Connect with Us

“Mirëseerdhët në Berlin”/ Kulturën në Gjermani e mban gjallë rinia

Bota

“Mirëseerdhët në Berlin”/ Kulturën në Gjermani e mban gjallë rinia

Publikuar

-

Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër migrantëve. Ka marrë fund kultura e mirëseardhjes në Gjermani? Një studim aktual i Fondacionit Bertelsmann tregon se ajo ende është solide.

Migracioni është një nga temat që sundon emisionet politike në televizionin gjerman, ku politikanë e ekspertë flasin herë pas here për gjoja humbjen e kontrollit në vend dhe arritjen e kufijve të kapaciteteve pranuese. Në të njëjtën kohë autoritetet kanë regjistruar më shumë se 2000 vepra penale kundër azilkërkuesve vetëm në vitin 2018, marshimet e ekstremistëve të djathtë janë shtuar. Në një kohë që në vitin 2015 erdhën imazhe të tjera nga Gjermania: Refugjatë me valixhe që kalonin para njerëzve që i prisnin në stacione me ujë dhe arushë lodër. Ky gjest miqësie u bë i njohur si „kultura e mirëseardhjes”.

Por çfarë ka ndodhur me të tani? Një studim i i ri i Fondacionit të njohur Bertelsmann me titullin „Kultura e mirëseardhjes mes skepticizmit dhe pragmatizmit” tregon se ajo nuk është shuar. Sipas Orhan Kösemen, një nga autorët e studimit ajo ende gjendet në një nivel të admirueshëm. 2025 persona janë pyetur nga instituti i sondazheve, Kantar Emnid për aspekte të ndryshme të migracionit. Të anketuarit nuk duhej të jepnin qëndrimin  e tyre personal, por vlerësimin e tyre për qëndrimin e gjermanëve kundrejt migrantëve dhe refugjatëve.

Deutschland Menschen mit Migrationshintergrund (picture-alliance/Bildagentur-online)

Tendenca është positive

79% e të anketurave  besojnë, se migrantët që në Gjermani punojnë, janë të mirëpritur tek autoritetet, për refugjatët kjo shifër është 71%. Që migrantët konsiderohen të mirëpritur nga popullsia në vend për këtë dhanë një përgjigje pozitive 71% e të anketuarve, kurse për refugjatët kanë besimin e mirëpritjes vetëm 56%.

Kurse lidhur me mungesën e fuqisë punëtore, 41% e të anketuarve e mbështesin idenë e rekrutimit të fuqisë punëtore nga jashtë. Dy të tretat e të pyeturve shohin tek ky fenomen një efekt pozitiv për ekonominë gjermane. Edhe ardhjen e firmave të huaja e shohin shumica e të anketuarve pozitivisht.

Deutschland Empfang Flüchtlinge in München - Freiwillige Helfer HBF (picture-alliance/dpa/N. Armer)Ndihmë vullnetare në Mynih për refugjatët, 12 shtator 2015

Migrantë dhe refugjatë

 Sipas studimit, imazhi që vendasit kanë për migrantët luan rol edhe në kulturën e mirëseardhjes. Në Gjermani imazhi për migrantët është kryesisht pozitiv. Vetëm 45% e të anketuarve besojnë, se njihen arritjet e migrantëve. Sipas studimit shumë vetë besojnë, se integrimi në tregun e punës i refugjatëve sjell fryte për vendin pritës vetëm në plan afatmesëm apo afatgjatë. Në një kohë që duket se arritjet e gjeneratave të para të „gastarbeiter-ve”-punëtorëve të ardhur – për ndërtimin e Gjermanisë i janë lënë harresës.

LEXO EDHE:  Gjermania apel politikës/ Akuzat të gjykohen nga drejtësia

Sipas Kösem, migracioni nuk është një temë bardh e zi. „Ka një përzierje të shanseve dhe rreziqeve, e kështu e shohin edhe gjermanët këtë temë.”  Krahas shanseve, që shumë vetë i shohin në ekonomi, gjermanët kanë edhe vlerësime skeptike. Afër 52% e të anketuarve mendon, se migrantë ka më shumë se sa duhet. Edhe tek pyetja, nëse Gjermania ka arritur kufijtë e kapaciteteve të saj, të anketuarit janë të ndarë. Gati afër gjysma e tyre, 49% mendojnë se Gjermania nuk duhet të marrë më refugjatë të rinj. Në vitin 2017 kjo shifër ishte më e lartë, 54%. Përkundër kësaj 37% mendojnë, se Gjermania mund dhe duhet të pranojë refugjatë më shumë, sepse këtë e kërkon nevoja humanitare.

Të rinjtë më të hapur

Studimi vëren një rënie të skepticizmit krahasuar me vitin 2017. Efektet negative të migracionit i shohin shumë vetë, por me tendencë rënieje: 71% shikojnë një mbingarkim të shtetit social, 69% shohin konflikte mes vendasve dhe refugjatëve, 64% shohin probleme në shkollë dhe 90% e shohin mungesën e njohurive të gjuhës si pengesë për integrimin.

Deutschlannd Symbolbild Hass in der Gesellschaft (Getty Images/AFP/O. Andersen)Populistët e djathtë në një protestë në Chemnitz, 27 gusht 2018

Edhe pse Gjermania është një vend imigrimi, kultura e mirëseardhjes në Gjermani është e re. Kösemen thekson se „Gjermania është një vend i ri imigrimi në kuptimin e dyfishtë: nga njëra anë, sepse ne vetëm këto 15 vitet e fundit e perceptojmë veten si vend imigrimi. Tjetra, sepse të rinjtë në Gjermani e shohin më më pozitivitet migracionin se më të moshuarit.”

Një rezultat i studimit: Popullsia e re nën 30 vjeç dallon ndjeshëm në vlerësimin e perceptimin që ka ndaj migracionit e integrimit. Të rinjtë fokusohen më shumë tek shanset, se sa tek problemet që sjell migracioni për shtetin social dhe mungesën e apartamenteve. „Kjo lidhet edhe me atë, se numri i personane me sfond migracioni tek mosha 15-30 vjeç kap afër shifrën afër 30%, në një kohë që tek më të vjetrit kjo shifër është më e ulët, afër 20%””, thuhet në studim. Shumë të pyetur janë të mendimit, se migracioni e bën jetën më interesant, dhe e shohin atë si mjet kundër plakjes së shoqërisë. Gati 90% e të anketuarve shprehin shqetësimin, se shteti gjerman duhet të bëjë më shumë që refugjatët të lejohen të punojnë më shpejt në Gjermani./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Përhapja e coronavirusit/ Shkon në 76 numri i të prekurve në Itali

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 76 numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Tashmë numri ka shkuar në 47 persoan të prekur në Lombardi, 17 në Veneto (përfshirë një operator, një mjek dhe një infermiere), 2 raste në Emilia Romagna, 2 në Lazio (dy turistët kinezë) dhe një në Piemonte.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se janë duke marrë masa të jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

LEXO EDHE:   “Më armiq se armiku”/ Haradinaj sulmon Ramën dhe Thaçin

LEXO EDHE:  Politika mbron pasanikët e dyshimtë

“Ne kemi miratuar një dekret me masat për kontrollin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike. Qëllimi është të mbrojmë shëndetin e italiane. Në zonat ku ka perhapje më të madhe është porositur pezullimi i aktiviteve sociale e publike”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Alarm në Itali/ Shkon në 58 numri i të prekurve nga Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali.

46 prej tyre janë konfirmuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Ndërkaq, qeveria Conte ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE