Connect with Us

Marijuanë dhe kokainë/ Kështu e kapërcenin stresin dhe ankthin ushtarët amerikanë në xhunglat e Vietnamit

Blog

Marijuanë dhe kokainë/ Kështu e kapërcenin stresin dhe ankthin ushtarët amerikanë në xhunglat e Vietnamit

Publikuar

-

Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbështetjen që ata kanë sot. Lëvizja e viteve 1960 ishte në lulëzim të plotë, dhe deri në fillim të viteve 1970, kundërshtimi ndaj ushtrisë dhe luftës ishte i madh. Ushtarët që ktheheshin në shtëpi, nuk mirëpriteshin si heronj lufte, por përkundrazi me përbuzje nga një opinion publik gjithnjë e më anti-luftë.

Universiteti i Shtetëror i Kentit në Ohajo, organizoi protestën më famëkeqe kundër misioneve ushtarake në vitet 1970, ku 4 studentë që nuk ishin pjesë e protestët u vranë nga të shtënat e Gardës Kombëtare. Mungesa e mbështetjes në SHBA, si dhe tmerret e luftës, bënë që shumë ushtarë të përdorin drogëra të ndryshme, për ta bërë më tolerueshme qëndrimin e tyre në xhunglat e Vietnamit.

Në dispozicion të tyre kishte drogëra të paligjshme, që u shiteshin atyre nga vietnamezët me çmime tepër të lira krahasuar me drogën në Shtetet e Bashkuara. Ushtarët përdornin gjithçka, nga kanabisi që ua hiqte disi mendjen nga lufta, deri tek heroina, një nga drogërat më të këqija që ekzistonte në atë kohë.

Shumica e oficerëve të komandës, bënin një sy qorr përsa i përket përdorimit të marijuanës. Xheremi Kuzmarov në artikullin e tij, “Miti i ushtrisë së ndërvarur:Përdorimi i drogës në Vietnam”, kur komediani Bob Houp shkoi në Vietnam në vitin 1970 për të argëtuar trupat amerikane, ai bëri një batutë të tillë:”Në vend se t’ua ndalojmë marijuanën ushtarëve, ne duhet t’ua japim atë edhe negociatorëve të paqes në Paris!”.

Kjo batutë, shkaktoi më shumë të qeshura dhe duartrokitje se çdo gjë tjetër. Kuzmarov pretendon gjithashtu se “përdorimi i referencave hiperbolike mbi përdorimin e këtyre substancave, e barazoi përdorimin e çdo lloj droge me abuzimet, dhe minimizoi drastikisht ndryshimin midis tyre, duke e përshkruar marijuanën …si po aq kërcënuese sa edhe heroina”.

Ndërsa përdorimi i kanabisit konsiderohej i paligjshëm, përdorimi i amfetaminave si Deksedrina inkurajohej hapur. Në fakt, ai çohej në Vietnam në rrugë zyrtare nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Sipas revistës “The Atlantic”, kjo lloj substance u shpërndahej gjërësisht ushtarëve nga oficerët e komandës, me qëllim për t’i mbajtur ata në formë.

LEXO EDHE:  Kokaina në Durrës/ Akuza ndërkombëtare për Edi dhe Olsi Ramën

Nëse një togë ushtarake, do të angazhohej në një ekspeditë të gjatë, atyre iu jepeshin disa

pilula amfetaminë, si dhe u bëhej një injeksion me steroide. Besohej se këto substanca mund të forconin rezistencën dhe reagimin e burrave, dhe t’i bënin ata luftëtarë më të mirë dhe më të fortë.

Por amfetaminat mbaroheshin shpejt, dhe ushtarët nisnin të stresoheshin dhe bëheshin tepër agresivë. Për të ndihmuar në parandalimin e “lodhjes nga beteja”, qeveria prodhoi ​​anti-psikotikë si Torazina, medikament që zakonisht përdoret për trajtimin e çrregullimit bipolar dhe skizofrenisë nëpër spitale.

Ato u jepeshin ushtarëve për të lehtësuar stresin, ankthin dhe sjelljen e tyre agresive. Marrja e këtyre medikamenteve i mbronte ushtarët në Vietnam nga stresi i luftimeve. Por pasi ktheheshin në shtëpitë e tyre, stresi që vetëm sa ishte shtypur në veten e tyre, rikthehej fuqishëm si sindroma e Çrregullimit të Stresit Post-Traumatik (PTSD).

Numri i veteranëve të Luftës së Vietnamit, që u prekën nga PTSD, varion nga 400-500 mijë ushtarë. Në një letër drejtuar gazetës së njohur “The New York Times” në vitin 1991, veterani i Vietnamit, Bernard Hini nga Nju Xhersi, deklaroi se sipas të dhënave zyrtare 9 mijë veteranë kishin kryer deri në atë vit vetëvrasje.

Në vitin 1970, heroina hynte në Vietnam nga Kamboxhia, dhe trupat amerikane e konsumuan të gjithë drogën që kishin në dispozicion. Disa besojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj mungesës së marijuanës, ndërsa të tjerët mendojnë se heroina u bë popullore, për shkak të aftësisë për të pushuar dhimbjen qoftë edhe vetëm për pak kohë.

Disa ushtarë e vazhduan këtë zakon, edhe kur u kthyen në shtëpi, dhe numri i ushtarëve të ndërvarur nga droga u bë tepër i madh. Disa arritën të shkëputen disi, por përjetuan simptoma të rënda të ndërvarësisë nga droga./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Donald Trump po i jep fund luftërave të pafundme të Amerikës

Publikuar

-

Nga

Nga Tony Shaffer “The Hill”

Presidenti Donald Trump, premtoi në fushatë t’i jepte fund ndërhyrjeve të pamatura të Shteteve të Bashkuara në vende të huaja gjatë 2 dekadave të fundit, dhe po e mban këtë premtim. Raportet tregojnë se ai është më afër se kurrë dhënies fund të luftës më të gjatë në historinë e Amerikës.
Pas viteve negociata, talebanët janë në prag të nënshkrimit të një marrëveshje, që do t’i hapte rrugën sheshimit të armiqësive, një zgjidhjeje për të ardhmen e Afganistanit, si dhe një tërheqje të trupave amerikane.

Nëse do të nënshkruhet ky pakt, rreth 5.000 trupa do të largohen nga Afganistani. Nëse kushtet e sigurisë pas kësaj lëvizjeje do të vazhdojnë të përmirësohen, 8.000 ushtarët e fundit mund të rrikthehen në SHBA, duke i dhënë fund një pranie ushtarake 18-vjeçare, e cila prej kohësh ka dalë nga vëmendja e shumicës së amerikanëve, që nuk kanë miq apo familjarë në rrezik.

Siç kam shkruar më herët, një zgjidhje e negociuar do të ishte një zgjidhje e nevojshme, për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan. Trump po shkon drejt suksesit në këtë pikë, dhe po i jep fund asaj lufte. Pasi vendi ynë u sulmua në 11 Shtator 2001, Shtetet e Bashkuara u detyruan të hakmerreshin kundër monstrave që vranë më shumë se 3.000 qytetarë të pafajshëm.
Ushtria jonë e shkëlqyer, vërtetoi kurajon dhe vlerën e saj, duke duruar dislokim pas dislokimi, dhe vitet e konfliktit të përgjakshëm në të gjithë botën. Osama Bin Laden dhe pasardhësi i tij si udhëheqësi më i shquar i terrorit islamik, Abu Bakr Bagadi, janë vrarë, duke u sjellë para drejtësisë nga fuqia e madhe e armëve amerikane.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale Trump u premtoi amerikanëve, se do të shmangte luftërat e pafundme, dhe e tillë ishte edhe përfshirja jonë në Afganistan. Por vetëm në zgjedhjet e vitit 2016, amerikanët e kuptuan më në fund të vërtetën e shëmtuar se “lufta globale kundër terrorizmt”, ishte shndërruar prej kohësh në një angazhim të hapur të trupave amerikane në
zona lufte armiqësore, pa ndonjë fitore të dukshme në horizont.
Dhe kjo nuk ishte askund më e qartë se sa në Afganistan. Prania jonë atje, është tani zyrtarisht më e zgjatur në kohë sesa mosha e disa prej ushtarëve amerikanë që luftojnë atje. Trupat tona, kishin fillimisht për detyrë të dëbonin nga aty njerëzit përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit, dhe krijimin e një qeverie të ligjshme në Kabul.

LEXO EDHE:  Gjysëm toni kokainë “zhduket” nga Krimet e Rënda/ Zbardhen detajet

LEXO EDHE:  Gjysëm toni kokainë “zhduket” nga Krimet e Rënda/ Zbardhen detajet

Por sot misioni i tyre dhe fitorja janë të paqarta. Për shumë vite, amerikanët kanë luftuar dhe vdekur për të krijuar kushtet e paqes në Afganistan, dhe që qeveria demokratike në Kabul të krijonte autoritetin e saj legjitim. Vetëm javën e kaluar, 2 familje të tjera amerikane iu bashkuan afro 2.400 të tjerave, që kanë marrë lajmin tragjik të vrasjes së familjarit të tyre në Afganistan.
Por lufta në Afganistan nuk është më thelbësore për sigurinë sonë kombëtare, dhe kjo i ka lënë trupat tona atje pa ndonjë mision të dukshëm për të kryer. Partnerët tanë afganë kanë nevojë për mbështetjen tonë, por termat e sakta që do të çojnë drejt një fitoreje janë të paqarta.

Duke pasur parasysh këto realitete, Trump dhe këshilltarët e tij, kanë hartuar rrugën më të mirë që duhet ndjekur për t‘i dhënë fund këtyre konflikteve. Ne duhet të kemi një panoramë të qartë dhe lehtësisht të verifikueshme të uljes të dhunës dhe agresionit nga talibanët.

Trupat amerikane, dhe negociatorët që takohen me talibanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane në Katar, duket se janë në prag të arritjes së kësaj. Trump u dha shumë familjeve amerikane një shpresë të madhe, kur premtoi të ndalte luftërat e pafundme, që kanë marrë kaq shumë jetë amerikanësh gjatë 2 dekadave të fundit. Duke e përmbushur këtë premtim, ai po e rikthen më në fund atë shpresë, në mirënjohje dhe lehtësim në të gjithë vendin./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Paraja nuk të bën të lumtur, sporti po

Publikuar

-

Nga

A dëshiron që të jesh i lumtur? Harro paratë dhe pasurinë, dhe fillo të vraposh. Në këtë përfundim mbërrin një studimi të kohëve të fundit, i kryer nga studiuesit e Universiteteve të Jeilit dhe Oksfordit, që nxjerr në pah se si ndikimi pozitiv i sportit në gjendjen tonë të humorit, është shumë më i lartë, sesa ajo që na japë pasuria materiale.

Hulumtimi, i botuar në numrin më të fundit të revistës “The Lancet”, përfshinte mbi 1.200.000 qytetarë amerikanë të cilëve iu dërgua një pyetësor, që i pyeste ata sa herë ishin ndjerë të trishtuar, në depresion apo të stresuar gjatë 30 ditëve të kaluara. Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu për sasinë dhe cilësinë e aktivitetit fizik të kryer, si dhe gjendjen ekonomike individuale.

“Divani i trishtimit”

Nga të dhënat, rezulton se ata që merren rregullisht me aktivitet fizik, ndjehen keq mesatarisht 35 dit në vit, përkundër 53 ditëve për personat që kanë një jetë kryesisht sedentare. Jo vetëm kaq: sipas studimeve, një person joaktiv e arrin të njëjtin nivel lumturie me një atlet, vetëm nëse fiton të paktën 25.000 dollarë në vit më shumë.
Me pak fjalë, duket se ata që kanë qejf të rrinë shumë shtrirë në divanin e tyre, kostoja e lumturisë është shumë më i lartë, sesa ajo e një abonimi në palestrën më të njohur në një qytet. Gjithsesi, i njëjti studim tregon se lidhja midis lumturisë dhe numrit të orëve në stërvitje fizike, është në një pikë të caktuar e përmbysur:teprimi me aktivitetin fizik bëhet kundërproduktiv, jo vetëm për mirëqenien fizike, por edhe për atë mendore.
Kufiri maksimal i ushtrimit fizik, duket të jetë 3 orë në ditë. Sipas studiuesve, përfitimi maksimal nga gjendja shpirtërore merret pas 3-5 seancash stërvitje në javë, që zgjasin nga 30 deri në 60 minuta. Por a ka ndonjë sport që ndikon në mirëqenien psikologjike, më shumë se të tjerat? Për shkencën, më të efektshme në këtë drejtim janë sportet ekipore, edhe pse fryma konkurruese mund të çojë në debate me shokët e ekipit ose kundërshtarët.

