Connect with Us

“FP” zbulon lëvizjen e fortë të SHBA, Palmerit i ngarkohet zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi

Politikë

“FP” zbulon lëvizjen e fortë të SHBA, Palmerit i ngarkohet zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga Robbie Gramer, Foreign Policy

– Departamenti i Amerikan i Shtetit pritet të njoftojë një të dërguar të ri special mbi Ballkanin në një përpjekje për të rifilluar një dialog të ngecur midis Serbisë dhe Kosovës, me qëllim përfundimin e një mosmarrëveshje të gjatë në Evropën Juglindore.

Matthew Palmer, një diplomat i karrierës me përvojë në Ballkan, ka të ngjarë të përzgjidhet si i dërguari i ri special, sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-njohës të çështjes. Emërimi i tij i pritshëm përfaqëson shtysën e fundit të Shteteve të Bashkuara për të adresuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, dy dekada pas një konflikti të armatosur që nxiti një ndërhyrje të NATO-s dhe përfundimisht çoi në ndarjen e Kosovës dhe shpalljen e pavarur nga Serbia.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe u ndërprenë nëntorin e kaluar, pasi Kosova vendosi tarifa tw larta për mallrat serbe dhe u zotua t’i heqë ato vetëm pasi Serbia njohë sovranitetin e Kosovës.

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë, të paktën që nga përpjekjet intensive të bëra për t’i dhënë fund konflikteve vdekjeprurëse në vitet 1990. Diplomatët paralajmërojnë se Rusia dhe Kina po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan, dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon do t’i ndihmonte vendet të afroheshin më pranë BE dhe institucioneve perëndimore.

“Emërimi i një dërguesi të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në një mënyrë zyrtare,” – tha Daniel Vajdich, një ekspert i politikës së jashtme që ndjek rajonin dhe ka punuar në çështjet evropiane si një staf në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe në fushatat presidenciale republikane.

“Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne do të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump.”

Por përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Udhëheqësit evropianë kanë qenë në mëdyshje të diskutojnë shtimin e anëtarëve të rinj në BE, një nxitje kyçe ekonomike dhe politike për Serbinë dhe Kosovën për të arritur një marrëveshje përfundimtare, duke lënë disa ekspertë skeptik se dialogu do të arrijw diku.

LEXO EDHE:  Pendohen terroristët/ Rrëfehen për “sulmin ndaj Izraelit”

Një zyrtar tjetër aktual që foli për “Foreign Policy” në kushte anonimiteti gjithashtu vuri në dyshim nëse dërgimi i një të dërguari të ri amerikan do të arrijë në ndryshime pozitive në politikën aktuale apo të rifillojë negociatat Serbi-Kosovë. Palmer do të ruajë punën e tij të tanishme si zëvendës ndihmës sekretar i shtetit që mbikëqyr Ballkanin dhe rajonin e Egjeut.

Shtetet e Bashkuara luajtën një rol kryesor në ndërmjetësimin e paqes në Ballkan pasi rajoni shpërtheu në luftë dhe dhunë me bazë etnike mbi dy dekada më parë. Kohët e fundit, diplomatët amerikanë luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në prapaskenë në ndihmën e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore fqinje në një marrëveshje historike që zgjidhi një mosmarrëveshje për emrin vitin e kaluar, duke i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO.

Kosova, me një shumicë gati 90% etnike shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ndërsa mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane, njohin pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e pranon këtë. As Rusia, e cila mban lidhje të ngushta me Beogradin.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas një takimi midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vucic në New York në fillim të këtij muaji. Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën dhe “të angazhohej me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve,” sipas një leximi të Departamentit të Shtetit të takimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Korça si Zvicra”/ Qytetarët i kthehen Ramës: Nga larg edhe i vdekuri duket sikur fle

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video të filmuar nga lart ku shfaqet mali i Moravës i mbuluar nga dëbora.

”S’është në Zvicër, po në Korçë”, shkruan Rama, bashkëngjitur videos.
Por, ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët i ankohen Ramës për pagat e ulta.
Qytetarët shprehen të zhgënyer nga qeverisja e Ramës teksa i kujtojnë atij rrogat e ulta dhe numrin masiv të personave që zgjedhin të largohen nga vendi.

“Po tamam si Zvicra është ! Vetëm me një ndryshim të vogel, atje rroga 5000 franga, këtu 200€!!!”, shkruan një komentues.

“Ca na duhet natyra ne zoti Rama kur po ikin të gjithë. Bëjeni pak jetën më të lehtë z.Rama se s’do marrim gjë me vete. Varësit e tu po hajn shumë dhe po mbushin xhepat ndërsa populli shkret po vuan për copën e bukës”, shkruan një tjetër.

LEXO EDHE:  Miratohet rezoluta për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë

LEXO EDHE:  Video-“Jam me kancer, dhuroj 50 euro për të prekurit nga tërmeti”/ Moderatori dhe të ftuarit shpërthejnë në lot në emision

“Nga larg ” edhe i vdekuri duket sikur fle” po shikoje pak në brendësi Korçën së bashku me rrethinat e saj . Shiko ku po rriten fëmijët tanë në çfarë ambiente shkolle, çfareë papunësie. Dhe më pas krahaso Zvicrën me Korçën” komenton një tjetër qytetare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bllokimi i mbetjeve të rrezikshme dhe sekuestrimi i tragetit/ PD zbulon “mashtrimin” e Ramës

Publikuar

-

Nga

Dy ditë më parë, policia njoftoi se kishte parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë kishin arrestuar në këtë operacion 6 persona dhe kishin sekuestruar tragetin bashkë me sasinë e mbetjeve.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video, ndërsa pretendon se ky lajm nuk është i vërtetë, por është i trilluar nga qeveria.

Sipas tyre, policia dhe qeveria mashtruan qytetarët, pasi kryeministri Edi Rama kishte premtuar se nuk do të lejonte të futeshin më kimikate të rrezikshme në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Humbin jetën dy zyrtarë kosovarë gjatë rrugës për në Serbi

LEXO EDHE:  Kush është anëtari i Vetëvendosjes që u arrestua për trafik droge

“Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!”, shkruan PD krahas videos, e cila nxjerr në pah deklaratat e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu në zi/ Humb njeriun e tij më të afërt

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka humbur motrën ditën e sotme.

Zamira Spahiu, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeҫare, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë Spahiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit ditën e diel në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE