Connect with Us

Lulzim Basha rrezikon të merret i pandehur për çështjen e “Toyota Yaris”, për dëshmi të rremë

Politikë

Lulzim Basha rrezikon të merret i pandehur për çështjen e “Toyota Yaris”, për dëshmi të rremë

Publikuar

-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 per te dhene shpjegime perpara prokurorit belg L.H. për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh.

Ne shpjegimet e dhena nga Lulzim Basha rezulton se ai eshte terhequr nga akuza e drejteperdrejte per deputetet e Partise Socialiste, Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja, por ka sjelle si prove te akuzes se tij ne Parlament, informacionin per nje udhetim te tre deputeteve te Partise Socialiste jashte Shqiperise disa dite perpara se ngjarja te ndodhte ne Durres.

Ne fakt, gjate fjales se tij ne Parlament Lulzim Basha akuzoi se zoti Balla kishte qene para disa ditesh ne Gjermani, ndersa perpara prokurorit belg ka thene se Balla, Manja dhe Cyrbja kane qene jashte Shqiperise, pa specifikuar Gjermanine.

LEXO EDHE:  Tre kryebashkiakë në kryesinë e PD/Lulzim Basha përjashton Xhelal Mziun?!

Per kete qellim, prokurori belg dhe ata shqiptare kane bere verifikimet ne sistemin TIMS dhe u rezulton se deputetet kane udhetuar jashte Shqiperise, por ne asnje rast nuk ka asnje lidhje me deklarimet e Lulzim Bashes.

Duket se Basha ne perpjekje per te demtuar imazhin e deputetit Balla, Manja dhe Cyrbja po rrezikon te merret ne akuze per deshmi te rreme.

Burime per TemS bejne me dije se dosja “Toyota Yaris” eshte tashme gati per te shkuar ne Gjykate te Krimeve te Renda, ndersa pas deklarimeve te fundit te Bashes dhe verifikimeve, rezulton se Lulzim Xhelal Basha mund te merret i pandehur bazuar ne nenin 305/b “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Kujtojmë që Lulzim Basha ka gjithashtu edhe problem të tjera me drejtësinë, dhe jo vetëm atë shqiptare.

Ai akuzohet për pastrim parash me rusët, çështje e cila po hetohet si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.(TemA)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Korça si Zvicra”/ Qytetarët i kthehen Ramës: Nga larg edhe i vdekuri duket sikur fle

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video të filmuar nga lart ku shfaqet mali i Moravës i mbuluar nga dëbora.

”S’është në Zvicër, po në Korçë”, shkruan Rama, bashkëngjitur videos.
Por, ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët i ankohen Ramës për pagat e ulta.
Qytetarët shprehen të zhgënyer nga qeverisja e Ramës teksa i kujtojnë atij rrogat e ulta dhe numrin masiv të personave që zgjedhin të largohen nga vendi.

“Po tamam si Zvicra është ! Vetëm me një ndryshim të vogel, atje rroga 5000 franga, këtu 200€!!!”, shkruan një komentues.

“Ca na duhet natyra ne zoti Rama kur po ikin të gjithë. Bëjeni pak jetën më të lehtë z.Rama se s’do marrim gjë me vete. Varësit e tu po hajn shumë dhe po mbushin xhepat ndërsa populli shkret po vuan për copën e bukës”, shkruan një tjetër.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita?/ Kryemadhi paralajmëron hapur Bashën

LEXO EDHE:  Basha në OSBE denoncon shkatërrimin e standardeve zgjedhore

“Nga larg ” edhe i vdekuri duket sikur fle” po shikoje pak në brendësi Korçën së bashku me rrethinat e saj . Shiko ku po rriten fëmijët tanë në çfarë ambiente shkolle, çfareë papunësie. Dhe më pas krahaso Zvicrën me Korçën” komenton një tjetër qytetare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  FOTO- Zgjedhjet e Lulit/ Në Durrës votojnë Vangjush Dakon

LEXO EDHE:  Basha flet me emra/ Kush i bleu votat në Dibër

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE