LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikonin biletat e urbanit/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

30 Gusht 2019, 14:11, Kronika CNA
Falsifikonin biletat e urbanit/ Gjykata jep vendimin për të

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për të arrestuarit, që falsifikuan abone dhe bileta në linjat e transportit publik në Tiranë.

Dy prej të akuzuarve janë lënë në burg, ndërsa për pjesën tjetër gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje”.

Konkretisht në burg mbeti Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë, në arrest shtëpie u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi. Detyrim paraqitje u lanë Erisa Vora dhe Albana Vrapi.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga