LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetët rikthehen në Kuvend/ Ja kur mbahet seanca parlamentare

30 Gusht 2019, 12:22, Politikë CNA
Deputetët rikthehen në Kuvend/ Ja kur mbahet seanca parlamentare

Pas më shumë se një muaj pushime, deputetët do të rikthehen në Kuvend.

Mësohet se, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sesionin e ri parlamentar të hënën e parë të shtatorit.

Seanca e parë plenare të sesionit të V-të do të mbahet të hënën e 2 shtatorit, në orën 18:00.

?Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të?, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit nga