Connect with Us

Gylenistët apo nacionalistët/ Kush e shembi memorialin Erdoganist?

Politikë

Gylenistët apo nacionalistët/ Kush e shembi memorialin Erdoganist?

Publikuar

-

Sot në mëngjes mediat raportuan se në Tiranë memoriali pa leje ndërtimi dhe i ngritur fshehur i viktimave të “Grushtit të shtetit” ndaj Erdoganit, ishte dëmtuar.

Burime policore thanë për CNA.al se janë disa pista hetimi për çështjen në fjalë.

Dyshohet se mund të ketë qenë një ose më shumë persona nacionalistë shqiptarë, apo të tjerë të frymëzuar nga linja e klerikut Fetullah Gylen, i cili ka aktivitet të fortë në Tiranë, dhe lidhje me biznese e grupe të fuqishme interesi.

Dëmtimi i memorialit mund të jetë bërë sot me një qëllim të caktuar, pasi sot është festa kombëtare e Turqisë dhe veprimi duket të jetë një betejë e midis Erdoganistëve dhe Gylenistëve. Gylenistët e Tiranës kanë qëndruar në heshtje, ata janë të lidhur në biznese të shumta, disa prej të cilave sponsorizuar edhe nga qeveria me koncesione në shëndetësi, etj.

Ndërkohë, policia është duke zhvilluar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, thanë të njëjtat burime policore./ CNA.al

Foto-Sulm gjatë natës/ Thyhet memoriali turk tek Kodrat e Liqenit

2 Komente

2 Comments

  1. Astrit Prendi

    30 Gusht, 2019 at 2:52 pm

    Shqiptarët në shumicë ,ata që njohin historinë e duan ktë vend,ata që s’kanë idhull as Metdoganin,as Ramdoganin as Bashdoganin,ata që duan atdheun e tyre.Unë nga profesioni jam avokat,e nëse syleshet e Lleshit arrestojnë ndonjë shtetas për këte tëashtuquajtur “Krim”,do ju ofroj mbrojtjen time ligjore falas!

  2. t

    30 Gusht, 2019 at 6:57 pm

    Memoriali me çduket eshte goditur me vare,kurse meriton tritol

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mazhoranca e përgatitur për eleminimin e Metës”/ Nishani sqaron çështjen e afateve: Qesharake…

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar vendimin e presidentit Meta për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit përballë Arta Vorpsit. Ndërsa shprehet se listat nuk janë krijuar nga Meta, por KED, për Nishanin përzgjedhja e presidentit nuk ka të bëjë me kundërshimin e një kandidati, por përzgjedhjen e dikujt nga lista që në analizën e kreut të shtetit konsiderohet i vlefshëm për atë pozicion.

“Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë pozicion kundër zonjës Vorpsi. Ky institucion ka një pozicion që zgjedh ose jo, me bindjen e tij mbi analizën profesionale, integritetin etj, një produkt i cili nuk është vetëprodhim i Presidentit, por janë emra të paraqitur nga KED.

Pra është ky institucion që i jep listën me emra Presidentit, duke i thënë zgjidh. Dhe presidenti ka të drejtën që të zgjedh atë e cila në analizën e tij si kreu i shtetit, në subkoshiencën e tij mendon se vlen për Kushtetuesen. Sjellja e tij nuk ka qenë kundër Arta Vorpsit, por pro Marsida Xhaferllarit”, ka thënë Nishani.

Nishani, po ashtu, ka mbajtur një qëndrim edhe përsa i përket prekluzionit apo çështjes së afateve kushtetuese. Për ish presidentin, “gjykimi i jo 30, por 31 ditëve është qesharake të diskutohet në logjikën e një ligjëvënësi, kur këta kanë shkelur çdo afat të mundshëm në krijimin e disa institucioneve në vend, si KLGJ, KLP apo përgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.”

“Mazhoranca politikisht është parapregatitur për ta eleminuar Presidentin e Republikës nga e drejta, nga diskrecioni, nga tagri i tij Kushtetues. Duhet të kemi parasysh se nuk është kjo logjika e ligjvënësit se në qoftë se 30 ditë kaluan 31 ditë unë…

LEXO EDHE:  Me Erdoganin deri në vetëmohim

Së pari, nuk është kjo logjikë sepse nuk e ka çuar në Kushtetutë detyrimin 30 ditor, sikurse ia ka çuar Parlamentit. Së dyti, mungesa e vullnetit politik dhe institucional të Presidentit të Republikës do ta detyronte pastaj të shpallej fituese Arta Vorpsin. Kur ka një mungesë të vullnetit të shprehur nga ana e institucionit, pra nuk është kështu çështje 30 ditësh dhe afatesh.

Këta që flasin për afate të tilla janë qesharak. Afatet Kushtetuese janë të gjitha të rëna. Këshilli i Lartë Gjyqësor është zgjedhur rreth 1 vit apo 1 vit e gjysëm pasi është parashikuar afati Kushtetues. Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar pasi i ka shkelur me këmbë, me duar, me çizme, me hekur të gjitha afatet.

Prokurori i Përgjithshëm duhej të ishte zgjedhur para dy vitesh. Prokurori i përkohshëm u zgjodh për 2 muaj dhe ndenji në pushtet 2 vjet. Dhe rasti i fundit më i paprecedentë i lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë janë afatet për botimin e dekreteve të Presidentit në fletoren zyrtare. Kush janë këta që flasin për afate dhe nuk botojnë dekretet e Presidentit në fletoren zyrtare. Këtu është një proces që po synon të rrëzojë besimin e qytetarëve. Të gjitha këto çështje që janë në Gjykatën e Lartë kur shikon se si po shkojnë gjërat, do të shkojnë të gjitha në Strasburg”, është shprehur Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video me prova përvëluese!/ Rama: “Presidenti nuk operon me shashka”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin e paralajmëruar ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, ndërsa ka paralajmëruar se ka në dorë një video me prova përvëluese, për Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Sipas Ramës, Meta nuk operon me shashka, ndaj deklaratat duhet të merren seriozisht.

“Me aq sa e njoh unë personalisht Presidentin, të jeni i bindur që Presidenti nuk operon me shashka. Sot Presidenti ka denoncuar zyrtarisht gjithë materialin që ka grumbulluar, provat pikërisht për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Gylenisti i Bashës sulmon Erdoganin me fake foto

Unë mendoj që Presidenti ka dorëzuar gjithçka që ai ka si prova të fajësisë së kryetarit të KED-së. Mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë, video me prova, video me fakte nga mbledhjet e KED-së. Në mbledhjet e KED-së regjistrimi bëhet edhe audio edhe video”, theksoi më tej ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do shpërndaj Parlamentin”/ Bamir Topi nxjerr “blof” Metën

Publikuar

-

Ish presidenti Bamir Topi ka hedhur poshtë pretendimin e Ilir Metës se mund të shpërndajë Parlamentin.

I ftuar në emisionin “Repolitix” Topi u shpreh se këto deklarata janë vetëm pjesë e retorikës politike, pasi Parlamenti mund të shpërndahet vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit.

“Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit. Unë besoj se është pjesë e një retorike politike”, deklaroi Topi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE