LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfshihet nga flakët ishulli i Sazanit

30 Gusht 2019, 16:30, Kronika CNA
Përfshihet nga flakët ishulli i Sazanit

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar marina ushtarake, ndërsa mësohet se punonjës të rojes bregdetare janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes thanë se 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e Forcave Detare është gjithashtu në gatishmëri për cdo ndërhyrje të nevojshme.

Ende nuk dihet se çfarë mund ta katë shkaktuar zjarrin, por paraprakisht dyshohet për zjarr vënie të qëllimshme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga