Connect with Us

Video-Akuzat e forta/ Basha zbulon ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Politikë

Video-Akuzat e forta/ Basha zbulon ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Sipas kreut të opozitës, varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

Më tej, ai thekson se paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama dhe familjarët e tij.

“Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.”-shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur.

Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh.

LEXO EDHE:  Reagimi i Ramës për Fatmir Xhafajn/ Berisha: Thika i fut por ...

Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjehstë dhe të pambrojtur.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme.

Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës.

Edi Rama është artist i mashtrimit.
Çdo gjë që ka premtuar, cdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.

Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psiqik dhe bandën e tij grabitqare. #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Frika nga coronavirusi/ Basha thirrje qeverisë: Merrni masa të menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Pas dy viktimave të para në Itali nga coronavirusi, kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

Basha i bën thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan kryedemokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Coronavirusi është tek porta”/ Paloka: Me këtë kryeministër jemi në duart e Zotit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se tashmë që coronavirusi ka mbërritur tek porta, nuk kemi asgjë në vijë. Paloka thotë se as për mjekët nuk janë sigurar mjetet elementare mbrojtëse.

Sipas demokratit, me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri jemi në duart e zotit.

“Coronavirusi është tek porta !
Dje ndoqa disa reagime të shkëputura të mjekëve në intervista dhe në fb, që deklaronin se as për ata nuk janë siguruar mjetet më elementare të mbrojtjës.
Me deklaratat propagandistike të Hygertës (si ato të Xhaçkës për tërmetin) e thirrje të çuditshme për “vetëkarantinë” , nuk kemi gjë në vijë!
Me këtë kryeministër e këtë qeveri jemi në duart e Zotit! Zoti na ruaj”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korça si Zvicra”/ Qytetarët i kthehen Ramës: Nga larg edhe i vdekuri duket sikur fle

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video të filmuar nga lart ku shfaqet mali i Moravës i mbuluar nga dëbora.

”S’është në Zvicër, po në Korçë”, shkruan Rama, bashkëngjitur videos.
Por, ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët i ankohen Ramës për pagat e ulta.
Qytetarët shprehen të zhgënyer nga qeverisja e Ramës teksa i kujtojnë atij rrogat e ulta dhe numrin masiv të personave që zgjedhin të largohen nga vendi.

“Po tamam si Zvicra është ! Vetëm me një ndryshim të vogel, atje rroga 5000 franga, këtu 200€!!!”, shkruan një komentues.

“Ca na duhet natyra ne zoti Rama kur po ikin të gjithë. Bëjeni pak jetën më të lehtë z.Rama se s’do marrim gjë me vete. Varësit e tu po hajn shumë dhe po mbushin xhepat ndërsa populli shkret po vuan për copën e bukës”, shkruan një tjetër.

LEXO EDHE:  Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme/ Zbardhet rendi i ditës

LEXO EDHE:  Thellohen hetimet për dosjen 'Babale'/ Hajdarmataj thirret në Prokurori

“Nga larg ” edhe i vdekuri duket sikur fle” po shikoje pak në brendësi Korçën së bashku me rrethinat e saj . Shiko ku po rriten fëmijët tanë në çfarë ambiente shkolle, çfareë papunësie. Dhe më pas krahaso Zvicrën me Korçën” komenton një tjetër qytetare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE