Connect with Us

Foto-Të pasigurta për konsum/ Bllokohen 27.642 ton produkte, ndëshkohen tre subjekte

Sociale

Foto-Të pasigurta për konsum/ Bllokohen 27.642 ton produkte, ndëshkohen tre subjekte

Publikuar

-

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh të njëpasnjëshme për monitorimin e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve zyrtare, si në terren, ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Subjekti“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit.
Subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

LEXO EDHE:  Rreshjet e dëborës/ Ja situata në rruget e vendit

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

Subjekti “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni plane për ditën e fundit të javës?/ Mësoni surprizat e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditëts së fundit të javës pritet të na shoqërojë një mot i kthjellët e vranesira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Vendi do të përfshihet nga moti i qendrueshëm. Përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 23 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi Ditor
23 Shkurt 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Ndonëse ndiheni shumë të gjallë, rrezikoni që të shkatërroni një raport, qoftë në dashuri apo në familje, për shkak të problemeve që keni në punë. Bëni mirë që të shmangni humorin e keq dhe të vendosni kufij mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do të jetoni emocione pozitive dhe kjo do të jetë një ditë perfekte për një takim, ku do të jeni në fazë të plotë rikuperimi. Në punë, ky është momenti i duhur për të bërë projekte të rëndësishme dhe për të vepruar, pasi yjet do të jenë në anën tuaj.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
E diela do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, nëse jeni me dikë që nuk ju kupton plotësisht. Keni nevojë për më shumë qetësi. Sa i takon punës, kush është në kërkm do të jetë mjaft i favorizuar.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Jeni në një fazë rikuperimi në raport me ditët e kaluara, ku gjërat do të ecin më mirë dhe do të jeni në formë maksimale. Në punë, dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe mund të ketë ndonjë vonesë.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një e diel pozitive në raport me ditët që sapo keni kaluar, ndërkohë që Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt. Në punë, mund të merrni ndonjë propozim të bukur. Megjithatë bëni kujdes ndaj nervozizmit, lidhur me afatet që do ju vendosen.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Bëni kujdes ndaj debateve në shtëpi, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Nëse duhet të bëni disa zgjedhje, mundohuni që të mos bëni diçka në minutën e fundit.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Mundohuni që të mos stresoheni shumë në dashuri dhe të gjeni ekuilibrin e duhur, edhe me fjalët. Duhet të shmangni tensionet në çift. Bëni kujdes lidhur me shpenzimet.

LEXO EDHE:  Rreshjet e dëborës/ Ja situata në rruget e vendit

LEXO EDHE:  AKU kontroll ushqimeve për banorët e prekur nga tërmeti/ Asgjësohet sallam dhe suxhuk

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
E diela do të jetë shumë e favorshme për dashurinë, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, ku do të jeni mjaft sensual. Mundohuni që të çliroheni disi nga ankthi. Në punë, mund të keni aleanca të reja.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Bëni kujdes ndaj emocioneve të forta si inati apo melankolia, pasi mund të dëmtojnë raportin tuaj në çift. Do të jeni disi nervoz, ndaj duhet të gjeni mënyrën për tu relaksuar. Në punë, bëni mirë që ti shtyni diskutimet, pasi kjo nuk do të jetë dita e duhur.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Gjatë kësaj dite do të dini se çfarë dëshironi dhe se si ta merrni. Në punë, mundohuni që të mos pretendoni shumë dhe do të shikoni që do të merrni gjithë sa dëshironi. Po ashtu do të ketë konfirmime të rëndësishme, por edhe vonesa të mundshme.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Kjo e diel do të jetë mjaft pozitive dhe interesante për raportet ndërpersonale dhe dashurinë. Nuk do të ndiheni më nën presion dhe kjo gjë do të bëjë që të jeni më mirë. Po ashtu është momenti ideal për tu përballur me prova në punë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku do të keni mundësi të riparoni një raport të krisur. Mundohuni që ti besoni më shumë instiktit dhe ta lini veten të lirë. Në punë do të keni mundësi të reja. Nga ana tjetër duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mblidhet Task-Forca/ Përforcim masash për parandalimin e depërtimit të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën për parandaimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri.

Pas diskutimeve mes ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve, u vendos përforcimi I masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale dhe përforcimi i gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

Task Forca vendosi:

Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore.

Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për cdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH.

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenje klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

LEXO EDHE:  Skandal- Qumështi përzihet me vaj palme dhe pluhur/ AKU hesht

LEXO EDHE:  AKU kontrolle të rrepta/ Asgjësohen 5.5 ton produkte ushqimore në një javë

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca vendosi që masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është do jetë një strukturë SPITALORE, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri REKOMANDON të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

LEXO TE PLOTE