LEXO EDHE:  Deklaratat e opozitës për kapjen e drogës/ Reagon Edi Rama

LEXO EDHE:  Deklaratat e opozitës për kapjen e drogës/ Reagon Edi Rama

Evropianët kanë tendencë të kenë një jetë sedentare

Përkundër provave shkencore, jo të gjithë duken të bindur mbi rëndësinë që ka sporti në gjendjen tonë emocionale. Sipas një studimi më të fundit nga Rrjeti Evropian i Shëndetit, 25 përqind e grave dhe 22 për qind e burrave në kontinentin e vjetër, nuk po lëvizin aq sa duhet.
Por sa është “mjaftueshëm”? Rekomandimet e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, tregojnë pragun minimal për uljen e rrezikut kardiovaskular tek të rriturit e shëndetshëm në 75 minuta aktivitet intensiv fizik në javë, ose 150 minuta aktivitet të moderuar.
Për njerëzit që janë mbi 65-vjeç, edhe një vëllim i ulët i aktivitetit të moderuar, mund të jetë i mjaftueshëm. Sidoqoftë, ekspertët këshillojnë të shmangni veprimet me kokën tuaj, dhe të këshilloheni me mjekun, mbi sasinë dhe llojin e sportit që duhet të ushtroni./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rreziqet e pajtimit të Evropës me Rusinë

Publikuar

-

Nga

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Presidenti francez Emanuel Makron, po kryeson kauzën për të vendosur një marrëdhënie të re me Rusinë. Synimi i tij, është t’i japë fund ndjenjës së izolimit dhe distancimit të Rusisë, siç e shpjegoi ai gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Makron beson se Rusia është jetike për sigurinë e Evropës.
Pa u angazhuar fqinji i saj i madh, Evropa nuk do të jetë e sigurt. Dhe kjo është arsyeja pse Evropa duhet të krijojë një lloj arkitekture sigurie, që përfshin edhe Rusinë. Kjo është një tezë që Kremlini – dhe Gjermania – e ka mbrojtur prej kohësh, edhe pse janë kundërshtuar nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Ata i perceptojnë thirrje të tilla, si përpjekje të Moskës për të krijuar një aleancë në kurriz të aleancës transatlantike. Përçarja e NATO-s dhe dobësimi i lidhjeve të Evropës me Shtetet e Bashkuara, ka qenë një politike e qëndrueshme e Kremlinit.
Politika “Amerika e Para” e presidentit amerikan Donald Trump, në të cilën BE-ja kritikohet vazhdimisht nga Uashingtoni për tregtinë dhe praktikat e saj të konkurrencës, mund të shfrytëzohet nga presidenti Rus Vladimir Putin. Nën administratën Trump, Makron beson se Evropa nuk mund ta marrë më si të mirëqenë faktin që Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë
që ta mbrojnë Evropën.

Por ky argument nuk qëndron edhe aq, duke pasur parasysh se sa shumë po investon Pentagoni për sigurinë dhe mbrojtjen e shteteve balltike. Dhe përkundër kritikave të Makronit ndaj NATO-s si një organizatë ushtarake dhe politike, publiku ka një këndvështrim të ndryshëm mbi aleancën veri-atlantike.
Sipas një raporti të fundit të Qendrës Kërkimore Pju mbi qëndrimet ndaj NATO-s, publiku në shtetet anëtare është i bindur se SHBA-ja do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur një aleat të NATO-s nga Rusia, ose 60 për qind, ndërsa vetëm 29 për qind besojnë se kjo gjë nuk
do të ndodhte.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që të shihen si një aleate e besueshme. Ndërkohë mendoni pak si do të reagonin aleatët evropianë, nëse ndonjë nga aleatët e saj të NATO-s do të sulmohej nga Rusia. Mesatarisht 50 përqind e qytetarëve në 16 shtete anëtare të NATO-s, thonë se vendi i tyre nuk duhet që të mbrojë një aleat ndaj një sulmi rus, krahasuar me vetëm 38 për qind që thonë se vendi i tyre duhet të mbrojë aleatët.
Shumica e publikut kundër mbrojtjes së një aleati, janë evropianë. Pra publiku evropian ka më shumë të ngjarë të besojë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin një aleat të NATO-s nga një sulm rus, sesa të mendojnë se vendi i tyre duhet të bëjë të njëjtën gjë. Po Kremlini çfarë mendon?
Përkundër këtyre gjetjeve, Makron beson se Evropa duhet të jetë e gatshme të bëhet më sovrane dhe më e aftë për t’u kujdesur për sigurinë dhe mbrojtjen e saj. Dhe riafrimi me Rusinë, do të përmirësonte sigurinë e Evropës.

LEXO EDHE:  Si ndikon kokaina në trurin e njeriut

LEXO EDHE:  Robert Aliaj: Shqiptarët nuk pinë kokainë, por aspirinë dhe pluhur neoni

Por strategjia e re e Makron ndaj Rusisë, është një rrugë më një kalim, dhe kjo për disa arsye. Së pari, ai nuk ka përmendur asnjëherë kushtet për një partneritet të tillë strategjik mes Rusisë dhe Evropës. BE-ja duhet ta vërë më shumë theksin tek vlerat. Por të drejtat e njeriut, liria e mediave, frikësimi i gazetarëve investigativë, sulmet ndaj sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendeve të ndryshme, nuk janë pjesë e “diskursit” të Makron mbi Rusinë.
Për më tepër, nëse vlerat do të ishin të rëndësishme për politikat e Makron, ai mund të kritikonte hapur Rusinë, pse vazhdon të mbështesë regjimin brutal të presidentit Bashar Al-Asad, që ka bombarduar civilë, spitale dhe shkolla në Siri, dhe më së fundmi qytetin veriperëndimor të Idlibit.
Vuajtjet aty janë të tmerrshme. Në një deklaratë të hënën, kreu i zyrës së çështjeve humanitare në OKB, Mark Loukok, e quajti atë “tmerrin më të madh humanitar të shekullit XXI”. Dhe nëse siguria është kaq e rëndësishme për Makron, ai e di shumë mirë se lufta në Siri ka krijuar një problem politik dhe të sigurisë për Evropën.

Fluksi i refugjatëve, ka nxitur ngritjen e partive populiste të ekstremit të djathtë, për të mos përmendur kërcënimet dhe sulmet e tyre terroriste. Së dyti, mbështetja e tij ndaj parimit të sovranitetit, të cilin mbron për Evropën, duket se është përdorur në mënyrë selektive.
Makron mjafton të shohë Ukrainën, të cilën Rusia e pushtoi në vitin 2014, para se të aneksonte ilegalisht Gadishullin e Krimesë. Që atëherë, mbi 10.000 civilë janë vrarë në luftë, dhe mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Siç duket, sovraniteti është një e drejtë ekskkuzive apo aspiratë për Evropën.

Dhe duke pasur parasysh aktorët konkurrues në Siri, është e vështirë të shihet se si mund të rifitohet sovraniteti i këtij vendi, një çështje që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e shpërfilli hapur kur u pyet për të në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kjo sugjeron që qasja e re e Makron ndaj Rusisë, nuk bazohen në vlera, por në interesa. Ajo që Rusia po bën në Ukrainë dhe Siri, është kundër interesave të Evropës. Dhe edhe nëse lëvizja e fundit bazohet në realpolitikë, Makron mund të fitojë mbështetje nga evropianët e tjerë, vetëm nëse Moska do të japë diçka në këmbim. Dhe deri më tani, kjo nuk duket se po ndodh./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE