Connect with Us

Denoncimi-Rrihet barbarisht polici i rrugores/ Fshihet ngjarja

Kronika

Denoncimi-Rrihet barbarisht polici i rrugores/ Fshihet ngjarja

Publikuar

-

Një polic rrugor është rrahur në Durrës dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë.

Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha në rrjete sociale, duke iu referuar një denoncimi mbërritur në adresë të tij.

“Zhdëpet polici i rrugores nga të fortit e partisë. Gjeneral hashashi dhe Ardi Eskobari qepin gojën”, shkruan Berisha.

Ndërsa në denoncimin e dërguar tek Berisha thuhet se “tre ditë më parë pasdite në Durrës lagjja 14 është rrahur një polic rrugor me grushta, policia e mban të fshehur, sepse ata që e goditën janë dikushi. Ata janë Pëllumb Hasani dhe Ilirian Basholli që  ka tregun e frutave të Durrësit”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpejtësi, alkool, manovra të rrezikshme në rrugë/ Pezullohen 22 patenta, 2 shoferë në pranga

Publikuar

-

Nga

Edhe këtë fundjave kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 141 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar tragjedi në rrugë, në rast aksidenti rrugore.

Sipas policisë, nga verifikimet në terren, deri në këto momente janë pezulluar 16 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 6 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 2 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Ndërkohë kontrollet po vijojnë në zona dhe rrugë të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, me efektive të uniformuar dhe civile duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit dhe verifikimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugore që bëhen shkak për ngjarje rrugore”, thuhet në njoftimin e policsë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Gramsh/ Humb jetën shoferi dhe pasagjeri, plagosen 6 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Cekrez të Gramshit.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i automjetit, ndërkohë ende nuk bëhen me dije emrat e tyre apo shkaku i aksidentit.

Gjithashtu raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Berisha sulmon Ramën/ Kallëzojeni këtë mender gangster kryeministër

LEXO EDHE:  Merr flakë pallati/ Policia nuk gjendet në vendngjarje

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumb kokës shqiptarit në Greqi/ Dyshohet për larje hesapesh

Publikuar

-

Nga

Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Athinë.

Mësohet se shqiptari është qëlluar me plumb në kokë nga një person që lëviste me fuoristradë të zezë.

Sipas mediave greke, paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i 37-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Media e huaj i kërkon falje Shkëlzen Berishës: Besuam një burim të pabesueshëm

LEXO EDHE:  Denoncim/ Ministria e Mbrojtjes gënjeu në inagurimin e para disa ditëve

vijon…

LEXO TE PLOTE