Connect with Us

23 vjet me emisionin “Opinion”/ Blendi Fevziu gati për një fillim të ri

Sociale

23 vjet me emisionin “Opinion”/ Blendi Fevziu gati për një fillim të ri

Publikuar

-

Emisioni politik “Opinion”, pritet të startojë me datë 5 Shtator 2019.

“Opinion’, rikthehet në TV klan, pasi ka lënë pas një sezon të ngjeshur me debate politike dhe jo vetëm.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu në rrjetet sociale.

“Opinion nisi para 22 vitesh me 31 Gusht 1997. Që atëherë ne kemi qenë bashkë në 22 sezone dhe në afro 3000 emisione. Sezoni i ri nis me 5 Shtator. Mirupafshim në vitin e 23 së bashku”, ka njoftuar Fevziu në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Nga Shpëtim NAZARKO/Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë

Që nga sezoni televiziv 2008- 2009, “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Çdo javë në studion e Tv Klan, “Opinion”  sjell analiza, debate, komente, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete.

Gjithashtu në këtë emision hapësirë gjejnë edhe ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, të cilët vijnë nëpërmjet debateve, opinioneve dhe analizave të të ftuarve në studio, nën drejtimin e gazetarit Blendi Fevziu./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

E thotë Gjykata e Apelit në Itali: Përdorimi i tepërt i celularit shkakton tumor në kokë

Publikuar

-

Nga

Përdorimi i tepruar i celularit mund të shkaktojë tumor në kokë. Kështu ka deklaruar Gjykata e Apelit të Torinos në Itali.

Kjo gjykatë mori në dorë çështjen e Roberto Romeo, punonjës në një kompani telefonike në Itali, i cili për shkak të përdorimit të celularit ka pësuar dëmtime në nervin akustik.

Apeli i Torinos la në fuqi verdiktin e Shkallës së Parë në vitin 2017 dhe vendosi që kompania të paguajë një pension vjetor për punonjësin, pasi togat e zeza deklaruan se përdorimi i shpeshtë i telefonit ndikon keq në shëndet.

“Është rasti i parë në botë që konfirmon lidhjen shkak-pasojë mes kancerit dhe përdorimit të celularit. Është një betejë ndërgjegjësimi, është një çështje që prek shëndetin e qytetarëve ”, thanë avokatët Stefano Bertone dhe Renato Ambrosio, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Diplomacia: Perëndimi ka pranuar shqiptarët, por ende jo Shqipërinë!

LEXO EDHE:  Nga Arian GALDINI/Më mungon PD!

Ndërkohë punonjësi i dëmtuar tha se kompania duhet ta kishte paralajmëruar për atë që e priste.

“Do të duhej një udhëzim mbi rrezikun në shëndet. Në kutitë e celularëve duhet të shkruhet ‘nëse nuk përdoret siç duhet, dëmton rëndë shëndetin’. Kjo është ajo që do të ishte e dobishme”, u shpreh ai për mediat e shtetit fqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Del vendimi/ Si përfitohet banesë e re nëse është shembur nga tërmeti?

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet, kriteret, kategoritë prioritare, masën e përfitimit, procedurat dhe rregullat për vlerësimin e përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit.

Subjektet përfituese janë individët dhe familjet, që kanë humbur një ose më shumë anëtarë të familjes dhe/ose kanë pësuar dëme në banesat e tyre dhe kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.

“Përfshirja në programet e rindërtimit bëhet nëpërmjet aplikimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku individi/familja ka vendbanimin dhe sipas deklarimit tip për vërtetësinë e të dhënave.  Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt në strukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë  natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin.

 Aplikimet për përfitimin nga programet e rindërtimit duhet të jenë në formë të shkruar. Ato regjistrohen dhe përpunohen nga struktura/t përgjegjëse të njësive të vetëqeverisjes vendore në një sistem elektronik. Njësitë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore krijojnë, administrojnë dhe përditësojnë bazën e të dhënave për individët dhe familjet që kanë humbur familjarë dhe/ose kanë mbetur të pastrehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, si dhe për plotësimin e nevojave të tyre nga programet e procesit të rindërtimit” përcaktohet në vendimin që sjell SCAN.

Kërkesat e plotësuara me të dhënat dhe dokumentacionin sipas parashikimit të këtij vendimi regjistrohen sipas rendit kronologjik në sistemin e posaçëm elektronik nga strukturat përgjegjëse. Regjistri i kërkesave përmban informacionin që mundëson përpunimin e të dhënave, si më poshtë vijon:

a) emrin, atësinë, mbiemrin;

b) numrin e kërkesës;

c) datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit;

ç) objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e rindërtimit;

d) adresën e kërkuesit;

dh) përbërjen familjare në momentin e aplikimit;

e) Aktin e konstatimit/aktekspertizën e thelluar, të lëshuar nga çdo person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës tregtare, i pajisur me lejen, licencën ose autorizimin përkatës nga autoritetet shtetërore për vërtetimin e gjendjes së rrezikut për jetën dhe shëndetin, në të cilin vërtetohen dëmet që ka pësuar ndërtesa apo që është shpallur si e pabanueshme;

ë) dokumentin e pronësisë ose çdo akt për fitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Çdo individi/familjeje, që paraqet kërkesën, në çdo rast, i lëshohet një vërtetim që konfirmon regjistrimin e kërkesës, objektin e saj, datën dhe listën e dokumenteve të bashkëlidhura.

