Connect with Us

Foto lajm/ Zbulohen “Tarzanët” që shoqëronin Metën në ngjitjen e Korabit

Satire Politike

Foto lajm/ Zbulohen “Tarzanët” që shoqëronin Metën në ngjitjen e Korabit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa foto, ndërsa tregon se është ngjitur në majën më të lartë, në malin e Korabit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruante se “Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë. Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!”

Por, Meta nuk ka qënë i vetëm gjatë ngjitjes në malin e Korabit, por nga pas kishte edhe dy “Tarzanë”. Njërin e mban që ta bëjë për të qeshur dhe tjetrin që ta gajasë.

Dy “Tarzanët” që shoqëronin në këtë udhëtim, ishin aktori i humorit Bes Kallaku dhe gazetari Çlirim Peka, ndërsa Meta shpesh bën edhe fotografin e tyre.

Tani Likja është shumë i sigurtë në rrugën e tij, ashtu sikurse e thotë edhe vetë, tashmë që ka shoqërinë e dy “Tarzanëve”, do të kalojë çdo pengesë.

LEXO EDHE:  Meta: Veliaj kandidati i duhur për Tiranën, respekt për kandidaturat e tjera

Me këshilltar politik ish-gazetarin e Zërit të Popullit, i akuzuar edhe si spiun, Fahri Balliun, me këshilltar mediatik Çlirim Pekën dhe me këshilltar për kulturën Bes Kallakun, e ardhmja e Metës, por edhe e vendit, duket më ë ndritur se kurrë.

Për më tepër, tashmë duket se presidenti Ilir Meta është kthyer në “skifteren” e zemrës së Bes Kallakut, i cili mesa duket këngën do ia kushtojë pikërisht presidentit.

Edhe ne i përshëndesim me këngën “Skifterja e zemrës”.- Statirë politike/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha vijon serialin e telenoveles turke/ Rishfaqet “gjyshja” militante

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha vijon serialin e tij të telenovelës turke.

Javën që lamë pas, Basha ka regjistruar disa nga seritë e kësaj telenovele, si kafja në lagje, pazari me gjyshen, ku vete mban një qese me domate, ndërsa asaj i lë katër, një xhiro nëpër Tiranë, ku pretendon se po takon njerëz të rastësishëm dhe një trokitje në dyert e qytetarëve.

Ndërsa sot, në serialin e Lulit është rishfaqur gjyshe Vera, me të cilën rreth një javë më parë, Basha dilte e bënte pazarin.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndërsa publikon një video me “gjyshe Veren”, bashkangjitur shkruan “Me gjyshe Verën kalova një paradite të gjatë duke e dëgjuar për hallet dhe problemet me të cilat ajo dhe familja e saj përballen çdo ditë.”.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Matthew Palmer bisedë telefonike me Presidentin Meta

LEXO EDHE:  Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Meta takon kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme

Në fakt gjyshe Vera, është veçse një militante e PD-së, të cilën Luli e “shet” dhe përdor si një qytetare të rastësishme.

Në një ndër seritë e serialit, Basha ndihmoi Verën për të bërë pazarin duke blerë perime në një nga tezgat e Tiranës, ndërsa sot i “troket” në shtëpi për të dëgjuar se çfarë hallesh ka gjyshja.

Me këtë ritëm duket se telenovela e Lulit do përfundojë shumë shpejt, dhe televizionet do të jenë në një “betejë” shumë të fortë për të blerë të drejtën e transmetimit. E sigurtë që audienca do “shpërthejë” me këtë serial turk, që po realizon Lulzim Basha./ CNA.al

A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e Lulit?

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

A do ti zëvëndësojë Sandri telenovelat turke me serialin e Lulit?

Publikuar

-

Nga

Prej disa vitesh telenovelat turke janë shumë të preferuara nga shqiptarët, të cilat filluan me Ezelin, Kuzei Gunei, Sulejmani i Madhërishëm, e të tjera si këto. Telenovela me tematikë historike, aksion, korrupsion dhe mafie, të cilat kanë “gozhduar” para ekranit sidomos gratë shqiptare.

Tani së fundi këto telenovela pritet t’i konkurojë edhe telenovela e re që po regjistrohet nga Lulzim Basha, e cila pritet që ta sfidojë fort audiencën e telenovelave turke.

Mësohet se skenari i telenovelës së Lulit është shkruar nga Desada, me regji të një kompanie izraelite, me aktor kryesor Lulin dhe shumë personazhe të tjera të botës politike, me role dytësore, militantë të partisë, njerëz të papunë, servila të korruptuar dhe të paaftët që ndjekin nga pas Lulin.

Basha ka regjistruar katër seritë e para, të cilat janë kafeja e mëngjesit, pastaj vete e bën pazarin me një grua militante të PD-së, dhe vetë mban një qese e asaj i lë katër qese. Ndërkohë që veshja i kushton disa mijëra euro, ndërsa ajo duket një zonjë me halle.

Pastaj na tregon sesi dilet shëtitje rrugëve të Tiranës, ose shkon e zihet me administratorët e konviktit.

Pjesë e kësaj telenovelës së Lulit përfshihet edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i jep zhurmë dhe e reklamon fort telenovelën e Lulit, do ketë pjesë pasazhe në seri edhe ky. Për më tepër pritet që edhe vetë Edi Rama të jetë pjesë e këtij seriali.

LEXO EDHE:  “Shkeli Kushtetutën”/ Presidenca publikon sot qëndrimin mbi raportin e Venecias

LEXO EDHE:  “Shkeli Kushtetutën”/ Presidenca publikon sot qëndrimin mbi raportin e Venecias

Këto kanë qënë seritë e para të cilat janë reklamuar për publikun dhe më vonë pritet të jepen seritë e plota.

Ndërkohë nuk dihet se çfarë rolesh do të kenë aleatët e Lulit, Dashamir Shehi, Agron Duka, apo Fatmir Mediu, të cilëve ende nuk u janë dorëzuar skenarët. Por, e sigurtë është se rolin e një greku tradhëtar do ta luajë Vangjel Dule.

Nga ana tjetër, Nard Ndoka mësohet se ka thënë që telenovela e Lulit mund të prodhohet vetëm nga Luli

Megjithatë ajo që vihet re është se ka një garë mjaft të fortë për blerjen e të drejtave të transmetimit por nuk dihet nëse Sandri i Tv Klanit do t’i zëvëndësojë telenovelat turke me telenovelën e Lulit.

Ende nuk dihet oferta që Sandri mund t’i bëjë Lulit, por një gjë është e sigurtë. Telenovelat e Lulit janë kaq të frikshme në audiencë dhe mund të jenë trendi i ri i ekraneve televizive, prandaj pritet të ketë edhe oferta të tjera për blerjen e të drejtës së transmetimit të këtyre serive që po regjistrohen ndërkohë në rrugët e Tiranës./ CNA.al

Luli vijon seritë e telenovelës turke/ Lali Eri i përgatit skenarin e radhës

Lulzim Basha konkuron Olti Currin

A mund të na gënjejë Luli me një qese domate ?!

Lajmi i madh erdhi/ Luli ka dalë shëtitje në Tiranë

Bashkia e Tiranës paditi Bashën për xhirimin e videon në QS/ PD publikon videon

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“Burrë i ç’burrëruar për së gjalli”/ Mitro Çelen e gjen “belaja”

Publikuar

-

Nga

* Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” miletit (i paçim uratën, është treguar dorëlëshuar) mortja është sëmundje ekstra. Mund ta shtysh në vite, por askush nuk shpëton.

Mortja ka një aksionere: pleqërinë. Pleqëria shfaqet urtë e butë e plot tigani. Të merr njërin sy. Por mund të t’i marrë të dy. Të shurdhon nga njëri vesh. Por nuk ka asnjë siklet të të bëjë shurdh. Ta vë kandarin në gjumë dhe e zgjon vetëm kur shkon në tualet. Burrë i ç’burrëruar për së gjalli. Të hedh, të zbardh dhe të hollon qimen. Të fishk zhapën. Pa asnjë mëshirë, të dhuron sklerozën. Burri ose gruaja torollepsen. Flasin përçart. Dalin nga shtëpia dhe nuk gjejnë rrugën për t’u kthyer. Ngatërrojnë fëmijët dhe, sidomos, gratë…

Sikur të flasim më mirë për përvojën time?

Lavdi Perëndisë, nuk kam sklerozë të thellë. D.m.th., kthehem në shtëpi me këmbët e mia. Por vogëlsirat shtohen çdo ditë. Problem kam me sms-të. I bëra një zonje një urim për Vitin e Ri. I shkrova: “Kur do ta pimë një kafe?” Te fjala “pimë” në vend të “p” kisha vënë “q”…

Një ditë mora dy mesazhe.

1. Djali, i cili punon në bankë, më shkruante: “U emërova kryespecialist.”

2. Një mik më njoftonte: “Pas një sëmundjeje të gjatë, më vdiq babai.”

LEXO EDHE:  Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Meta takon kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme

LEXO EDHE:  Mediat ndërkombëtare rikthejnë akuzat Rama – Meta

Djalit iu përgjigja: “Të lumtë bytha.”

Mikun e ngushëllova: “Me gëzime, pas kësaj dite.”

Një ditë më vonë takova mikun:

– Nuk të vjen turp nga vetja! Tallesh me të vdekurit – dhe më tregoi sms-në.

I kisha dërguar sms-në e djalit…

As u skuqa e as u zverdha… Fajin e ka skleroza…

Ezmerka ka gjetur belanë… Dje harrova hapur xhamin e makinës. Furtunë e qamet. Makina u la nga jashtë e nga brenda…

Një ditë parkova makinën… U ktheva. Futa çelësin. Kishte rënë batería. Për sebep të sklerozës, kisha harruar dritat ndezur…

E kam bërë zakon. Harroj çelësin e shtëpisë. Pastaj pres si zagar, sa të kthehet Ezmerka nga puna, sepse bashkë me çelësin harroj edhe celularin…

Zakonisht marr bukë me vete për në punë. E mbështjell dhe e fut në një qese. Dje, kur dola nga shtëpia, mora edhe qesen me plehra. I hodha plehrat në kazan… Mbërrita tek autobusi. Më thotë një zonjë:

– Zoti Mitro! Po i merr plehrat në autobus? Ja ku e ke kazanin!

Bir, o Mina! Kisha hedhur bukën në kazan….

Sot pimë kafe. Katër femra dhe unë, pesë. Duke pëshpëritur, njona më thotë:

– Shoku Mitro! Mbyll zinxhirin! – dhe u skuq.

– Pse skuqe?… Miku ka rënë në gjumë letargjik, si puna e gjarpërinjve…

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: