Connect with Us

Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

Kronika

Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

Publikuar

-

Gazetari Elio Laze ka reaguar lidhur me ngjarjen  e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku 36-vjeçari, Elius Thartori, i dënuar më parë për vrasje, u plagos me armë në banesën e tij.

Laze risjell në vëmendjen denoncimin e emisionit investigative “Fiks Fare” në shkurt të vitit 2017, ndërsa shkruan se ngjarje të tilla mund të ishin parandaluar, nëse Policia e Shtetit do i merrte parasyshe denoncimet e mediave.

“Nuk është hera e parë që Policia dështon. Dhe duke dështuar policia, shtohen plumbat, të plagosurit, të vrarët, plagët e hapura e më tej armiqësi të zgjatura sa jeta!” shkruan më tej Laze në reagimin e tij.

Postimi i plotë

Plumbat e pa parandaluar te “Vlores”

Pak minuta me pare krisi serish pistoleta. Nje i plagosur ne Vlore. Elius Thartori u identifikua shenjestra e atentatit.
Ky emer per mua nuk eshte i padegjuar me pare. Kthehem pas ne kohe, ne shkurt 2017. Gazetarja e Fiks Fare Elisa Dedja kerkon ne Drejtorine e Pergjitshme te Burgjeve informacion per kete shtetas.
Ne cilesine e Keshilltarit te Drejtorit te Pergjithshem dhe ne baze te detyrave te ngarkuara ne ligj, bej verifikimet perkatese nga e cila rezulton qe ky shtetas ishte me precedente penal. Per vrasje.
Por edhe perse me nje dosje te “pasur” me kete lloj krimi, serish Elius Thartori vijonte jeten i qete, duke u punesuar ne sistemin arsimor. Mesues i edukimit fizik ne nje nga gjimnazet e qytetit te Vlores.
Ishte pikerisht shqetesimi i ngritur nga prinder te ndryshem qe vune Fiks Faren ne levizje.
Ne i vume emisionit investigativ dokumentet ne dispozicion dhe “Fiksi” transmetoi temen.
Por nje media kaq e ka hapin. Merr denoncimin, e heton, e ploteson me cdo material te mundshem dhe me pas e transmeton.
Me tej eshte shteti qe vepron. Ne rastin konkret eshte shteti qe nuk vepron.
Nese strukturat e policise nuk do e neglizhonin denoncimin e Fiksit, ngjarja e sotme mund te ishte parandaluar. Eshte nje nga shtyllat e Policise se Shtetit, parandalimi i ngjarjeve te tilla.
Nuk eshte hera e pare qe Policia deshton
Dhe duke deshtuar policia, shtohen plumbat, te plagosurit, te vraret, plaget e hapura e me tej armiqesi te zgjatura sa jeta!/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një megaoperacion i policisë italiane, ka çuar në arrestimin e 20 personave. Ata akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje, ndërkohë që kapoja ishtë një shqiptar.

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh në Elbasan?!/Policia dhe RENEA rrethojnë disa godina (Video)

LEXO EDHE:  Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, hetimet zbuluan dhe një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta.

U sekuestruan gjithashtu 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikovm shkruajnë mediat italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

Publikuar

-

Nga

Policia bën të ditur se është goditur një tjetër rast i krimit ekonomik, ku është bërë i mundur ndalimi ish-sekretares gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë,  Edlira Shehu.

Sipas uniformave blu, përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

LEXO EDHE:  Ndalohen vëllezërit Hasanbelli, në kërkim për trafik droge e prostitucioni në Itali

LEXO EDHE:  Ndalohen vëllezërit Hasanbelli, në kërkim për trafik droge e prostitucioni në Itali

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE