Connect with Us

“100 vjet sundim”/ Avokati zbulon lidhjen e Ramës, Bashës dhe Veliajt me Enver Hoxhen

Politikë

“100 vjet sundim”/ Avokati zbulon lidhjen e Ramës, Bashës dhe Veliajt me Enver Hoxhen

Publikuar

-

Avoakti i njohur Altin Goxhaj vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike që ka udhëhequr Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka rrjeshtuar disa nga figurat politike që nga Ismail Qemali, Fan Noli, Ahmet Zogu, Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Goxhaj shkruan se këta persona me të mirat dhe të këqijat e tyre ishin produkte dhe fenomene shqiptare.

Por, sipas tij “Enver Hoxha, Ramiz Alia, Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha ishin kopilë të huaj (u katapultuan në politikë dhe pushtet nga Axhendat e Armikut) janë si vezët e qyqes që dikush tjetër na i futi në folenë tonë, 2 të parët të Qyqes Serbe dhe 3 të dytët të Qyqes Soros që i mbarsi me farë greke dhe holandeze!”.

LEXO EDHE:  Thellohen përçarjet në PD/ Berisha braktis Bashën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Frika nga coronavirusi/ Basha thirrje qeverisë: Merrni masa të menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Pas dy viktimave të para në Itali nga coronavirusi, kreu i PD, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

Basha i bën thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare. Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan kryedemokrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Coronavirusi është tek porta”/ Paloka: Me këtë kryeministër jemi në duart e Zotit

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se tashmë që coronavirusi ka mbërritur tek porta, nuk kemi asgjë në vijë. Paloka thotë se as për mjekët nuk janë sigurar mjetet elementare mbrojtëse.

Sipas demokratit, me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri jemi në duart e zotit.

“Coronavirusi është tek porta !
Dje ndoqa disa reagime të shkëputura të mjekëve në intervista dhe në fb, që deklaronin se as për ata nuk janë siguruar mjetet më elementare të mbrojtjës.
Me deklaratat propagandistike të Hygertës (si ato të Xhaçkës për tërmetin) e thirrje të çuditshme për “vetëkarantinë” , nuk kemi gjë në vijë!
Me këtë kryeministër e këtë qeveri jemi në duart e Zotit! Zoti na ruaj”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Korça si Zvicra”/ Qytetarët i kthehen Ramës: Nga larg edhe i vdekuri duket sikur fle

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video të filmuar nga lart ku shfaqet mali i Moravës i mbuluar nga dëbora.

”S’është në Zvicër, po në Korçë”, shkruan Rama, bashkëngjitur videos.
Por, ajo që bie në sy janë komentet e qytetarëve të cilët i ankohen Ramës për pagat e ulta.
Qytetarët shprehen të zhgënyer nga qeverisja e Ramës teksa i kujtojnë atij rrogat e ulta dhe numrin masiv të personave që zgjedhin të largohen nga vendi.

“Po tamam si Zvicra është ! Vetëm me një ndryshim të vogel, atje rroga 5000 franga, këtu 200€!!!”, shkruan një komentues.

“Ca na duhet natyra ne zoti Rama kur po ikin të gjithë. Bëjeni pak jetën më të lehtë z.Rama se s’do marrim gjë me vete. Varësit e tu po hajn shumë dhe po mbushin xhepat ndërsa populli shkret po vuan për copën e bukës”, shkruan një tjetër.

LEXO EDHE:  Drejtimi i Ministrisë së Jashtme/ Rama sfidon Metën

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Njerëz nga Kosova dhe Maqedonia për të prishur zgjedhjet në Shqipëri

“Nga larg ” edhe i vdekuri duket sikur fle” po shikoje pak në brendësi Korçën së bashku me rrethinat e saj . Shiko ku po rriten fëmijët tanë në çfarë ambiente shkolle, çfareë papunësie. Dhe më pas krahaso Zvicrën me Korçën” komenton një tjetër qytetare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE