ashtu nuk ka pasur ndonjë aktivitet, ndonëse vetë ministri ka qëndruar gjatë në Afrikë, nuk kemi parë ndonjë rezultat dhe presim që sa më parë të mbahen zgjedhjet dhe qeveria e re të jetë aktive, kurse Ministria e Jashtme duhet të kalojë në një fazë ofensive”, tha Berisha.

Zyrtarët në Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë deklaruar se sa është aktualisht numri i shteteve që e kanë njohur deri tash Kosovën shtet. Por, në ueb faqen ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, figurojnë 116 shtete të cilat thuhet se kanë njohur Kosovën./REL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Alarmohet pushuesja në plazhin e Durrësit/ Pronari i shtëpisë më…

LEXO EDHE:  Samiti i Ohrit/ Ja çfarë diskutoi Zaev me Ramën e Vuçiç në takimin 120 minutësh

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE