LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sezoni i ri i "Fiks Fare"/ Njihuni me velinat e reja

30 Gusht 2019, 21:27, Lifestyle CNA
Sezoni i ri i "Fiks Fare"/ Njihuni me velinat e reja

?Fiks Fare?, emisioni më i madh investigativ në vend, ka zgjedhur dy velinat e reja që do të jenë pjesë për këtë sezon të ri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it kanë marrë pjesë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune Dajana Ponari është kurorëzuar ?Miss Durrësi 2019?, por ka fituar edhe çmime të tjera bukurie, ?Miss Sirena?. Është marrë me modeling, por pasioni i saj është edhe aktrimi.

Biondia Altea Noka është studente për drejtësi, mban një çmim bukurie, atë të ?Miss Bikinit 2018? . Përveç modelingut, Altea ëshë notare, për tetë vjet është marrë me not në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit

Të hënën, në date 2 shtator, “Fiks Fare” ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10 në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga