LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj ish-mësuesit/ Zbardhen detajet tronditëse

31 Gusht 2019, 07:40, Kronika CNA
Atentati ndaj ish-mësuesit/ Zbardhen detajet tronditëse

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një ish-mësues u plagos me armë zjarri.

Dyshohet në atentatin ndaj 36-vjeçarit, Eljus Thartori është kryer nga dy persona.

Sipas policisë, Thartori u qëllua me armë, por gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se bazuar te burimet nga policia mësohet se 36-vjeçari ka deklaruar se ‘më plasi celulari në dorë’.

Dëshmia e tij, por edhe fakti që të plagosurit i janë gjetur copa metali në disa pjesë të trupit ka ngritur dyshimet se veç breshërisë me armë ka pasur edhe shpërthim të lëndë plasëse, por detajet janë të pakta nga grupi hetimor që po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në Tiranë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka plagë të shumta të trup.

Deri tani janë shoqëruar 10 persona, fqinj por të tjerë që mund të kenë qenë në rrugë në momentin që ka ndodhi ngjarja mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20. Një nga tre pistat ku po hetohet është e kaluara e 36-vjeçarit, i cili ka qenë dënuar me 10 vite burg për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmet e fundit nga