Faza e dytë e aplikimit fillon në momentin e vënies në zbatim të programeve të procesit të rindërtimit. Bazuar në kërkesat specifike të çdo programi, njësia e vetëqeverisjes vendore ndjek procedurat, si më poshtë vijon:

a) miraton sistemin e pikëzimit;

b) klasifikon kërkesat për programet e procesit

të rindërtimit, sipas sistemit të pikëzimit;

c) mbledh cilindo prej dokumenteve që vërteton statusin e familjeve të përmendura në pikën 8, të këtij vendimi, që e mbajnë organet publike në vend, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre;

ç) bën verifikimin e dokumentacionit, sipas pikës 8, të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e dorëzimit;

d) harton dhe miraton listën e përfituesve, mbështetur në listën e objekteve të vëna në dispozicion nga organi përgjegjës shtetëror;

dh) njofton familjet që përfitojnë nga programet specifike të procesit të rindërtimit, si dhe ata/o që nuk kanë përfituar, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e miratimit të listës së përfituesve nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Kandidatët që nuk kanë fituar caktohen të përfitojnë nga një program tjetër i procesit të rindërtimit.

Kriteret e përparësisë për renditjen e përfituesve janë:

a) familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore;

LEXO EDHE:  Detaje të reja mbi urdhër-arrestet ndaj zyrtarëve të policisë

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Diplomacia: Perëndimi ka pranuar shqiptarët, por ende jo Shqipërinë!

b) familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;

c) familjet që kanë në përbërje personat me aftësi të kufizuara;

ç) të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit;

d) familjet në skemën e ndihmës ekonomike;

dh) të rënët në krye të detyrës.

Struktura përgjegjëse u njofton aplikantëve jofitues edhe arsyet e kësaj vendimmarrjeje, si dhe të vendimit për përfitim nga një program tjetër I procesit të rindërtimit. Aplikantët jofitues mund të paraqesin ankesat e tyre pranë kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, brenda 5 ditëve nga njoftimi.

Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni i kërkuar sipas këtij vendimi, që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, sigurohet nga vetë struktura përgjegjëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke përjashtuar aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të, sipas formatit tip.

Nëse aplikanti nuk e dorëzon apo refuzon të firmosë këtë deklaratë, struktura përgjegjëse shkarkohet nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Dokumentacioni i nevojshëm sigurohet me shpenzimet e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e cila, nëse është e nevojshme, mund të lidhë marrëveshje me strukturat përkatëse, në funksion të lehtësimit të marrjes së dokumentacionit.

Për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga programet e procesit të rindërtimit, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë vendim dhe listës së objekteve të vëna në dispozicion nga organi përgjegjës shtetëror, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, krijon një komision të  posaçëm, i cili vlerëson kërkesat e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit, në bazë të dokumentacionit përkatës dhe parashikimeve të këtij vendimi, si dhe harton listen e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit.

Komisioni informon kryetarin e njësisë së vetëqeverisjes vendore në lidhje me listën e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të rindërtimit, i cili lidh kontratën për kalimin e pronësisë së banesave te përfituesit, pas marrjes së miratimit të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Organet e vetëqeverisjes vendore bëjnë publike, nëpërmjet mjeteve të informimit publik në faqet e tyre të internetit dhe shpalljes në vende të dukshme pranë institucionit të tyre:

a) kërkesat që duhen plotësuar për t’u trajtuar nga programet e procesit të rindërtimit;

b) personat përgjegjës me të cilët duhet kontaktuar për plotësimin dhe ndryshimin e të dhënave të formularit apo për çdo sqarim tjetër për plotësimin e tij;

c) dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar;

ç) procedurën që ndiqet nga njësia e vetëqeverisjes vendore për miratimin e përfituesve;

d) organin ankimor, të cilit duhet t’i drejtohet subjekti që nuk është përzgjedhur si fitues, si dhe afatet kohore.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin të gjitha masat e mundshme që informimi publik të jetë i aksesueshëm dhe i kuptueshëm për të gjithë individët.

Përfituesit nuk mund të përfitojnë në të njëjtën kohë nga më shumë se një program i procesit të rindërtimit, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në aktin normativ që rregullon përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

Subjektet përfituese nga programet e procesit të rindërtimit trajtohen dhe përfitojnë, si  më poshtë vijon:

-Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Struktura e njësisë së banimit (apartament), që i kalohet në pronësi përfituesve në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse.

-Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sëmundja e meningjitit/ Manastirliu qetëson qytetarët: Nuk ka nevojë për panik

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit qytetarët janë alarmuar nga frika e prekjes nga sëmundja e meningjitit, pas publikimit në media të lajmeve se disa persona që janë shtruar në spital, mund të jenë prekur nga kjo sëmundje.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se nuk ka vend për panik dhe alarm.

Manastirliu tha se gjatë këtyre ditëve, Ministria ka nxjerrë edhe ekspertët për të dhënë më shumë infomacione rreth kësaj sëmundje, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar.

Ajo theksoi se njëri prej rasteve të mbërritura në spital, mund të jetë i mundshëm, ndërsa për rastet e tjera pritet ekspertiza.

LEXO EDHE:  Nga Shpëtim NAZARKO/Për të mos thyer traun tjetër të shtëpisë

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Fukarallëk - Maskarallëk apo Varfëria - Fisnikëria?

Sipas saj, deri më tani janë marë të gjitha masat për vaksinimin dhe po monitorohet situata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE