LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Ullishtet e Delvinës në flakë/ Zjarri rrezikon fshatra të tëra  

29 Gusht 2019, 07:36, Kronika CNA
Video-Ullishtet e Delvinës në flakë/ Zjarri rrezikon fshatra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ullishtet e Delvinës janë përfshirë nga flakët, ndërsa organet kompentente nuk kanë marrë asnjë masë.

Denoncuesi më tej shkruan se Ardian Gurma e Flamur Golemi shikojnë Partizanin me Olsi Ramen, ndërkohë që qyteti është rrethuar nga flakët.

Sipas denoncuesit, flakët kanë djegur pyllin me shkurre në Llakopin ku ka derra të eger, janë shkrumbuar 3000-4000 rrënjë ullinje dhe pritet të kalojë Muzinën dhe të hidhet në Dhrovian, që sipas tij nuk do të ketë më avion që mund ta shuajë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga